Banka e shqiperise falimentoi! Cilet jane shkaktaret?????

Day 1,794, 13:14 Published in Albania Albania by Arius argiri

Shume lojtar te vjeter ne loje me njohin per shkak te nje nga artikujve te mij te pare te publikuar ne shume se tre muaj me pare me titullhttp://www.erepublik.com/it/article/skandali-i-bankes-se-shqiperise-dhe-genjeshtra-e-presidentit-napoleon--2043073/1/20 ku denoncoja skandalin e borxhit prej 2000 goldesh me te cilin adminat denuan banken e shqiperise per shkak te keqeverisjes te saj(Per te mos thene per shkak te matrapazlleqeve dhe allishverisheve !) te kryer nga guvernatori i asaj kohe i bankes Visar Jasiqi (I cili per shkak te aftesive te shkelqyera qe vuri ne pah ne drejtimin e bankes u nderua te ishte kongresmen dhe minister i ekonomise i perjetshem i Shqiperise!) dhe presidentit po aq te perjetshem te Shqiperise Napoleon !
E pra titullin e ketij artikulli te vjeter te shume muajve me pare mund ta botoja serishmi edhe sot pa i bere as edhe me te voglin ndryshim.Ne te gjithe artikujt e mij te mepasem e kam ngritur problemin e keqeverisjes se bankes si nje nga problemet me te renda qe kishte shteti shqiptar!
Po te hidhni nje sy bankave te vendeve te tjera do te shihni se perveç se sherbenin si nje kasaforte per veprimtarine ekonomike te shtetit ne rastin kur thesari bllokohej per pasoj te pushtimit te territoreve ato i jepnin qyetareve dhe MU edhe kredi ne gold dhe ne all ne kembim te nje perqindje fitimi!
Por per shkak te gjobes se vene nga adminat dhe paaftesise se atyre qe e drejtonin dhe e drejtojne , Banka e shtetit shqiptar ja mohonte qytetareve shqiptar kete sherbim !
E pra tre muaj me pare dhe ne vazhdim qeveria nuk nuk i mori parasysh kritikat e mia ne lidhje me drejtimin e bankes e cila vazhdoj te drejtohej me te njejtat menyra!
Nese lexoni komentet e asaj kohe do te shihni se perveç atyre qe me mbeshtesnin kishte edhe shume qe me tallnin me shkruanin se nuk kuptoja se si fuksiononte loja qe te ulja koken te heshtja se isha lojtar i ri etj etj etj!
Nuk dua ti permend emrat e atyre lojtareve ashtu siç e kuptoj shume mire se shume prej tyre e benin kete thjesht per shkak te besimit te sinqert qe kishin ne menyren e qeverisjes keshtu qe vendosa te sjell ne kete artikull vetem nje prej ketyre komenteve qe ne njefare menyre permbledh gjithe te tjeret te bere nga lojtari Ligna ….
“Hahahahahahahahahahahahahaha,o zot vetem kam qesh me te gjith artikujt e ktij dhe co. hahahahahahahah spektakolare,lojtaret 2 javor qe bejn propagande HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAAHAHAHAH epike!”
E pra deshiroja ti thoja sot mikut dhe shokut tim Ligna se sot nuk jam me nje lojtar dy javor por edhe pse ndoshta edhe sot nuk i njoh te gjitha sekretet e lojes koha tregoi se artikulli im nuk ishte “propogande” por ngrinte nje problem te vertete ashtu siç eshte serishmi koha qe tregoi se kisha te drejte!
Sot pas disa muajsh keq qeverisjeje te vazhdueshme te bankes qe pasuan artikullin tim, gjobes prej 2000 goldesh te asaj kohe iu shtua edhe gjoba prej -83011.14 all!
A do vazhdojme te bejme serishmi hahahahahah apo se fundemi do perpiqemi te ndryshojme diçka?
Edhe pse une ne gjendjen e falimentimit ekonomik total ne te cilen gjendet shteti shqiptar mendoj se duhet te ndryshojme gjithçka !
Se fundemi dua ti drejtoj nje thirrje lojtareve te rinje dhe atyre te vjeter qe per hire te unitetit,repsektit dhe besimit qe kishin tek aftesite e qeveritareve tane te perjetshem , nuk e kane ngritur asnjehere zerin ,nuk kane guxuar kurre te kerkojne te mesojne se si drejtohet banka se si drejtohet nje fabrike shtetrore se si drejtohet shteti !
Nuk kane guxuar kurre temesojne dhe kerkojne te marrin persiper maredheniet me Edenin!
Nuk kane guxuar kurre te bejne ndryshime edhe kur kan mundur te behen president te frikesuar nga hija e rende e keshillave -urdhera qe leshonte Ninoja me visarin !
Nuk kane guxuar te kerkojne te drejtojne fabrikat shtetrore edhe pse Ninoja per ti bere qefin i varte ne qafe kemboren e ministrit apo ndonje titull tjeter qe se hante as qeni!
Eshte koha te Guxoni !
Eshte koha te mesoni!
Eshte koha te qeverisni dhe te veni ne jete idet e juaja!
Mos kini frike se mund te gaboni!
Sepse me keq se kaq ,saç kane bere te perjeteshmit tane te nderuar nuk mundet te beni!!!!!
Me respekt Arius Argiri.