Tifozat e millanit shajne Shqiptaret

Day 1,784, 13:52 Published in Albania Albania by Mac RumorSeS

Deri sa ne ju falim toke ne eRepublik Italianeve ata ne jeten e perditshme na shajne ne ..

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ku u luajt edhe supersfida midis dy rivalëve të përjetshëm Inter-Milan, ka ndodhur një ngjarje tepër e papritur.Tifozët e Milanit kishin shkruar disa parulla në të cilat fyenin shqiptarët dhe në të njëjtën mënyrë ironizonin skuadrën e Interit. Në një nga banderolat thuhej: “Gjithmonë mbani dorën lartë (fashista), ndërsa në çdo ndeshje lejoni banderola shqiptarësh”.

Gjithashtu në stadium vëreheshin banderola të tipit “Ti te dominet Tirana” (Ju dominon Tirana), apo “Vetëm me photoshop mund ta hiqni flamurin shqiptar në mes jush”. Këto të fundit i referoheshin flamurit 10 metra të gjatë, të hapur nga Inter Club Albania gjatë ndeshjes me Sienen vitin e kaluar. Kjo ndodhi ka shkaktuar pakënaqësi tek futbolldashësit shqiptarë, përfshirë edhe ata të Milanit, të cilët janë të shumtë në venin tonë.

Me rrespekt
Nori Ermeni