QEVERIA KAPET MAT!!!

Day 1,645, 13:40 Published in Albania Albania by Ethnic.Alboz

Lexova nje atrikull mbi ekonomine te nje djali Arius Argiri i cili ne menyre shume te zgjuar ngrti nje problem thelbesor.

Konkretisht djali ne fjale parashtron me fakte dhe argumenta qe qeveria jone:


1. Ka ngritur taksen e rroges per cdo punetor qe punon ne eShqiperi nga 1% ne 5% me qellimin qe te pasurohen lojtaret shqiptar qe punojne ne Shqiperi.
- Nuk do te qe me mire qe kjo takse te ishte sa me e ulet, qe sa me shume shqiptare te punonin ne Shqiperi e mos emigronin sic kane bere te gjithe (perfshi edhe mua)?
- Po! Por se ben njeri.

2. Ka vendosur taksen TVSH 5% per mallin e shitur qe te pasurohen shqiptaret.
Pra nqs ti shet nje send 1 ALL ti fiton 0.95 ALL sepse 0.05 ALL i shkon Shtetit sepse eshte TVSH.
- Nuk do qe me mire qe kjo takse te ishe sa me e ulet qe lojtari te fitonte sa me shume?
- Normalisht qe do ishte. Eshte si jeten reale, ti ke nje dyqan shet nje mall te dyqanit dhe si jep fature bleresit sepse nuk do qe t’ia deklarosh Shtetit kete shitje qe te fitosh me shume. E njejta gje mund te behej dhe ketu, fatura nuk ekziston, por te ulet akoma me shume TVSH-ja.

3. Cdo kush mund te pyesi po mire ku shkojne keto taksa qe vilen nga populli??? Perse keto shuma te mos behen publike sa shpenzohen dhe sa ka ende ne arken e Shtetit, dhe perse u shpenzuan.
- Nuk mund ta bej Ministri i Ekonomise kete liste transparente per te gjithe popullin te pakten 1 here ne jave?
- Po! Ne kete menyre do te shuheshin dhe shume dyshime qe kane lindur tek lojateret.

4. Perse cuditerisht ka lindur kjo fryme anti-qeveritare me pyeti nje djale?
- Ka lindur sepse Qeveria ka shume mangesi ne drejtimin e saj dhe ketu rikthehemi tek mosha e re e qeveritareve qe mendojne se duke klikuar disa here me shume ne maus behen ekonomiste, strateg-luftarak, jurist, diplomat etj etj.
- Nuk do te ishte me mire qe ne krah te ketyre BABALLAREVE TE KOMBIT qe jane disa nivele loje me larte te bashkangjitej per çdokend nje person qe merr vesh nga ekonomia, diplomacia, jurisprudenca. E then me troç nje keshilltar sic ekziston dhe ne jeten reale ne çdo qeveri te globit, qe Ministri keshillohet me nje person ekspert. Ketu ne loje ekspert nuk besoj se mund te jene me shumice por te pakten te apasionuar pas ketyre fushave mund te kete. Pra e then akoma me troç figuren e mire dhe meritat i merr ti si Minister dhe punen ta bej une si keshilltar. Por ketu futet egoja e delirit te madheshtise te qeveritareve dhe ePresidentit qe nuk di te zgjedhe kabinetin e tij, per te bere gjithshka dhe per ta djallosur totalisht.

5. Qeveria dhe Presidenti nuk mund te bejne nje analize dhe te bashkebisedojne me kete opozite qe vjen dita-dites duke u rriur?
- JO!!! Sepse i dalin ne shesh gjith allishverishat qe ka bere ne injorancen (pa qellimin e keq per te shkaktuar dem) dhe hesht e ben artikuj fito tanke per tu hedhur hi syve popullit.


POPULLI PO ZGJOHET PAS NJE PERIUDHE GJUMI DHE NUK ESHTE I PAKET NE NUMER.
NJE POPULL QE FLE, VDES!!!