Republika e Iliridës do të shpallet nesër te sheshi “Skënderbeu” në Shkup

Day 2,493, 12:14 Published in Albania Albania by ForeverALB
Idriz Sinani përfaqësuesi i Republikë së Iliridës tha se në Shkup “do të kërkojmë zyrtarisht që Maqedonia të jetë shtet me dy Kuvende dhe e rregulluar sipas shembullit të Zvicrës”
Denion Ndrenika
Përfaqësuesit e Republikës së Iliridës thonë se do ta shpallin atë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Idriz Sinani, përfaqësues i Republikës së Iliridës, i tha gazetës shqiptare “Lajm” se shpallja do të bëhet të enjten (nesër) në ora 13 e 30 minuta, kurse për këtë ngjarje zyrtarisht është njoftuar edhe policia maqedonase.
“Pas vërejtjeve të ekspertëve dhe analistëve shqiptarë se çdo shpallje që bëhet jashtë Shkupit është në dëm kombëtarë, përfaqësuesit e Iliridës kanë vendosur që shpallja zyrtare e saj të bëhet te Sheshi “Skënderbeu”-shkruante e përditshmja “Lajm”.
Përfaqësuesi Sinani i tha gazetës se është “vendosur që shpalljen zyrtare të Republikës së Iliridës ta bëjmë te Sheshi “Skënderbeu”.
“Ku, – vijoi zoti Sinani-, do të kërkojmë zyrtarisht që Maqedonia të jetë shtet me dy Kuvende dhe e rregulluar sipas shembullit të Zvicrës”.
“E kemi paraqitur ngjarjen edhe zyrtarisht në polici. Porosia jonë është ‘Nëse ju nuk na ngucni neve dhe na lini të qetë të veprojmë, edhe ne nuk do të ju ngucim juve”-thekson Sinani për “Lajmin”.
Fillimisht ishte paraparë të ndodhte në Tetovë shpallja e Republikës së Iliridës, një territor etnik i Shqipërisë që ndodhet në shtetin e sotëm maqedonas.
Ky territor mbeti jashtë kufijve të shtetit politik nga Konferenca e Londrës në 1913, ndonëse përfaqësues të shqiptarëve morën pjesë në shpalljen e pavarësisë në Kuvendin e Vlorës në 1912 dhe më herët në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në 1876.