" Lidhja e Arbrit " - Programi

Day 2,011, 02:31 Published in Albania Albania by DArtagnann

Pershendetje trima shqiptare!

Perseri “Lidhja” tashme e shumenjohur shqiptare,ose ndryshe edhe partia “Lidhja e Arbrit” vjen perseri perpara jush per te rikujtuar prioritet e saj dhe te gjithe Shqiperise,si edhe planin e saj per te arritur ne permiresimin e situates momentale.

Rikujtojme se eshte pikerisht LeA ajo qe ka sjelle nje ndryshim te madh ne Shqiperi dhe ka bere hapa marramendes rreth bashkepunimit te shqiptareve ne loje.Zhvillimet qe shohim mesefundi jane vertet te mirepritura dhe pozitive.Pavaresisht problemeve te vogla lehtesisht te rregullueshme ne Shqiperi shohim nje periudhe disi te qete.Mirepo nuk eshte koha per te qene te qete!

Sic e dime,tashme ne kemi siguruar territor dhe kete muaj do kemi kongres.Ky eshte nje lajm vertete i kendshem per ne.Mungesa e kongresit eshte ndjere shume dhe eshte nje nga shkaqet kryesore te pergjumjes qe na ka zene.Shpresojme,dhe do kontribojme me te tera forcat qe te risjellim gjallerine ne Shqiperi.

Si mund te rikthehet gjalleria ne loje?Sigurisht per tu rikthyer gjalleria duhet te nise debati konstruktiv qe do te coje perpara ne shkembimin e ideve mes shqiptareve.Do luftojme me te gjitha mundesite tona qe liria e mendimit te jete nje nga pikat kryesore te planit tone.Po mundohemi dhe do vazhdojme me patjeter qe me ane te grup-mesazheve te ndryshme ose ne mbledhje ne chat te bisedohet mes anetareve te partise per tematika te ndryshme.

Ka ardhur nje kohe qe mungon gjaku i ri ne politike.Kjo eshte vertet nje gje e dhimbshme.Epo LeA qe ne zanafille te saj ka qene nje parti qe eshte shquar per rinine e “politikaneve” te saj.Gjithmone jemi munduar ti japim mundesi lojtareve te rinj qe kane vertete premisa.Eshte e rendesishme qe te sillet nje fryme e re freskuese.Nje fryme qe ne keto momente eshte vertete e nevojshme.LeA ka shume perkufizime.Sic e thame shpesh quhemi “lidhje”,ndersa here te tjera quhemi nje “makine” qe eshte pare dhe do shihet qe nuk do pushoje kurre.LeA ka punuar dhe do punoje ne menyre te palodhshme per te sjelle me te miren ne Shqiperi.Qellimi i vetem i Lidhjes se Arbrit ka qene gjithmone nje Shqiperi e realizuar,nje Shqiperi ashtu sic duhet te jete.

Deri tani LeA ka qene nje minishembull konkret sesi duhet te vijoje Shqiperia.Kemi qene gjithmone te paret per ide novatore.Te paret per bashkepunimin e shumedashur nga te gjithe dhe te paret qe kane ndermarre hapa te reja qe kane lene gjurme te rendesishme pas.Nese kthejme koken mbrapa do shohim padyshim emrin e Lidhjes se Arbrit te gdhendur.

LeA gjithashtu ka qelliemet e saj,parimet e saj :

• Zhdukjen e privilegjeve dhe pabarazive, pra në këtë parti jemi të gjithë të barabartë.
• Ndihmesën reciproke mes antarëve të partisë.
• Referendum për të gjitha vendimet politike që do të dalin nga partia.
• Mundësin për një karier politike të sukseshme.
• Të punoj çdo ditë për të ndryshuar Shqipërinë, për ta bërë më të mirë.
• Cdo kerkese do shqyrtohet me seriozitet.
• Te rritet vemendja ndaj te rinjve. Nuk mjafton vetem ta nisin lojen por edhe ta vazhdojne ate.


Gjithkush eshte i mirepritur ne LeA.Gjithkush ka te drejten te bashkohet ne kete lidhje qe deri tani ka sjelle vetem zhvillim per mire.Gjithkush qe do te kontriboje,qe sheh qe pavaresisht situates sa te qete aq te pergjumur,ka nevoje perseri per ndryshim se ndryshimi eshte nje shenje qytetarie ne kerkim te persosjes.Gjithkush qe e ndjen veten te gatshem per te hyre ne kete grup shqiptaresh mendimtare,besojme se e di qe gjithcka qe duhet te beje eshte te ndjeke kete link dhe te bashkohet me Lidhjen e Arbrit: http://www.erepublik.com/en/party/lidhja-e-arbrit-3877/1

Stafi drejtues per kete muaj :

Kryetar: DArtagnann
Nënkryetar: Andiroid
Sekretar i Përgjithshem: tori01
Këshillitar : ujku76 (Post nderi per ate cfar ai beri per kete parti,dhe per gjith eShqiperine)
Zëdhënës : Arius argiri


Por tek LeA secili eshte pjes e stafit drejtues. Keshtu ka qen gjithmon ,keshtu eshte,dhe keshtu do te jete.

Qellimi jone eshte permiresimi i Shqiperise.Per nje Shqiperi te realizuar!



Lidhja e Arbrit



P.s : Falenderoj shum CmenduriaMB per formulimin e artikullit.