Intervistat me ... ??

Day 1,812, 11:19 Published in Albania North Macedonia by Driton007

Lojtare te nderur kam verejtur qe kohet e fundit jane bere disa pytje per
rivotimin e Kosoves, gjithashtu kam vrejtur qe kohet e fundit jane bere ofedime midis lojtareve, dhe per nje luft qe do te organizohet me 28 Nentor?

Pasi qe i verjeta keto gjera vendosa ti perpiloj disa pyetje dhe ti pyes disa nga
lojtaret qe jane me ne krye te kesaj loje per eShqiperin ::

Ju Lutem :: Lexoni pytjet me kujdes dhe pergjigjjet e tyre ::

1.Kur do te organizohet nje Lufte serioze ndaj Maqedoneve ?
2.A do te ishte e rruges qe edhe 1 here te bejm
rivotimin e Kosoves si shtet te pavarur ?
3.Taksat a do te rriten apo do te zvoglohen ?
4.Qka mendon pse jan kshtu disa lojtar qe vetem po ofendojne njeri tjetrin ?
5.Kam degjuar se do behet 1 luft e madhe me 28 nentor ? qka mendon
a do organizohet kjo luft ?
6.Nese ki ndonje gje me shume mund ta shprehesh ?

Pergjigjet :

Napoleon 54 :

1.Sic mundet ose smundet ta keni vene re ,une nuk kam qene thuajse fare aktiv kete muaj gjithsesi
kur kam patur mundesi kam kontaktuar Presidentin e Ministrin e Mbrojtjes duke ju dhene disa ide.
Eshte zgjedhja e tyre a i vendosin apo jo. Mesa kam pare kjo lufta kunder FYROV edhe Malit te Zi ka me
shume te beje me misionin e Natural Enemy + qe besoj do i japi mundesine FYROV te shkoje ne Mal te Zi
e te perfitoje nga bonuset atje.
Nuk e di kur mund te kemi nje lufte tjeter serioze,pasi nuk do jem pjese e asnje qeverie qe
do zgjidhet ne zgjedhje. Normal nese me pyesin do jap idete e mia,
gjithsesi per momentin nuk i di planet ushtarake qe keshtu smund te jap nje pergjigje te sakte,
+ kam qene teper inaktiv.
2.Kur Shqiperia eshte futur ne loje kemi qene shum pak shqiptar
e beme nje mbledhje para se te futehsim ne harte e jam zgjedh si kryetar,
qe atere filluam te lidhnim marredheniet me aleate qe kur Shqiperia te futej
ne loje mos te gjendej e rrethuar nga armiq. Kishim 2 mundesi Serbi apo Greqi
te cilet i urrejme ne realitet ishin kunder njeri tjetrit. Greqia natyrisht
si pjese e EDEN jan treguar shume miqesor me komunitetin shqiptar ne ate kohe
qe keshtu zgjodhem anen e EDEN dhe qe ate dite nisem te lobonim per sondazhin
e Kosoves. rezultatet duken,ku kinezet apo 45% e grekeve apo shtete si qipro
qe ne realitet nuk e kane njoh Kosoven ,votuan pro per shkak te lojes.
Duhet thene qe adminat e lojes kane intres fitimin,e nje Kosove e pavarur
do te sillte shume humbje per ta,pasi sebret do te linin lojen ne mase te madhe
qe kehstu duke pare kete besoj adminat e vendosen vet rezultatin e pollit.
Ne shkurt-prill te ketij viti beme nje perpjeke duke organizu gjith
strukurat e EDEN e duke komuniku me adminat.
Pergjigja e tyre eshte qe nese Serbia njeh Koven ne RL ose Kosova behet antare e OKB
atehere do te hiqet si rajon serb ne loje.
3.Te jem i sinqerte Ekonomia dhe moduli i saj ne loje eshte pjesa qe une nuk jam marr kurre personalisht.
Kam lene njerez te tjere qe me duken me te zote se vetja kur kam qene resident,
qe keshtu mendoj m=ata kane me shume info ne kete aspekt
4.Pyetje interesante. Mendoj ne natyren e njeriut nje nga themelet e saj eshte Egoizmi
per te patur me shume se tjetri. Egoizmi dhe deshira per te qene me larte se te tjeret
edhe kur nuk e meriton i shtyn ata te bejne cdo gje qe eshte anti moralit njerezor.
Mendoj qe ne loje ka njerez qe per te arritur qellimet e tyre egoiste manipulojne mendjet
e njerezve me genjeshtra e 'fakte' jorelae thjesht per te qene te paret ne loje.
Mendoj nuk eshte menyra e duhur per tu zhvilluar ne kete loje + qe na sjell shume
percarje brenda komunitetit tone.
Ne qe ishim ne fillim kishim ndermend te ndertonim nje Shqiperi te bashkuar ndryshe nga realiteti,
por duket qe disa persona kane qellimet personale mbi ato kombetare.
Ky grup njerezish qe natyrisht mendoj eshte shume i vogel perdor cdo instrument
ne loje e nga kjo vijne debate te kota qe na fusin ne lufte me njeri0tjetrin e ku perfiton armiku.
Mendoj qe duhet te mendojme me shume per Shqiperine se sa per veten,per me teper eshte vecse nje loje.
5.Do ishte shume bukur nese qeveria e ardhshme do te organizonte dicka per 100 vjetroin e Pavarsise.
Nuk e di a do te realizohet apo jo ama jam i gatshem nese me kerkojne qe te ndihomj do ta beja me shume qejf.
Per momentin sic e thash jam teper inaktiv e nuk jam teper i sigurt se cdo te ndodhe ama mendimi personal
edhe deshira eshte qe te organizojme dicka,ku te pakten te jemi te lire e te kemi te pakten fare nje territor.
Mendoj qe qeveria e ardhsme ,nese organizon dicka,do te na informoje neper artikuj qe te jemi te pergatit
e te dijme cduhet te bejme.
6.Shume gjera do doja te thoja e mbase do behej e merzitshme,kryesroja eshte. RRINI TE BASHKUAR .

Festimbeqa :

1.Vlla tan muajin kemi pas lufta me fyrom po dhe kemi korr sukses te madh fal popullit shqiptar te etur per liri si dhe aleatve qe na ndihmuan pa nderpr njekohsisht luftrat vazhdojn deri sa ti fshijm apo te na fshijn nga harta pasi qe jemi NE me ta.
2.Kemi tentu disa her sa qe heren e fundit e gjith shqiperis ia ndaluan te shkruanin tiketa deri te adminat disa dit sepse e bem nje protest pa mas si dhe artikuj te cilet na i fshin e na dhan forfeit points si denim
3.Taksat a do te rriten a do te zvoglohen varet nga presidenti i ardhshem si dhe nga ministrat qe do te vijn.
4.Jan disa lojtar qe gjithmon e kan prish harmonin ne loj. Deshiren dhe vullnetin per te luajtur ia kan humbur shum lojtarve. Ata lojtr i njohim te gjith mirpo vetem se ndrrojn accauntet e vazhdojn me te njejten strategji. Po me vjen shum mir qe popoulli si degjon e nuk jau zen per te madhe.
5.Lufta Besoj se do behet duhet ti kemi teritoret e cliruara dhe shpresoj se do tia dalim edhe pse kemi nje kundershtar i cili rradhitet ne vendin e 4 per influenc ditore ndersa ne jemi 37 🙂 Dallim i madh
6.Nuk kam asgje tjeter perpos ti faleminderoj te gjith shqiptaret qe me mbeshteten ne kto lufta epike dhe qe ne shumicen e rasteve ia dolem me sukses duke pas parasysh se jemi ende nje shtet i rij me afer 500 lojtar aktiv.

Qendroni te bashkuar
I juaji festimbeqa

aLalban
1.Nuk e di sepse un nuk kam qasje ne ministrin e mbrojtjes si dhe nuk kam ndonje pozicion ne EDEN.
2.Qeshtja e Kosoves ne kete loje eshte padrejtesi, Adminet ne fillim vendosen ta fusin Kosoven ne kete loje por me votim pastaj u arsyetuan se Kosova ne realitet dmth ne jeten reale nuk eshte anetare e OKB-se dhe nuk ekziston ne kombet e bashkuara si shtet i pavarur, absurditeti eshte se Kosova nuk eshte as pjes e serbise por ja qe ata arsyetohen me votimin qe ndodhi ne kete loje, a do te ket rivotim? nuk besoj se do te ket deri ne momentin kur Kosova ne realitet do te behet anetare e OKB-se dhe ka gjasa qe pa u votuar fare Kosova te shkeputet nga serbise.
3.Taksat mvaren nga ministri i ekonomis. Nuk kam qasje as ketu.
4.D sdi cka te them ketu, mesiguri nga xhelozia, mosdia, deshira per tu ekspozuar, deshira per te arritur dicka ( pozicion apo ckado qe te jet ), pakenaqesia ndaj menaxhimit te atyre qe kan pushtetin, deshira per ta pare shqiperine me te forte, mosha adoleshente. Beje nje krahasim me jeten reale perse ofendojne njerezit njeri me tjetrin, mund te jen arsye te ndryshme.
5.Mvaret nga qeveria e ardheshme ( Kryetari i shtetit ) dhe aftesia e atyre qe do te ken qeverin per te menaxhuar me aleatet.
6.Kam shume per te thene por Nuk Di se Cka te Them.

Rilindasi :

1.Ashtu si e shohim kemi luftëra çdo ditë , për një luftë serioze besoj që ka ndodhur kur çliruam dy teritore,
kurse sa i perket rezistencës mendoj që duhet të behet deri me 28 nëntor që të kemi Shqipërinë me ngjyrë të kuqe
në hartë.
2.Për çeshtjen e Kosovës, gjatë asaj kohe dhe votimit skam qenë prezent,
por kam analizuar votimin dhe realisht votimi si i tillë nuk kishte bazë reale,
sepse asokohe ishin mbi 7000 serb që votuan dhe krahasuar me numrin e shqiptarëve ketu,
ishte shumë më i lartë andaj ishte e padrejtë, por duhet shumë punë për të zhvendosur një vendim të tillë,
por duhet të flitet për të trazuar pak dhe aleatet që të insistojnë për çeshtjen e Kosovës,
pse jo dhe një nenshkrim nga të gjithë se Kosova duhej të ishte ketu shtet i pavarur,
pasi që nen administrimin politik të Shqipërisë nuk mund të e kemi,
por pasi që është lojë mendoj se kerkesë më reale do ishte të kerkonim vendosjen e saj nën Shqipëri.
3.Mendoj se ekonomia e Shqipërisë duhet të bazohet në taksa të uleta ,
dhe në treg për shqiptarët, kur deklaroj treg për shqiptarët mendoj se duhet të i jepet perparësi biznesit të vogel të shqiptarëve,
të lëndës së parë , dhe më pas të armeve dhe ushqimit,
duke e berë ketë gjë ne do i japim perparësi ekonomive të vogla dhe keshtu do risim vlerën e tregëtarve të vegjël.
4.Personalisht ndaj meje kan drejtuar fyerje e sharje,madje dhe ndaj anëtarëve të familjës sime,
mendoj se është keq dhe se kjo vetëm tregon edukatën e tyre apo jo?
Andaj mendoj se më e mira në vijim do jetë injorimi i tyre.
5.Besoj që cila do qoft qeveria duhet të i kushtoj rendesi datës së 28 nëntorit,
fundja kemi 100 vite shtet në realitet, plot vuajtje e sakrifica , andaj besoj që po.
6.Mendoj se Shqipëria mund të behet më mirë,
neve na thonë që perçajmë Shqipërinë, por realisht ata që fyejnë dhe ofendojnë po e bejnë ketë.
Zoti e bekoft Shqipërinë.

Peyoni
1.Nuk di se me sot detyra ime ne qeveri mbaron , keshtu qe kush behet MOD ne qeverin e ardhshme ( neser ) vendos per lufte.
2.Jemi mundu me votime te rreja , me tickets adminave cdo dite etj etj po nuk mund te rivotojm po tek fundi ne ne jet reale e dim qe kosova eshte a pavarur keshtu qe kjo eshte vetem loje 🙂
3.Ket pytje benja ministrit ekonomis
4.cdo njeri e tregon ftyren e vete edhe nivelin e vet qe nuk dijn te bejne dallimin e LOJES edhe Jetes reale fatkeqsisht
5.Shpresoj qeveria cila do qe fiton ket muj do organizoj nje luft te madhe po jemi shtet i vogel edhe nuk fitojm nuk eshte asgje se nuk kemi qa ma tregu ne loje a jemi te pavarur me 28 nentor a jo sepse ne jet reale do festojm te gjith se bashku ne trojet shqiptare.
6.Kjo dite eshte e fundit e imja ne loje nuk jam poeat i madh per lamtumir po eshte nje lamtumir i lojes.
Kam taku shum shqiptar , kam kriju edhe shoqeri virtuale po edhe reale fal lojes.
Keshtu qe luni lojen per qef deri sa nuk demton jeten tende reale, si ja nisni mu be nervoz e mu sha lene lojen menjeher se nuk jeni lojtar , po mundoheni me kriju nje karrier virtuale qe nuk ke arit ne jet reale edhe mundesh mu smu psiqikisht 🙂
Keshtu qe knaqnu te gjith se bashku , bashkimi ben fuqin.

Kushtrimzz :

1.Ne kemi filluar me sulme te organizuar kunder FYROM-it qe disa dite,ku e cliruam Tiranen dhe e rimorrem Southeastern Albania , dhe do vazhdojme luften !
2.Me inciative te Eros_Alb,ku u bashkuan thuajse te gjithe lojtaret Shqipetare u munduam qe te fusim prape ne votim Kosoven,mirepo Administratoret e lojes nuk jane te pajtimit dhe dhane pergjigje negative.
P.S Ne te ardhmen nese numri i lojtareve Shqipetare rritet normalisht qe mund te kerkojme dhe Administratoret e lojes do e merrnin me serioze.
3.Deri ne perfundim te ketij mandati ( te qeverise se presidentit Festim Beqa ) nuk do te ndryshohen !
4.Ka disa lojtare qe loja ju duket interesante vetem nese jane ne qender te vemendjes dhe knaqen me ate pune,nuk i mendojne pasojat ose te keqijat qe i sjellin komunitetit ktu.
5.Nuk mund te flas per objektivat dhe cfare organizime mund te kete qeveria per muajin e kaluar,mirepo si cdo Shqipetar edhe une normalisht qe kerkoj qe me 28 Nentor te organizohen luftera ( nese deri atehere nuk i kemi tgjitha territoret ).

Cdo te mir Shqiptareve ne loje!!

DardanH :

1. Aktualisht kemi NE njeri tjetrin dhe jemi ne lufte aktive me FYROM-asit
2. Sigurisht qe per ne do ishte gje e mire, por veshtire se ndodh (perpjekje te tilla ka pasur) sepse adminat jane Rumune (dihet se Rumania nuk e ka njohur pavarsine e Kosoves, plus eshte fqinje e mire me Serbine), dhe pervec kesaj nuk kane llogari te humbasin lojtare Serbe, qe ka shume gold-buyers, dhe qe jane nder me aktivet ne loje.
3. Shqiperia momentalisht nuk ka kongres dhe nuk mund te propozohet asnje ligj per taksat ne kete muaj.
4. Ndoshta e shohin zbavitese. Loja duhet te shikohet vetem si zbavitje, dhe te gjehen forma te ndryshme per te u zbavitur me kete loje. Edhe une ne te kaluaren kam qene cak i ofendimeve, por nuk ua kam kthyer ne te njejten menyre, sepse nuk mendoj se ia vlen, gjithsesi disa lojtareve kjo u duket normale, andaj mund te quhet "pjese e lojes".

CPIRRA

1.Eshte pergjigjur qe nuk e din.
2.Po sigurisht do ishte mir me bo ri-votimin e KOSOVES se ma mir mdoket mu
me hiq krejt kosoven prej lojes se sa me majt nen pushtet serbia.
3.Eshte pergjigjur qe nuk e din.
4.Shpesh ka lojtar qe kur ti merret BH-ja fillojn fyejn njeri tjetrin,
se edhe mu mka ndodh shpesh e sot veq sot ku ti shoh per ata BH ska 😃
5.Kjo puna e luftes per 28 nentor osht shum moti medohet qe ti kthejn territoret e shqipris etnike
6.Edhe per fund un jom CPIRRA ! dashni per krejt fansat. OH RAAAAAH!

Keta ishin personat qe cilet i kam Intervistuar ..

Do te them edhe une : MOS E OFENDONI NJERI TJETERIN, SE NUK JA VLEN , POR TE LUAJM 1 LOJE TE FUQISHEM E TE BASHKUAR.

Faleminderit :
Te qendrojme te BASHKUAR ..