PROJEKT PLAN PER TE ARDHMEN E SHQIPERISE

Day 1,719, 06:55 Published in Albania Albania by Arius argiri

Hyrje
Duke qene se shpesh here jam akuzuar se di vetem te kritikoj dhe jo te propozoj ide te reja per zhvillimin e Shqiperise ne kete loje me shtyu te vendos te hedh mbi leter kete program politik i cili eshte i hapur te vihet ne jete nga te gjithe shqipetaret pavarsisht se ne ke parti politike bejne pjese!Gjithashtu dua te sqaroj se une jam antar i nje partie te vogel dhe qe nuk jam dhe nuk kam qene kanidat as per kongres apo president dhe si i tille me paraqitjen e ketij programi strategjik per shqiperine nuk kam qellim te arrij as nje perfitim personal!

PROGRAMI STRATEGJIK MBI SHQIPERINE!

1.TE LUFTOJME GJITHMONE PER SHQIPERINE DHE VETEM PER SHQIPERINE !

Shpjegim
Jam futur ne kete loje (Edhe pse me disa nderprejere te shkurtera!) ne mesin e muajit prill te ketij viti dhe gjendja qe kam gjetur ishte kjo ne te cilen ndodhemi edhe sot! Pra shqiperia ishte e pushtuar teresisht nga Maqedonia!Gjate gjithe kesaj kohe jemi detyruar per hir antaresise ne aleancen EDEN te luftojme ne vende te ndryshme te Europes nga lindja ne perendim nga Franca ne Turqi nga Rusia ne Itali dhe pyetjes se shume lojtareve te rinj se perse urdheri ditor ishte thuajse gjithmon te luftonim per vendet e tjera dhe jo per shqiperine na eshte shpjeguar se pa ndihmen e Edenit ne nuk mund te çliroheshim!
Cili eshte deri me sot rezultati i kesaj politike ?
Shqiperia ka ngelur e pushtuar dhe jemi çliruar (Nuk e di se sa e rendesihme ka qene ndihma e EDENIT ne keto beteja !) vetem per 24 ore per te bere zgjedhje !
Pyetjes se kur Shqiperia do te luftonte se fundemi per nje çlirim te plote apo te pakten te nje territori te vetem ,qeveritaret e ketyre muajve i jane pergjigjur se kjo do ndodhi kur te forcohemi! E kur do te forcohemi nese lojtaret e rinje qe hyjne ne loje largohen pas nje jave apo pas nje muaji nga zhgenjimi kur shohin se duhet te luftojne per kedo veç Shqiperise!
Pergjigja eshte asnjehere!
Pra per te terhequr sa me shume lojtare te rinje ne loje dhe te ndalojme largimet e shqiptareve nga loja eshte te luftojme vetem per shqiperine!
Dhe kjo eshte edhe menyra e vetme qe te gjithe ne te zhvillohemi individualisht sa me shpejt!
Nese aleanca e Edenit (Per te qene antar te se ciles shqiperia paguan çdo muaj nje shifer prej 20.000 all !Valle sa ndihma lojtareve shqipetar shteti yne mundet ti japi me keto 20.000 all dhe sa beteja me shume mund te fitojme me ndihmen e kesaj shume te permuajshme?) nuk vendos se eshte koha qe tja shperblej Shqiperise besnikerine e saj ndaj EDEN duke i vene si qellim kryesor Aleances çlirimin e Shqiperise apo per me teper te na heqi verejtje ndaj qendrimit tone te vendosim...

2.LARGIMIN TONE NGA EDENI.

Shpjegim.Te njejtin qendrim ndaj Edenit ka mbajtur edhe Usa dhe ashtu si Usa (edhe pse ne nje gjendje krejt te ndryshme!) ta zevendesojme aleancen me Edenin me krijimin e aleancave te drejteperdrejta me vende te veçanta me te cilat te zbatohet parimi sa ndihm te jap aq ndihme dua edhe nga ti kur te kem nevoj! Per te dhene nje shembull nese bejme nje aleance me Greqine nese neve vejme greqin 7 dite ne muaj si urdher ditor po aq dite edhe greqia duhet ta veje shqiperine si urdher ditor!

3.RIORGANIZIMI I USHTRISE SHQIPTARE DUKE E SHKEPUTUR ATE NGA POLITIKA.

A.KOMANDANTET E MU SHTETRORE TE MOS JEN ANTAR TE ASNJE PARTIE.

B.KOMANDANTET E MU SHTERORE TE PRANOJNE TE MOS JEN KANIDAT PER POSTE NE KONGRES.

C.KOMANDANTE E MU TE PRANOJNE TE MOS JENE KANIDAT PER POSTIN E PRESIDENTIT.

D.TE KRIJOHET NJE KESHILL I LARTE I MBROJTJES I KRYESUAR NGA PRESIDENTI NE TE CILIN TE DISKUTOHEN STRATEGJIA USHTARAKE ,URDHERI DITOR DHE KU ÇDO VENDIM TE MERRET ME ANEN E VOTES MES 5 ANTAREVE TE KETIJ KESHILLI
(Kater komandantet e Mu plus presidenti!)

E.ÇDO VENDIM I MARRE NGA KY KESHILL MBROJTJEJE TE JETE I PADISKUTUESHEM DHE TE GJITHE ANTARET E KETIJ KESHILLI TE JENE TE DETYRUAR TA ZBATOJNE ATE NE TE KUNDERT TE LARGOHEN NGA DETYRA.
F.CHATET E MU TE PERDOREN VETEM PER KOMUNIKIMET PER ÇESHTJET USHTARAKE PER NDARJEN E NDIHMAVE DHE JO PER KOMUNIKIME TE TJERA TE TIPIT PRIVAT ,POLITIK APO SHOQEROR.


G.ANTARET E MU ME ANEN E NJE VOTIMI KONSULTATIV TE ZGJEDHIN MIDIS KANIDATEVE PER KOMANDANT TE MU DHE EMRIN E ATIJ QE DO FITOJ TI PARAQITET PRESIDENTIT PER MIRATIM.PRESIDENTI NESE NUK ESHTE DAKORD KA TE DREJTE NJE HERE TA KTHEJ MBRAPSHT EMRIN E PROPOZUAR POR NESE I NJEJTI EMER PROPOZOHET SERISHMI PER HERE TE DYTE NGA VOTIMI I BERE NGA ANTARET E MU ATEHERE PRESIDENTI ESHTE I DETYRUAR TA APROVOJ PROPOZIMIN .
Shpjegim.
Ne kete menyre do te rrisim forcen e ushtris tone duke patur çdo dite urdhera te qarta (Te cilat keshilli i mbrojtjes mund ti shperndaj ne chat ne faqet e mu dhe ne nje gazete e cila do ti kushtohet vetem urdherave te keshillit te mbrojtjes dhe gjithashtu do te pakesoj abuzimin e Partive te cilat i kane kthyer Mu ne oborre private per te mbledhur vota!
Dua te shtoj se te gjitha keto propozime nuk jane te miat sepse une jam perpjekur vetem qe me anen e tyre te hedh mbi leter te gjitha shqetesime dhe propozimet qe shume lojtar shqiptar te Erepublik kane bere gjate ketyre muajve prandaj çdo kush eshte i lire dhe i ftuar te ndihmoj ne permiresimin dhe pasurimin e tyre!
Me respekt Arius Argiri.
RROFTE SHQIPERIA !

P.S. I BEJ THIRJE TE GJITHE ATYRE LOJTAREVE QE JANE DAKORD ME KETO PROPOZIME QE TE BEJNE PRESION PRANE PARTVE TE TYRE QE TE BEJNE TE MUNDUR REALIZIMIN E TYRE DHE NESE BINDEN SE KJO NUK DO TE JETE E MUNDUR TE ME DERGOJNE NJE MS NE MENYRE QE TE ORGANIZOHEMI TE GJITHE SE BASHKU NE NJE FORCE POLITIKE E CILA DO TE KETE SI QELLIM TE VETEM JO POSTET NE QEVERI APO KONGRES PO VETEM REALIZIMIN E KETIJ PROGRAMI!