LeA-Thirrje e kongresmenëve

Day 2,211, 07:41 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB

Përshëndetje qytetarë të nderuar!

Kohët e fundit propozimet që janë shtruar në kongres kanë qenë disi qesharake.Jo vetëm që këto propozime nuk janë mirëmenduar para se të propozohen,por ato janë shtruar pa u diskutuar më parë dhe nuk është dhënë as shpjegimi më i vogël përse këto ligje duhen votuar po.

Kongresmenët janë të zgjedhur nga ePopulli,për ti përfaqësuar denjësisht në kongres.Për këtë arsye cdo ligj duhet menduar mirë përpara se të propozohet,duhet diskutuar më parë me kongresmenët,të cilët duhen bindur me fakte për anët pozitive që ai ligj do të sjellë në të ardhmen,si edhe duhen menduar anët negative që cdo ligj mund te sjellë.Duhet të fillojë propozimi dhe më pas votimi i tij!

Fatkeqësisht nuk po ndiqet kjo radhë veprimi!Për këtë arsye kongresmenët e partisë Lidhja e Arbrit dalin me këtë deklaratë zyrtare,ku bëjnë thirrje për ndërgjegjësim në propozimet e ligjeve.Propozimi i një ligji është një përgjegjësi e madhe,prandaj duhen ndjekur me përpikmëri radhët e veprimit ku në fillim qëndron pikërisht diskutimi i tij.

Kongresmenët e Lidhjes së Arbrit deklarojnë se tani e tutje do të priren të votojnë jo cdo ligj që propozohet në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa një plan të caktuar.I bëjmë thirrje të gjithë kongresmenëve të tjerë,të bashkohen me këtë nismë,dhe mos të votojë më gjithsesili sipas qejfit,por cdo ligj të diskutohet,të analizohet,e më pas të propozohet.

Me respekt,
Kongresmenët e Lidhjes së Arbrit.