Urime 100 Vjetori i Pavarsis Se Shqiperis

Day 1,823, 10:20 Published in Albania Albania by The Dictator Albanian
100 vjet Pavarësi e Shqipërisë është një vit i mbushur me festime, në 2012 kur shqiptarët festojnë 100 vjetorin e themelimit të Shqipërisë së pavarur, shteti i parë shqiptar në historinë moderne [1][2].
Dita e hapjes së festimit ishte më 17 janar 2012, ku ceremoni solemne u organizua në parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe në të morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva dhe Bujanoci, të cilët ishin së bashku në Kuvendin e shqipërisë pa dallime, ashtu siç ata ishin së bashku në parlament e Pavarur Shqipërisë 100 vjet më parë [3].
Organizimet e festimeve janë planifikuar dhe do të mbështeten nga qeveria e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Në datat 26 dhe 27 janar 2011 përfaqësues nga qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën në një takim zyrtar në Prishtinë, për të koordinuar dhe bashkërenduar veprimtaritë për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si dhe bashkëpunimin e rregullt mes dy ministrive [4]. 100 vjetori i flamurit kombëtar shqiptar do të shënohet në mënyrë institucionale edhe në Maqedoni. Kuvendi me 55 vota pro, një kundër dhe 28 të përmbajtur, miratoi programin vjetor për shënimin e datave të rëndësishme në vitin 2012, ku bën pjesë edhe jubileu një shekullor i flamurit kombëtar [5].