PYETJE PA PERGJIGJE

Day 1,657, 09:05 Published in Albania Albania by Arius argiri

Disa jave me pare kisha guxuar te shprehja opinionet e mia mbi disa apekte te qeverisjes te shtetit shqiptar ne artikullin http://www.erepublik.com/en/article/skandali-i-bankes-se-shqiperise-dhe-genjeshtra-e-presidentit-napoleon--2043073/1/20 !
Edhe pse e dija se ndokujt mund edhe ti ngelej qefi nga artikulli ne fjale arsyetova se nuk kisha as edhe nje arsye perse te druhesha sepse çdo fakt i paraqitur ishte mbeshtetur ne prova qe çdo lexues mund ti verifikonte lehtesisht!
Ne fund te fundit shkembimi ideve dhe eliminimi i gabimeve te bera (Sigurisht nese kishte te tilla!) do ta ndihmonte qeverine shqiptare per te permisuar punen e saj!
Dhe me kete ide ne mendje “guxova” te botoja artikullin ne fjale!
Por menjehere e kuptova se kisha bere shume keq qe kisha “guxuar”!
-Hapu dhe qe te futem- i thash vetes ndersa lexova komentet qe me drejtoheshin!
Se pari do me shkruanin se une nuk e kuptoja(!?) lojen se isha lojtar i ri dhe nuk mundesha te kritikoja ata qe “kishin formuar shqiperine”, per te vazhduar me pas se une isha xhelos apo se deshiroja te beja karriere (Ne ate kohe nuk isha akoma antar i asnje partie!) por nuk do te vononte qe dikush te me shpallte...
Armik!
Po!
Armik te atdheut...
Dhe ndersa une perpiqesha ti sqaroja te mos e ngaterronin atdheun ne kete histori sepse une kisha kritikuar vetem qeverine dhe se qeveria dhe shqiperia jane dy gjera krejt te ndryshme , merrja pergjigjen absurde se duke share qeverine e Shqiperise (Apo me sakte asaj pak qe kishte ngelur ne harte nga Shqiperia !) kisha share rrjedhimisht edhe …
Atdheun!
Dikush me tha Serb dhe Malazez e dikush tjeter budall dhe dikush tjeter akoma me shau familjen deri ne shtate breza( Duke qene se sharjet ishin virtuale nuk jam ne gjendje te them se çfare veprimi parashikon kanuni i Lekes ne lidhje me keto ofendime!)!
Por gjithesesi pluhuri (Perveç sharjeve!) qe ngriti artikulli im dhe kembenguljes time per te marre nje pergjigje serioze i detyroi antaret e qeverise se do te vinte vet Visari (Nuk behet fjale per hyjnin indiane te quajtur Vishnu por per ish ministrin ekonomise!) dhe do te me kthente pergjigje!
Dhe zoti Visar erdhi, dhe si te gjendeshim si nxenesit perpara mesuesit na kerkoi te benim pyetje dhe ai te na pergjigjej!
Dhe ketu un bera gabimin e dyte dhe “guxova” serishmi ti beja te qarte ministrit dhe pjestareve te qeverise se pergjigjet i doja me shifra dhe fakte te cilat te mund ti verifikoja nese ishin te verteta apo jo dhe nga zoti Visar mora pergjigjen se ishte plotesisht dakord me mua dhe se brenda nje dite do te pergatiste nje pergjigje te plote te pyetjeve te bera!
U pendova por ishte vone!
Sharjet e diteve te para ishin “mjalt” para asaj qe do me priste!
Disa adhurues fanatik te qeverise u vune ne kerkim te zbulonin se kush isha dhe nderkoh mbushen paçavuret e tyre me mesazhet personale dhe komentet me te cilat une pa dyshuar aspak ne fisnikerine dhe burrerine e ketyre njerezve i pergjigjesha pyetjeve qe ata me dergonin!
Po le ti lejme “zagaret” dhe “hafijet” sepse nuk ja vlen te flasim me per ta dhe le te vazhdojme me tej!
Do te me sulmonin edhe disa qe se pari kishin mbeshtetur artikujt e mi per arsyen se e kisha shndruar diskutimin pyetje-pergjigje me ministrin ne nje “karnevale” edhe pse une ju perpoqa ti shpjegoja se une nuk isha nxenes dhe as ministri besoj se nuk do ti pelqente roli i mesuesit dhe se nuk kisha aspak nevoje per llafe te bukura por per shifra dhe fakte!
Por me kote!
Atehere mendova se do te ishte ndoshta me mire te shkruaja si shume te tjere artikuj mbi futbollin te botoja ndonje fotografi sexi dhe te kerkoja vot dhe sub qofte edhe pa shkruar as edhe nje fjale te vetme!
Por nderkoh pavarsisht nga deshira ime per tu shmangur nga politika Zoti Visar ktheu pergjigjet e tij!
E pra nuk ishin aspak ato qe i kisha kerkuar une ...
Pra jo fjale!!!
Por numra dhe emra !
Por tashme une nuk kisha as edhe nje deshire te kerkoja llogari dhe te kerkoja trasparence mbi veprimtarine e qeverise!
Ne fund te fundit “Çdo popull meriton qeverine qe ka!” me ngushelloi shprehja e kryeministrit britanik Winston çurçill!
Per fatin tim te “keq” ne artikullin http://www.erepublik.com/en/article/pyetje-te-pasqaruara--2046296/1/20 Atila0185 me nje saktesi dhe qartesi te admirueshme do ti bente ministrit pyetjet per te cilat une i lodhur nga “politika” e harbuteve dhe alabakeve te pander vendosa te heshtja!
E pra kaloi me shume se nje jave dhe pyetjet e shtruara ne artikullin e Atila0185 http://www.erepublik.com/en/article/pyetje-te-pasqaruara--2046296/1/20 ka ngelur pa asnje pergjigje...
Perse?????????
KUSH DHE PERSE I FRIKESOHET TE VERTETES???????