Presidenti "harron" parlamentin
Rilindasi
Si deputet i parlamentit të eShqipërisë.
Dua të theksoj se jam i deshperuar nga komunikimi që presidenti i ri ka vendosur me parlamentin , që është pushteti më i lartë ketu, kanë kaluar disa ditë nga zgjedhja e tij si president, dhe ai nuk ka kontaktuar dhe nuk ka tentuar që të krijoj një grup mesazhi me deputetet e parlamentit , për të diskutuar për planet dhe për ligjet e reja në shtetin shqiptar.
Presidenti, paraqet unitetin e popullit, ky unitet më mirë do pasqyrohej nga parlamenti shqiptar, i cili ka larameni të anëtarëve nga parti të ndryshme, dhe si rrjedhoj laramani mendimesh.
E vleresoj se presidenti i vendit duhet të paraqes hiq më largë një unitet brenda vendit, edhe në rrafshin politik, gjë kjo e munguar.
Ligjet, brenda Shqipërisë, nuk duhet të votohen në menyrë klandestine, dhe si rrjedhoj pa diskutuar.
Personalisht , i kam paraqitur raporte presidentit të ri, por nuk kam marë asnjë pergjigje, andaj kerkesen time do e bejë publikisht, për të pasur komunikim më të mirë me deputetet e parlamentit shqiptar.
Shpresoj, që reagim ndaj ketij artikulli të jetë themelimi i odave të komunikimit nder parlamentar dhe në të cilat do të merë pjesë dhe presidenti i vendit dhe ministrat perkates me ligjet që duhen miratuar brenda parlamentit.
Ketë gjë mund ta konfirmoj çdo deputet i parlamentit tonë, ndoshta presidenti komunikon me anëtaret e parlamentit nga partia e tij, por ai nuk duhet të harroj se është president i të gjithëve, dhe si i tillë duhet të sillet.
Rilindasi, deputet i parlamentit shqiptar.
Comments
Come on!
Rilindas puq e ke pa ty ne opozit su shtynte deputet i parlamentit qr ca te ban posti ty ti je 1-sh
LiLo1, kjo thirje i është drejtuar presidentit të vendit tonë, më sa pash tek profili juaj , ju nuk ishit andaj të faleminderit për komentin.
Vend ideal do ishte ndonje Forum (si gjith shtetet e tjera) , sepse 'MASS MESSAGE' ta plas trapin dhe te ben te mos i lexosh fare MSG-t ......
Po qe nuk dini se ku te kapeni ju... Pu-pu-pu-pu-pu
Vlla e di çme vjen çudi... qe nuk ta degjova zerin kur ish-CP kerkoi turpesisht te shiste nje teriror shqiptar dhe gjithashtu sikur nuk ta degjova zerin kur ish-CP "gaboj" duke propozu Serbine NE...
Koherenca vlla koherenca, nje njeri qe pretendon per drejtesi duhet te jet i drejte ne çdo aspekt...
Ndoshta kishte qene mire te kemi ndonje forum se grup mesazhen ne erepublik nxejne vetem 30 lojtar, e ne kemi 40 kongresmen (apo me pak nga ban-at qe morren).
Ne form do te ishte me e lehte te perfshijme te gjithe kongresin dhe qeverine dhe do te ngelte nje historik i diskutimeve, vendimeve, etj.
Risku- forumet mund ti lexon armiku!!!
V.
Jam pro idesë së forumit, forumi mund të behet brenda disa minutave, se di se sa është aktiv forumi i eShqipërisë, se di nese ka pasur zonë për deputet, forumin të e bejmë me zonë të veçantë për anëtaret e parlamentit.
Ide e mirë Visar, të shohim se çfarë do të thonë të tjeret.
@Visar nuk ka risk sepse forumet mund te behen private qe te kene casje vetem kongresmenet 🙂
Djema para shume muajsh pata diskutuar me Nino per organizimin e Kongresit dhe ushtrive dhe ideja me e e mire eshte perdorja e nje forumi.
Per kete qellim kam marre erepublik.al dhe eshte lidhur me nje forum. Ia kam komunikuar dhe Ujkut para ca ditesh.
Ne forum mund te kete nje seksion per kongresmenet, ku vetem ata te kene access dhe te diskutojne cdo gje jashte syrit publik.
Po ashtu e njejta gje mund te ofrohet per partite, MUte apo organizime te tjera.
Shume shtete ne eRep punojne shume mire me forume, duhet ta bejme dhe ne po te duam organizim te mire!
http://www.erepublik.al
Alb penicilin, të lumtë për domain që e paske marë, shpresoj të mos jesh shpenzuar shumë, unë mund të bejë një forum nga ato që jepen falas dhe sigurisht kushdo që është i interesuar të punoj me mua së bashku për të e perfunduar sa më shpejtë, më pas të dhenat e administratorit ia japim çdo herë presidentit.
Faleminderit dhe njeherë.
Kjo eshte hera e pare qe jam kunder teje Rilindas dhe e din pse??
Sa ka qene president Labern i beri dy gabime qe per mua jane trashanike dhe per cudi ti nuk ngrite zerin kjo ishte e pakuptimte per mua, nuk dita se cfare po ndodhte me Rilindasin mua mu duk qe sihte nje tjeter person.
Po kthehem ne teme neve na duhet nje forum dhe urgjent bile kshtu qe mire eshte te punojme ne kete fushe.
Cuna, sic po ua them forumin e kam instaluar dhe hapet tek http://www.erepublik.al
Regjistroni nje llogari, do flas me DardanH qe ose te kete ai access te caktoje anetaret e Kongresit ose te marr nje liste dhe ti shtoj une dhe ja ku o bo kjo pune.
Alb, është nën forum i forumit Shqipëria, sdo ishte më mirë të behej një forum qoft free version dhe më pas të vendoset domain që ke marë? Thjesht si ide.
Rilindasi sic thua forumi i tek http://www.erepublik.al eshte falas,dhe per me teper domaini eshte lidhur me te e nuk ka nevoje te lidhet diku tjeter. Gjithashtu ndryshe nga forume te tjere nuk ka reklama e lloj lloj cookies nga ndonje faqe qe nuk e di nga del.
Nje vote tjeter per http://www.erepublik.al si forumin paresor 🙂
Me pelqen kjo ideja e erepublik.al, edhe domaini i lezetshem..
Alb, ashtu si të thash, do jap kontributin tim për të ndertue 1 zonë debati të mirë për vendin e e vetmja menyrë që po na mbetet është forumi.
Djema,
Rilindasi ka te drejte ne nje drejtim. Qe duhet te kishim filluar diskutimet e ligjeve me Kongresin.
ALB Penicilin ka bere nje forum te mire. Ai eshte gati dhe eshte funskional. I kam kerkuar qe te hape nje dhome vetem per diskutimet e Kongresit dhe Qeverise (Presidenti, Kryeministri, dhe Ministrat). Dhoma e diskutimit do jete e hapur per te gjithe lojtaret por vetem Kongresi dhe Qeveria do kete te drejte te komentojne.
Eshte me mire qe diskutimet te behen ne forum se me mesazhe ne loje. Mesazhet humbin me kalimin e kohes dhe per me teper edhe ngatarrohen me njeri-tjetrin.
Ju lutem te gjithe anetareve te Qeverise dhe te Kongresit te regjistrohen tek http://www.erepublik.al dhe le te filloje funksionimi i tij.
Cuna deshet forum, forumi eshte gati. Deri tani tek zona e qeverise dhe kongresit eshte vetem ujku 🙂 Dergoni me mesazh llogarine qe keni ne forum te keni access ne zonen e kongresit apo qeverise. Seksionet e tjera jane te hapura per te gjithe
Une e hapa nje account ne forum,ku duhet te dergoj mesazh tani?
Kongresi me forum te mbyllur? Ku e gjetet kete mor aman ,dhe ne RL jane te hapura mbledhjet e parlamentit e komisioneve ,me perjashtim te atij per ceshtje te sigurise kombetare dhe kjo ne varesi te rendit te dites ,vazhdoni me artikuj qe dhe populli ta marre vesh cfare behet .Apo jemi shume popull ne as 500 vete nuk votuan heren e fundit ,kur anetare partish ka me shume.
Bravo Ujku76 kjo eshte zgjidhje
ALB Penicilin ka bere nje forum te mire. Ai eshte gati dhe eshte funskional. I kam kerkuar qe te hape nje dhome vetem per diskutimet e Kongresit dhe Qeverise (Presidenti, Kryeministri, dhe Ministrat). Dhoma e diskutimit do jete e hapur per te gjithe lojtaret por vetem Kongresi dhe Qeveria do kete te drejte te komentojne.
Kot ste kemi president transparent
Alkedsh, ka dhe tema te hapura per diskutime te te gjitheve.
Mund te kontaktosh dhe aty me kongresmenet... Megjithate me siper Visari ka permendur faktin qe diskutimet duhet te jene te fshehta qe te mos i "lexoje armiku". Ne shume forume te tjera seksionet e MUve, Qeverise, Kongresit jane te mbyllura vetem per disa anetare...
Jo i nderuar me keqkuptove ,kongresi ben ligjet dhe duhen bere me sesionen te hapur,MU eshte tjeter ceshtje dhe qeveria tjeter .Diskutimet mes ministrave ,kongresmeneve,apo dhe MU komander le te behen si thua ti "fshehtas armikut"po kur flitet per vendim marrje duhet te jemi te hapur me te gjithe qytetaret dhe sidomos votuesit.Modulet e sigurise pastaj jane ceshtje tjeter,e para eshte demokracia apo jo?
Ideja eshte qe forumi i ofron te dyja mundesite dhe ne kete pike te jemi konstruktiv per tu organizuar.
Bravo Rilindasit per kritiken konstruktive dhe bravo presidentit qe e degjoi menjehere. Rilindasi ndoshta nuk e ka pas ngritur zerin kundra gabimeve te oresidentit te meparshem, po kjo nuk do te thote qe cdo gje qe do thote me pas, automatikisht nuk paska vlere.