Zgjedhjet parlamentare për eKosovën

Day 1,919, 09:55 Published in Albania Albania by Rilindasi

Të nderuar qytetar të vendit, bashkombasë, ashtu si e dini unë më parë kam berë thirje për të krijuar një grup për të punuar për Kosovën.

Administratoret thonë se ne nuk duhet të e perziejmë jetën reale me lojën, andaj të mos e perziejmë. Të luajmë ketu.

Dua të ju bejë ftesë që të konkuroni për deputet në parlamentin e eKosovës, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen paralelisht me zgjedhjet ketu në erepublik.

Qellimi im është që të krijojmë një grup prej 20 deri në 30 qytetarësh të cilet do të jenë deputet që më pas nga ai parlament të shpallim pavarësinë unilaterale për eKosovën, shpallje kjo e cila do na dergonte në dergimin e ftesave nga ne për të na njohur , çeshtje kjo e cila ka për qellim që çeshtjen Kosovë ketu të e leviz.

Ajo që ndodhi keto dy ditë ishte që të levizej publikisht për ketë çeshtje, por tani mendoj se është koha për veprime konkrete.


Ajo që unë kam menduar sigurisht që është kjo: që në të krijojmë një parlament i cili më pas do të shpallë pavarësinë e eKosovës ketu, por sigurisht pasi që ky parlament të ketë kontaktuar me shtetet tjera të eBotës të cilat duhet paralelisht me shpalljen tonë të na njohin si eShtet dhe të u dergojnë mesazh administratorëve se shteti ka njohur eKosovën dhe se ajo duhet të futet si shtet i pavaraur ne lojë.


Për të evituar perçarjet , parlamenti do të ketë në perberje shqiptar nga të gjitha trevat, sepse për çeshtjen e Kosovës , janë munduar dhe derdhur gjak nga çdo vend dhe tokë shqiptare. Andaj, e dijmë ndjeshmerinë e kesaj çeshtjeje.

Ju lutëm, gjatë kesaj periudhe ju , së bashku me neve do të ballafaqoheni me probleme të ndryshme nga administratoret, personalisht kam marë 3 verejtje nga administratoret, ka shumë që kanë nga 6, andaj vleresojeni vet nese do të perfshiheni pjesë e ketij grupi.

Ketë herë do të doja që në grup të kemi shqiptarë të vendosur për ketë çeshtje, shpresoj që do të arrijmë të levizim diçka edhe pse do të jetë veshtirë.

Neve i dijmë rethanat me të cilat ballafaqohemi, dhe me të cilat do të perballemi ,andaj çdo ndihmë nga ju është e mirëseardhur.

Do të shpallim eKosovën , eShtet të pavarur , në menyrë unilaterale, andaj ky parlament do të ketë veshtiresitë më të medha .

Shpresoj që së bashku do të realizojmë qellimin tonë, për të parë Kosovën në hartë, jo më nën regjimin serb.

Së bashku mund të ia dalim.

Kerkesat tuaja për të u berë parlamentar i parlmanetit të Kosovës mund të më dergoni mua, personalisht në mesazh privat, dhe me pas do krijojmë grupin dhe do të diskutojmë për hapat e ardhshëm, sa më shumë aq më mirë.


I gjithë mundi ynë koha por edhe keto llogari do të jenë në sherbim të eKosovës.

Me respekt Rilindasi ,Amathos Lucifer aka Biuy, ArlinDx, Dardan N81, iPanch0