SKANDALI I BANKES SE SHQIPERISE DHE GENJESHTRA E PRESIDENTIT NAPOLEON!

Day 1,647, 13:19 Published in Albania Albania by Arius argiri

Skandali i “Bankes se Shqiperise” dhe genjeshtra e presidentit Napoleon !

Ne artikullin me titullin http://www.erepublik.com/en/article/zgjedhjet-dhe-skandali-i-rritjes-se-taksave-ne-republiken-e-shqiperise--2040992/1/20 ne gazeten “Rimekembja” shprehja shqetesimin tim mbi efektin negativ qe sillte tek te gjithe qyetaret e shqiperise (Dhe sidomos tek lojtaret e rinje!) rritja e takses mbi rrogen e punes(Inkom Tax!) nga ana e kongresit te shqiperise(Tre muaj me pare!) nga 1% ne 5% (21 vota pro dhe as edhe nje kunder!) dhe guxoja ti kerkoja qytetareve te shqiperise qe perpara se te votonin ti benin vetvetes nje pyetje...
Valle ky kanidat dhe partia e tij do te perfaqesoj interesat e mia kongres?
Sigurisht qe ishte kjo nje pyetje e veshtire per tju pergjigjur ndersa mesoje se rritja e takses mbi rrogen e punes ishte aprovuar ne menyre unanime ne kongres me 21 vota pro dhe as edhe nje vote te vetme kunder e cila e vinte qyetarin perpara nje tjeter problemi te madhe!
E pra ne kongresin e republikes se shqiperise nuk kishte opozite !
Atehere rruga e vetme qe i ngelej qytetarit ishte qe perpara se te votonte, te pyeste kanidatin (Apo Partine e tij!) se çfare politike do te ndiqte ne lidhje me taksat dhe nese nga ky nuk do te merrte nje pergjigje te kuptueshme, atehere, ne vend qe te votonte ne kundershtim me interesat e tij do te ishte me mire te mos votonte!
Se pari disa kongresmen ne komentet e tyre me sqaruan se taksat ne shqiperi ishin shume me te vogla se ne vendet e tjera!
E pra nuk ishte aspak e vertete vendet fqinje te shqiperise (Serbia ,Maqedonia,Mali i zi dhe Greqia !) kishin te gjitha taksa me te uleta se shqiperia!
Ndoshta i shqetesuar nga perkrahja gjithnje e me e madhe qe i dhane shqetesimit tim shume qytetar te thjeshte vete ish presidenti Napoleon 54 me shkruan ne komentet e artikullit se skandali i rritjes se taksave ishte thjesht nje keqkuptim...
Keqkuptim?
E pra sipas Napoleonit ngritja e takses se punes nga 1% ne 5% e pasqyruar ne dokumentet e aprovuara nga kongresi (çdo kush mundet ta verifikoj ne faqen 8 te vendimeve mbi administraten!) ishte nje “bug” i lojes dhe se ne te vertet taksa ishte ulur nga 10% ne 5%!
Valle te ishte sistemi i lojes qe kishte “fallsifikuar” ligjet e aprovuara nga qeveria apo ishte ish presidenti Napoleon dhe kryetari i partis Nacionaliste ai i cili po perpiqej te fallsifikonte te verteten ?
Pa dyshuar aspak ne ndershmerine e presidentit ,kryetar i partise me te madhe te shqiperise, serishmi fillova te kontrolloj ligjet e aprovuara nga kongresi!
E pra ajo qe zbulova ishte se presidenti nuk tregonte te verteten!
Ne fq 10 te vendimeve te kongresit ekzistonte nje propozim i kongresmenit Getoar i cili kerkonte rritjen e takses se punes nga 1% ne 20% dhe me pas nje propozim i kong.Arjanit Hoxha i cili kerkonte rritjen e te njejtes taks nga 1 ne 13% ,propozime keto te cilat nuk ishin aprovuar!
Nese Inkom Tax te kishte qene 10% me pare atehere perse keta kongresmen te nderuar do te propozonin rritjen e saj nga 1% ne 13% apo 20% ? Mos valle te ishin çmendur?
Eshte e kote te zgjatem !
Nese do te hulumtoje te gjitha ligjet e aprovuara nga kongresi qe nga dita e futjes se shqiperise ne kete loje taksa e punes nuk kishte qene asnjehere 10 % siç deklaronte presidenti Napoleon dhe per kete arsye ishte disi e veshtire te besoje se “BUG” i tmerrshem kishte fallsifikuar dokumentet e qeveris shqiptare per ta diskretituar perpara qytetareve te saj!
Atehere presidenti Napoleon (kryetar i partise Nacionaliste !) genjejnte?
Nuk deshiroja aspak te besoja se ishte keshtu!
Kerkimet e metejshme me ndihen te kuptoj se ne te vertet nuk ishte presidenti ai qe genjente apo me sakte edhe ai vete ishte genjyer (Shpresoj te jete keshtu!) nga nje raport i ministrit te ekonomise Visar Jasiqi!
Ne raportin mbi zhvillimin ekonomik te shqiperisehttp://www.erepublik.com/en/article/zhvillimet-ekonomike-n-euml-vend-1998037/1/20 ministri ne fjale pasi i shpjegon qyetareve se çfare eshte fenomeni i globalizmit ( I ndihur nga wikipedia?) me triumf shpall uljen e takses mbi rrogat (Inkom Taks!) nga 10 % ne 5%!
Per te shpjeguar me pas me germa te vogla se per 15 dite taksa kishte qene 1%!
Urra do te brohoritnin entizuast komentuesit!
Rrofte qeveria jone qe na uli taksat!
Problemi i vetem ishte se ministri i ekonomise kishte genjyer !
Taksa e punes nuk kishte qene kurre 10 % (siç mundeni te verifikoni personalisht ne ligjet e aprovuara nga kongresi!)!
Dhe keshtu pa dashje rreshqasim drejt problemit te dyte!
Ndoshta ishte e drejte qe qeveria te rriste taksat pavarsisht nga menyra e genjeshtert me ndihmen e se ciles e shpalli rritjen e takses si ulje te saj!
Por valle si i shpenzonte qeveria keto taksa?
E pra per kete mjafton te lexosh raportin e ministrit te ekonomis te permendur me siper (Nese mundesh me ti besosh vertesise te ketij raporti sigurisht!)!
Pasi paraqet nje sere shifrash te cilat jane te pamundura te verifikohen per arsye sepse nuk gjenden ne dokumentet e kongresit( si p.sh blerje te 1000 tankeve per qeverine dhe fondet per Fpzh !) dhe duhet kohe qe te besh llogarite ne lidhje me vleren e thesarit te shtetit dhe aq me teper te kuptosh menyren se si keto jane perdorur nga qeveria, ministri paraqet edhe menyren qe ka zbuluar per te zhvilluar shqiperine!
Kompanite dhe fabrikat “shteterore” per te cilat ne raportin ne fjale tregohet se jane shpenzuar 230 gold dhe 10.000 All …
Per ta shpjeguar me thjeshte “shteti” nderton fabrika dhe kompani ne Usa vend ne te cilin qytetaret shqiptar pasi te emigrojne do te futen te punojne me nje page legale prej 1 all per te mos paguar taksat shtetit amerikan dhe ne shqiperi ne llogarine e tyre do ti paguhet ne te zeze pjesa e tjeter e pages(240 all!)!
Pra menyra e ministrit te ekonomise per zhvillimin e shqiperise e para eshte krejtesisht e paligjeshme dhe se dyti krijon shume dyshime se si zgjidhen keta qe punojne ne usa per 240 all ( Te cilet ne shkembim sigurisht duhet ti sherbejne me besnikeri shtetit!) dhe se treti nga sa kuptohet keta nuk paguajne as taksen e rroges ne shqiperi (ndryshe nga ata qe punojne ne vendin e tyre per 100 apo 140 all!) sepse “rroga” shkon ne llogarine e tyre ne menyre private !
E bukur menyre zhvillimi kjo!
Gjithesesi nese shteti shqiptar pasurohet dhe zhvillohet po e mbyllim nje sy!
Dhe vete ministri pasi pasqyron bilancin, tregon se ne fund te tij pas ketyre shume shpenzimeve dhe investimeve kishte ngelur nje perfitim prej qindra mijra all!
Serishmi komentuesit do te bertisnin urraaa!
Por valle eshte e vertet qe eshte shteti shqiptar ai qe po pasurohet?
Sot ne chat dikush qe deshironte te ndrronte gold ne All pyeste me ngulm nese ekzistonte banka e shqiperise dhe neso po dikush ti jepte adresen e saj!
Por çuditerisht nga antaret e shumte te qeverise qe ishin te pranishem nuk pati as nje pergjigje!
Atehere ne kete artikull mik i dashur po te jap adresen e bankes se shqiperise ku shteti shqiptar depoziton fitimet e tij!
Ja adresa e bankes se shqiperise e cila gjendet per ironin e fatit ne territoret tona te pushtuara nga Maqedonia!
http://www.erepublik.com/en/economy/citizen-accounts/5309810
E pra ajo qe po lexoni eshte e vertete!
Banka e shtetit shqiptar ka nje borxh prej 1902 gold!!!!
Valle kush do ta paguaj kete borxh?
Si dhe kur eshte shkaktuar kur qeveria sipas visar jasiqit ka qene kaq e sukseshme ne politiken e saj ekonomike ?
Mos duhet te presim nje rritje te re taksash?
Me respekt Arius Argiri!