Republika e Iliridës do të shpallet nesër te sheshi “Skënderbeu” në Shkup
ForeverALB
Denion Ndrenika
Përfaqësuesit e Republikës së Iliridës thonë se do ta shpallin atë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Idriz Sinani, përfaqësues i Republikës së Iliridës, i tha gazetës shqiptare “Lajm” se shpallja do të bëhet të enjten (nesër) në ora 13 e 30 minuta, kurse për këtë ngjarje zyrtarisht është njoftuar edhe policia maqedonase.
“Pas vërejtjeve të ekspertëve dhe analistëve shqiptarë se çdo shpallje që bëhet jashtë Shkupit është në dëm kombëtarë, përfaqësuesit e Iliridës kanë vendosur që shpallja zyrtare e saj të bëhet te Sheshi “Skënderbeu”-shkruante e përditshmja “Lajm”.
Përfaqësuesi Sinani i tha gazetës se është “vendosur që shpalljen zyrtare të Republikës së Iliridës ta bëjmë te Sheshi “Skënderbeu”.
“Ku, – vijoi zoti Sinani-, do të kërkojmë zyrtarisht që Maqedonia të jetë shtet me dy Kuvende dhe e rregulluar sipas shembullit të Zvicrës”.
“E kemi paraqitur ngjarjen edhe zyrtarisht në polici. Porosia jonë është ‘Nëse ju nuk na ngucni neve dhe na lini të qetë të veprojmë, edhe ne nuk do të ju ngucim juve”-thekson Sinani për “Lajmin”.
Fillimisht ishte paraparë të ndodhte në Tetovë shpallja e Republikës së Iliridës, një territor etnik i Shqipërisë që ndodhet në shtetin e sotëm maqedonas.
Ky territor mbeti jashtë kufijve të shtetit politik nga Konferenca e Londrës në 1913, ndonëse përfaqësues të shqiptarëve morën pjesë në shpalljen e pavarësisë në Kuvendin e Vlorës në 1912 dhe më herët në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në 1876.
Comments
i ver8 eshte ky informacion?
kush eshte ky ? nuk e kam degju ndonjeher
edhe kreshnik spahiu knej e ka shall shqipnin etnike nja 8 here por sja ka fut kush npordh
ska shpall gje shqiperi etnike kreshnik spahiu edhe vlereso idene e dikujt jo ca modeli i ka floket
Te shpresojme !
v
a u shpall be djal se un e vajisa pushkën 😃DD
nonen e te gjithe mediave shqiptara asgje nuk tregojne !
nnuk ka mbështetje politike kjo nismë, thjesht kanë shfrytëzuar fjalët e fundit që erdhën nga USA dhe Gjermania që mbështesin popullin shqiptar e sidomos atë në Iliridë. Ministri i Arsimit shqiptar, krah i djathë i Ahmetit po ka frikë me vendos 4 emra shqip shkollave e jo më të mbështesin një nismë të tillë 🙁
shqiptaria zemer as kososva nuk kishte perkrahje heren e pare qe e shpalli pavarsine !!!ne mos gabofsha
esht degjuar dicka e till