Presidenti "harron" parlamentin

Day 1,909, 12:24 Published in Albania Albania by Rilindasi

Si deputet i parlamentit të eShqipërisë.


Dua të theksoj se jam i deshperuar nga komunikimi që presidenti i ri ka vendosur me parlamentin , që është pushteti më i lartë ketu, kanë kaluar disa ditë nga zgjedhja e tij si president, dhe ai nuk ka kontaktuar dhe nuk ka tentuar që të krijoj një grup mesazhi me deputetet e parlamentit , për të diskutuar për planet dhe për ligjet e reja në shtetin shqiptar.

Presidenti, paraqet unitetin e popullit, ky unitet më mirë do pasqyrohej nga parlamenti shqiptar, i cili ka larameni të anëtarëve nga parti të ndryshme, dhe si rrjedhoj laramani mendimesh.

E vleresoj se presidenti i vendit duhet të paraqes hiq më largë një unitet brenda vendit, edhe në rrafshin politik, gjë kjo e munguar.
Ligjet, brenda Shqipërisë, nuk duhet të votohen në menyrë klandestine, dhe si rrjedhoj pa diskutuar.
Personalisht , i kam paraqitur raporte presidentit të ri, por nuk kam marë asnjë pergjigje, andaj kerkesen time do e bejë publikisht, për të pasur komunikim më të mirë me deputetet e parlamentit shqiptar.
Shpresoj, që reagim ndaj ketij artikulli të jetë themelimi i odave të komunikimit nder parlamentar dhe në të cilat do të merë pjesë dhe presidenti i vendit dhe ministrat perkates me ligjet që duhen miratuar brenda parlamentit.
Ketë gjë mund ta konfirmoj çdo deputet i parlamentit tonë, ndoshta presidenti komunikon me anëtaret e parlamentit nga partia e tij, por ai nuk duhet të harroj se është president i të gjithëve, dhe si i tillë duhet të sillet.

Rilindasi, deputet i parlamentit shqiptar.