Kandidim për Kongres

Day 2,103, 16:20 Published in Albania Albania by ArnoldDjin


Miq, bashkëlojtarë apo edhe kundërshtarë ju falenderoj që po e lexoni artikullin, ku dua të shpall kandidaturën time për kongres këtë muaj.
Njëmbëdhjetë muaj përvoje në lojë dhe një herë deputet në Britaninë e Madhe them se ma kanë dhënë "lejen" apo të drejtën për të kandiduar në emër të Levizjes së Mëmëdheut.
Mendova për tërheqjen përfundimtare nga politika edhe pse të jem i sinqertë nuk kam pasur ndonjë karrierë të gjatë apo të vyer, por Titani DS(i cili është edhe kryetari) më njoftoi para disa ditësh për arritjen e marrëveshjes me partinë Lidhja e Arbrit që e respektoj dhe i vlerësoj shumë anëtarët e saj, për të kandiduar së bashku në zgjedhjet e ardhshme sigurisht që ata drejtojnë kandidaturën sepse madhësia e partisë dhe përvoja e tyre ja lejon këtë gjë.
Për më shumë lexoni artikullin Aleanca LeA & LM ku më duhet të korrigjoj emrin e partisë time ku iu ndërrua përsëri emër për shkak të përplasjes me partinë në jetën reale.
Parti e cila ka nevojë për shumë përmirësime por kryetari i ri i është vënë detyrës me këmbëngulje, andaj jam i sigurtë që të mirat do vinë.



Tek kjo pjesë dua të shpjegoj dy planet vetjake që kam ndërmend që janë :

1 - Bisedimet me të gjithë kongresin përfshirë edhe ish-Pres. VisarJ për cështjen e tatimeve .
2 - Krijimin e 4-5 rregullave për të gjithë deputetët që do vinë e do ikin që të ndalojmë ndodhira nga ato që kanë ndodhur më përpara.

Shkatërrimet e artikujve të ndryshëm që ndodhin për shkak të komenteve të lojtarëve të ndryshëm po e parandaloj me një shtesë : N.q.s keni kundërshtime shkruajini po të paktën mos hidhni poshtë orët që shpenzojmë këtu prandaj ju ftoj të kundërshtoni me objektivitet.

PS: Sic kam bërë edhe në Britani, do shkruaj artikull për cdo votim të një projekt-ligji të ri të hedhur nga kolegët e mi(n.q.s zgjidhem sigurisht).