ZGJEDHJET DHE SKANDALI I RRITJES SE TAKSAVE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE!

Day 1,645, 11:26 Published in Albania Albania by Arius argiri
Se shpejti te gjithe qytetaret e Republikes se Shqiperise do te votojne serishmi per ata qe do te perfaqesojne (Apo duhet te perfaqesojne!) interesat e tyre ne kongres (Parlamentin apo Kuvendin!) e Shqiperise!
Por pyetja qe çdonjeri prej nesh votuesve te thjeshte ne momente te tilla eshte...
Kush eshte valle kanidati qe do te perfaqesoj me mire interesat e mia?
Valle perse e bej kete pyetje?
Arsyeja eshte sepse gjate nje polemike te lindur disa dite me pare me disa drejtues te shtetit shqiptar (Gjate se cilit zbulova se shteti shqiptar kishte jo vetem president,ministra dhe ambasador por edhe zevendes ministra!) mu keshillua ne menyre arrogante nga nje prej ketyre zevendesministrave se perpara se te flisja dhe te jepja opinione duhet te ulja koken te degjoja se çfare thoshin ata (Sikur thuajse te ishin perfaqesuesit e perendise ne toke!) dhe te studioja me shume per te kuptuar se si fuksiononte kjo loje !
Atehere bera siç me keshilluan dhe u ula te “studioja” …
Dhe ja fillova pikerisht nga ligjet e aprovuara nga kongresi i shqiperise per te zbuluar(Padashje ,nuk eshte faji im por i zv.ministrit!)...
Se pikerisht dy muaj me pare, kur shume lojtar si edhe une u futem ne kete loje te nxitur nga thirja “Atdheu ne rrezik!” ,kongresi i shqiperise me propozimin e ministrit te ekonomise Visar Jasiqi papritmas vendosi ne menyre unanime te shtonte taksen mbi rrogat (Income Tax) nga 1% ne 5%!
Nuk mu duk dhe aq i ndershem ky shtim i takses kur dihet se per lojtaret e rinje te ardhurat nga puna perbejne te ardhurat kryesore dhe me te rendesihmet, por gjithashtu mendova se ndoshta shtetit i duheshin para per te ndihmuar lojtaret e rinj!
Por gjithesesi ngjante nje menyre e çuditeshme per te ndihmuar lojtaret e rinje!
E pra qeveria ne vend te jepte ndihma(Qe pak kush do ti merrte!) mjaftonte te mos ngrinte taksen e punes por prap mendova se ndoshta edhe shtetet e tjera kishin te njeta taksa si edhe ne per te zbuluar …
Se armiqte tane me te medhenje Serbia dhe Maqedonia kishin dhe kane nje taks pune vetem 1% …
Ndersa fqinjet tane Mali zi dhe Greqia kishin takse mbi punen 1% dhe 3%!
Por dy muaj me pare kongresmenet tane ne menyre unanime kishin aprovuar njeri pas tjetrit edhe ligjet mbi rritjen e taksave mbi blerjen dhe shitjen e mallrave!
(Dhe kjo rritje e taksave eshte edhe nje nder arsyet qe detyron shume qytetar te shqiperise te emigrojne ne vende te tjera madje edhe ne Serbi apo Maqedoni!)
Dhe çuditerisht te gjitha keto ligje ishin aprovuar me 21 vota pro dhe as edhe nje vote te vetme kunder!
Pra ne kongresin tone opozita nuk ekzistonte te pakten kur behej fjale per te rritur taksat!
Si ishte e mundur?
Valle çfare perfitimi kishin kongresmenet tane qe ne menyre unanime te pranonin ligjet per ngritjen e taksave?
Ndoshta per te forcuar shtetin shqiptar?
Gjithesesi duke mos qene per momentin ne gjendje ti pergjigjem kesaj pyetje keshilloj te gjithe votuesit shqiptar qe perpara se te japin voten e tyre te pyesin kanidatet per te cilet deshirojne te votojne, nese jane antar te ketyre partive te pozites apo “Opozites” te paqene qe vendosen rritjen e taksave!
Dhe se dyti edhe nese mendojne se ngritja e ketyre taksave ishte e drejte te kerkojne te dijne prej ketyre kanidateve dhe qeverise se ardheshme se sa jane fitimet qe shteti shqiptar nxjerr nga keto taksa dhe si perdoren ato!!!!!!
E pra per te qene patriot nuk mjafton vetem te klikosh disa here ne betejen e radhes( Me sakte disfaten e rradhes!) kunder Maqedonise por se pari te perpiqesh me te gjitha mundesit e tua ne krijimin e nje shteti shqiptar i cili te na ndihi te dalim fitimtar mbi Maqedonin dhe pse jo edhe Serbine!
Me respekt Arius Argiri!