Donacion, kerkohet ndihma juaj!

Day 1,988, 09:41 Published in Albania Albania by Sei Kaon

Pershendetje te gjitheve,
Ne rradhe te pare shpresoj qe te gjithe te jeni mire ekonomikisht ne RL pasi ketu nuk i kemi punet fare ne vije.

Kete muaj ne kemi pasur disa arritje te cilat nuk duhen mohuar si psh. krijimi i nje kabineti qeverises gjithperfshires, funksionim dhe venie ne pune te disa ministrive qe me pare ishin joaktive dhe sigurimin e disa organizatave te cilat i mungojne shtetit tone dhe qe shtete te tjera i kane me shumice dhe i kane kthyer ne mjet perfitimi duke i perdorur si "pika exchange" ne MM (monetary market).



Keto 4 organizata jane siguruar nga marreveshja e presidentit tone Andiroid me presidentin e tanishem francez Desperados51 nepermjet te ashtuquajturit Pakti shqiptaro-francez. Ky eshte nje pakt i shumepritur nga ana ime pasi jemi shteti i fundit i futur ne eRepublik dhe jemi futur ne nentor te 2011 kur organizatat joqeveritare (te pakontrolluara nga qeverite e vendeve te cilave u perkisnin) kane dale jashte qarkullimit ne fillim te majit 2011. Si gjithmone fati i keq na ndjek shume ne shqiptareve, ose me mire adminat nuk duan te na mbeshtesin ne kurrfare menyre.
Qeveria shqiptare ka vetem nje organizate ne kontroll qe eshte: Banka e Shqiperise (e cila per momentin eshte me minus ne llogarine e saj te goldit per shkak te nje gjobe te vene nga adminat disa kohe me pare)




Vendi te cilit ne i kemi huazuar keto 4 organizata, eFranca, ka rreth 200 organizata ku rreth 100 prej tyre jane shume pak aktive per te mos thene qe nuk perdoren fare. Ne kemi perdorur vetem njeren prej tyre dhe te tjerat i kemi lene ne hije duke humbur perfitime te vyera per ekonomine tone ne rinderitm dhe jemi te detyruar qe te vazhdojme te paguajme qerane megjithese ne nuk i kemi perdorur. Organizatat sot jane shume te vyera dhe nga ekonomiste te shumte te eRepublik cilesohen si "miniera ari" (mos u ngaterroni me Gold Mines). Vetem duke ditur se si te menaxhosh parate dhe duke kembyer cc me gold dhe anasjelltas ne kohen e duhur atehere keto organizata mund te kthehen ne menyra shume te mira dhe te shkelqyera perfitimi per shtetin tone te rrenuar ekonomikisht.



Cfare mund te bejme per ti vene ne pune dhe per te perfituar?
Ne kemi nevoje vetem per nje kapital qe do te futet ne keto banka nepermjet MM dhe shpresojme qe ky investim te kryhet nga te gjithe ne duke transferuar cc ne llogarine e presidentit tone Andiroid.
Neve gjithashtu na nevojitet shuma prej 10 000 ALL per te shlyer paktin shqiptaro-francez, para te cilat pasi ti mbledhim do ti dergojme drejt e tek CP francez.
Ju lutem ndihmoni shtetin tone dhe mbi te gjitha ekonomine tone duke dhuruar ALL dhe gold nese (keni mundesi) ne llogarine e Andiroid per te pasur sa me shume korrektesi dhe transparence.

Faleminderit te gjitheve per mirekuptimin!

Sei Kaon


Per SHOUT:

Donacion, kerkohet ndihma juaj!
http://www.erepublik.com/sq/article/donacion-kerkohet-ndihma-juaj--2253664/1/20
SHOUT!