NAPOLEONI VI NUK DO TA VEJ KANIDATUREN PER PRESIDENT! PERSE?????

Day 1,776, 13:26 Published in Albania Albania by Arius argiri

Pas disa ditesh zhvillohen zgjedhjet per presidentin e ri te vendit!
Dhe lajmi me i rendesihem i ketyre diteve nuk ishte ndonje beteje e fituar (Sepse shyqyr zotit duke qene se luftojme cepave me te humbur te botes nga Panxhabi ne Venezuele nga Kamçatka ne Ande thuajse i kemi harruar armiqte tane qe mbajne te pushtuar prej muajsh dy te tretat e rajoneve te Shqiperise ne eRepublik!) ishte mos venia e kanidatures per President e legjendarit Napoleon i VI(Gjashte here president i shqiperise e kam fjalen sa Sala dhe Putini po ngordhin nga zilia!)!
Po perse Napoleoni i VI nuk e ka vene kanidaturen?
Sigurisht mendimi i pare qe te vjen eshte admirimi per shpirtin demokrat te presidentit tone qe deshiron ti japi mundesine edhe te tjereve te ulen ne karrigen e presidentit!
Sepse po te donte Napoleoni yne...
O po fitonte prape pa nje e pa dy!
Por a eshte e vertet qe eshte shpirti demokratik qe e ka detyruar Napolonin ti hapi udhen kesaj rradhe brezit te ri?
Po le te shkojme ca mbrapa ne kohe se ne Shqiptaret e kemi zakon te harrojme historine!
Kur ne fillim te shtatorit “Napoja” VI vuri kanidaturen te gjithe ne e pritem me entuziazem sepse shqiperia kishte me shume se 2 muaj e pushtuar dhe per me teper ishim te demoralizuar edhe nga nje beteje e humbur me fyromasit (Qe zoti ja marrte fyromen!) ne 22 gusht e siç do te shpreheshin komentuesit e artikujve te kohes “Napoja” ishte njeriu i duhur per te na çliruar se Napoja yne perveçse kishte qene 5 here president kishte drejtuar edhe Edenin!!!
E pra me Napon ne krye te shqiperise Edeni do na ndihmonte (Jo siç kishte bere ne 22 gusht qe nuk na e vari fare kur i kerkuam ndihme!)sepse Napoja dinte tja mblidhte rrypat Edenit se jo me kot kishte qene edhe komandar!
Dhe keshtu mes entuziazmit te pergjithshem Napoja na u zgjodh president per here te gjashte por ditet kaluan dhe nga presidenti nuk po vinte asnje lajme per luften serioze kunder Maqedonise !
Por ne vend te urdherit per lufte Napoja na tha se nese donim te kishim kongres duhet te pranonim nje mareveshje me Fyromasit ne mos koken te hanim!
Po Edeni e pyetem?
Edeni ka halle te tjera dhe nuk ka kohe te merret me shqiperine! Na u pergjigj Napoja.
Meqe edeni na e lagu edhe kesaj rradhe (Ata qe kishin premtuar para zgjedhjeve se Napoja do i mblidhte rripat Edenit nxituan e thane se Napoja po e ruante Edenin per dite te veshtira!) ulem kokat dhe nenshkruam mareveshjen!
Por kjo nuk kishte qene mareveshja e pare qe kishim provuar te benim me Fyromasit!
Nje muaj me pare presidenti Kushtrimss kishte provuar te bente nje mareveshje identike me Fyromin pra qe fyromi te na linte shqiperine jug lindore te lire dhe ne ne kembim i betoheshim se nuk do te merrnim guximin as te peshtynim pertej gardhit te kufirit .Dhe Fyromasit e kishin pranuar mareveshjen por ne diten e betejes Fyromasit jo qe sna lane te fitonim por na mbyten fare !
Atehere qeveria na njoftoi se Fyromasit e kishin hengur fjalen apo kishin ndrruar mendje dhe ne momentin e fundit na i ishte tekur te kerkonin mijra e mijra all si shkembim!
Çudi me keta fyromasit e dime qe jane te pabese po si ndodhi xhanem qe ndrruan mendje minuten e fundit? Nejse pune fyromsash!
Po nese i kerkuan mijra all shperblim per te liruar nje territor presidentit Kushtrimss perse me Napon u sollen ndryshe?
E po rrofte Napoja thame te pakten e kemi nje teritor dhe do bejme zgjedhje per kongres!
Ju thame ne qe Napoja eshte i zoti nxituan te brohorisnin adhuruesit e Napos!
Dhe ashtu siç premtuan ne 17 shtator fyromasit e mbajten premtimin (Ndryshe nga çkishin bere ne kohen e presidentit Kushtrims !) dhe na lane te fitonim betejen!
Por kur mbaruam se gezuari (fitores qe nuk ishte nje fitore!) dhe e lexuam mire mareveshjen zbuluam se ajo vlente deri ne fund te mandatit te qenies president te Napos !
Po çfare mareveshje mes shtetesh ishte kjo keshtu ?
Jo per nje muaj apo per 15 dite apo 1muaj po deri ne fund te mandatit?
Po nejse thame duke qene se Napoja po na ben zbor duke luftuar per Edenin do ket plan qe Edeni te na ndihmoj kur te mbaroj mareveshja!
Por tani po marrim vesh se heroi dhe çlirimtari yne i lavdishem nuk e ka vene kanidaturen per president!
Po perse gjanem o Napo po na iken tani qe me shume se kurre kemi nevoj per ty?
Moa ndoshta sepse Napoja yne e di qe po te rri dy muaj rresht si president ne turma qe nuk marrim vesh nga qeverisja do te fillojme te kuptojme se Napoja nuk eshte shpetimtari i kombit dhe fitimtari legjendar siç na rrefehet !
E pra nese behet prape president Napoja e di qe do e humbasim luften me Fyromasit ashtu siç e di qe Edeni nuk ka aspak ndermend te na ndihmoje edhe pse kemi grisur 1000 pale kepuce per te ashtu siç e di qe nese humbim do fillojme te themi ama o Napo edhe me ty ne krye prape e humbem luften!
Njesoj si te tjeret qenke edhe ti o derzi atehere perse te paskemi bere gjashte here president!
Por Napo nuk do te jete si te tjeret dhe e di se si pasoj e mareveshjes se tij me Fyromasit presidenti i ri qe do zgjedhim pas disa ditesh do te jete president i nje vendi te lire ndoshta vetem per 24 ore por sigurisht qe per kete askush nuk do ja vej me fajin Napos por atij te riut dhe lojtaret do te thone se kur ishte Napoja president te pakten kishim nje territor kurse me kete te riun skemi as edhe nje, kur kishin Napon president merrnim 7 tanke ndersa tani marrim vetem 5 (Sepse çuditerisht kur iken Napoja edhe fabrikat shtetrore prodhojne me pak tanke!) dhe keshtu do vazhdojne te thone deri kur pas nje a dy muajsh kur te gjitha keto te jene harruar Napoja do kthehet serishmi si shpetimtar i shqiperise dhe do vej kanidaturen per president!
Dhe historia do perseritet serishmi e serishmi e serishmi !