Aleancat aktuale dhe eShqiperia

Day 1,951, 03:30 Published in Albania Albania by Al Punk

Ne artikullin e meparshem: eAlbania ku jemi!?, ekOoo kishte shkruar nje koment ku thoshte qe duhet te presim "survive te EDEN". I ketij mendimi kam qene dhe une per me shume se nje vit por nese shohim pak levizjet e fundit ne kete aleance, atehere kemi nje vdekje te paralajmeruar te saj.

EDEN ka si lojtare kyc Kroacine, Rumanine, Greqine, Turqine, Italine prane rajonit tone (nuk po llogaris aleate te larget si Kina dhe Kolumbia)
1. Kroacia votoi 2 here per te dale nga kjo aleance javen e kaluar dhe megjithese u votua me shume per te dale nga aleanca (heren e dyte), per mungese 2/3 votave nuk arriten te dalin. Megjithate dalja duket e afert duke qene se ka nje tendence te tille.
2. Greqia ka kohe qe nuk lufton kunder Serbise. Nese ju kujtohet RW e fundit e pasuksesshme e Shqiperise ku e humbem vetem per nje pike, Greket hapur refuzuan te luftojne kunder Serbise. Sinjal i qarte qe Greqia do te afrohet me Serbine (plus shihni nje migrim te madh te shume lojtareve greke ne Serbi)
3. Me thone qe e njejta gje eshte dhe me Rumanine qe ka kohe qe nuk lufton kunder Serbise(!?)
4. Turqia eshte aleate e mire dhe e respektuar e jona, por eshte dhe shume e lidhur me Greqine per shkak te boshtit Maqedoni&BG dhe llafe thone qe dhe ata kane shfaqur interes per te ndjekur Greqine ne TWO
5. Kina eshte shume e lidhur me Kroacine dhe padyshim do levizin ne te njejten aleance.
6. Shqiperia ka pasur gjithmone mbeshtetje nga Kroacia (dhe Turqia), dhe kohet e fundit ka mbeshtetje dhe nga eUSA dhe kjo eshte fantastike! eUSA eshte CoT.

Ajo qe eshte e sigurt eshte qe nese Greqia futet ne TWO, do kete nje perplasje mes CoT dhe TWO per shkak te Maqedonise dhe ne keto caste CoT ka nevoje per arme!
Duke konsideruar qe boshti i TWO perbehet nga Serbia, do dukej me interes qe eAlbania, eCroatia, eItalia dhe eBiH te gjejne nje aleance qe do rrjeshtohet kunder Serbise! Gjerat nuk do jene te lehta me Greqine dhe Turqine ne TWO, por ne, Kroatet dhe BiH nuk mund te bashkohemi kurre me Serbine per shkaqe te njohura.
Nga ana tjeter, shume vellezer mund ta kundershtojne fillimisht nje aleance me Maqedonine, por kur ishim aleat me Greqine, pse jo tani me Maqedonine!? Nderkohe aleanca e re na vendos ne nje grup me eUSA te cilet na kane ndihmuar shume keto kohe.

Duhet te theksoj dhe dicka ne artikull: une nuk jam zyrtar i kesaj qeverie apo ndonje tjetre. Mendimet me siper jane personale, por sipas bisedave dhe me lojtare te vjeter, ka shume te tjere qe e mendojne me interes nje afrim me eUSA dhe nje aleance te re ballkanike!

Sipas informacineve qe kam, DonCurtis ka pergatitur nje pyetesor shume te mire me disa pyetje per te ardhmen e Shqiperise. Besoj ai po mendon per shperndarjen e ketij pyetesori tek lojtaret tane dhe atehere do dime se si e mendojne dhe shume shqiptare te tjere.
Disa pika te pyetesorit jane prekur ne nje artikull me pare dhe ju lutem votoni PRO per:
1. Krijimin e nje grupi te mocmish qe do drejtoje Shqiperine ne bashkepunim me presidentin aktual (qe eshte i perkohshem). Grupi i te mocmeve duhet te jete i perhershem.
2. Angazhimin ne forume pasi chati nuk eshte per te gjithe dhe kerkon shume impenjim.

Update: Pyetesori i DonCurtis gjendet ketu



Ju lutem vendoseni ne murin tuaj kete artikull duke kopjuar tekstin me poshte:

Aleancat aktuale dhe eShqiperia
http://www.erepublik.com/en/article/aleancat-aktuale-dhe-eshqiperia-2233759/1/20