eAlbania ku jemi!?

Day 1,950, 03:11 Published in Albania Albania by Al Punk
Paranteze, ka dhe nje artikull tjeter qe pason kete artikull. Ju lutem lexojeni tek Aleancat aktuale dhe eShqiperia




Sic e dini loja po merr dinamika te reja. EDEN ka dhene sinjale prishje, eShqiperia eshte prap pa kongres, vendet e pasura do behen me te pasura fale Plato qelbesires... ne vazhdojme te shpresojme qe dicka do ndryshoje por pa tentuar te ndryshojme asgje vete.

Lajmi i pare i rendesisshem eshte qe edhe kete muaj do jemi pa kongres. Nuk arritem te organizojme nje RW ne kohe, apo te angazhohemi ne ate RW qe hapen Serbet dje... Ka shume forca te eUSA qe donin te angazhoheshin, ka akoma nje ndihme te madhe nga EDEN (Romper e Silni qe sjellin nga 100M damage ne RWte tona), por... ne nuk ishim asgjekundi. Duhet ta pranojme qe organizimi qeveritar kesaj kohe deshtoi teresisht! Dikush duhet te thote "Kerkoj falje!" per rastin e munguar!

Lajmi tjeter eshte EDEN qe ka dhene sinjale shperberje. Flitet qe shtetet kryesore te EDEN si Turqia, Greqia kane aplikuar jo zyrtarisht ne aleanca te tjera, e nderkohe Kroacia tentoi 2 here te dale nga EDEN me kongres. Po Shqiperia cfare do beje!???
Duket sikur ne do ndjekim miqte e vjeter duke e vene theksin tek Turqia dhe Kroacia. Gjerat do te ishin drastike nese Turqia do tentonte te futej ne TWO (shih nje analize tek ky artikull http://www.erepublik.com/en/article/-update-should-eden-fall--2231723/1/20) dhe kjo do na cungonte nga ai aleat qe do behej aleat me eSerbine me te cilen ne nuk do bashkepunojme kurre. Nga ana tjeter, nje afrim i eShqiperise keto kohe me eUSA do na afronte ne CoT por aty eshte nje tjeter armik i vjeter i yni, FYROM qe do na veshtiresonte punen...
Morali?
Ne kete pike duhet te bejme dicka! Nuk mund te presim ne pasivitet per nje EDEN te corganizuar, duhet shfrytezuar rasti te kontaktojme me aleat te rinj potencial per te ndryshuar dicka nga nje rrjedhe qe na ka lene gjithmone shtet ne hije! Sugjerimi im eshte te afrohemi me shume me eUSA qe gjithmone ka terhequr shtete te rendesishme ne aleanca dhe te perpiqemi te jemi ne katalizator te nje aleance te re... Megjithate ky eshte nje sugjerim i imi dhe per fat te keq askush nuk e di kush duhet te merret me kete pune pasi jemi si nje kope delesh pa koke!

Ne kete pike kemi nevoje urgjente per nje udheheqje aktive! Batoa, Krimiko, Kushtrimzz e te tjere jane emra me eksperience dhe kontakte me boten e jashtme (emrat jane shume pak, jam i sigurt qe ka dhe shume persona te njohur qe meritojne te emertohen ketu, por cdokush qe e lexon krijon idene per persona te tjere qe mund te ndihmojne shume ne kete pike).
1. Duhet qe te behen disa votime te zgjuara dhe te percaktojme nje Grup te Mocmish qe do organizojne shtetin pavaresisht presidentit aktual! Ky grup duhet te ekzistoje pavaresisht presidenteve qe vijne e ikin apo qe ne caste te caktuara kane probleme me jeten reale (te gjithe jemi njerez).
2. Duhet te perdorim forumet per organizim e per diskutime aktive. IRC nuk funksionon per te gjithe, jo te gjithe kemi kohe te rrime si online e te ndjekim diskutime gjithe diten! Prej kohesh kam sugjeruar www.erepublik.al qe do sillte diskutime konstruktive, por ne preferojme te percahemi e te kundershtojme punen e tjetrit ne kete pike
3. Duhet te percaktojme nje dinamike te re per eShqiperine. Politika e prej disa muajsh me EDEN nuk po funksionon me pasi dhe vete EDEN nuk po funksionon. Nuk mund te presim per rrenimin e avashte te EDEN qe mund te zgjase dhe nje vit tjeter (pasi nje vit kaloi)
4. Kam vene re disa percarje politike, do doja te konsideronim sa me pak parti politike e budalliqe! Kjo loje nuk eshte realitet, ketu te gjithe kemi te njejtin interes dhe te njejtin perfitim moral, Ekzistencen e nje Shqiperie dhe nje Kosove te bashkuar!

Ju lutem mendoni per organizim! Gjeja me e mire qe mund te bejme per eShqiperine ne kete cast eshte te jemi te bashkuar, te diskutojme variantet, ambasadoret ose personat me kontakte me jashte te testojne aleanca te reja dhe te ndryshojme dicka nga kjo eksperience e keqe qe po jetojme aktualisht!


Ju lutem vendoseni ne murin tuaj kete artikull duke kopjuar tekstin me poshte:
eAlbania ku jemi!?
http://www.erepublik.com/en/article/ealbania-ku-jemi--2233202/1/20