Thirrje për pjesmarrje në qeverisje

Day 1,906, 06:38 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje të gjithë qyetatërve të eShqipërisë.

Po ju drejtohem me këtë mesazh, si kryeministër e vendit, që të ju bëj të gjithëve një ftesë publike.

Të gjithë ju që mendoni se në çfarëdo forme mund të ndihmoni qeverinë, me ide të juaja, plane, projekte, jeni të ftuar të bashkpunoni.

Me një mesazh privat të thjeshtë, të dërguar drejt meje, jeni të lutur të parashtroni çdo ide, projekt, mendim që keni për qeverisje, që keni për çfarëdo fushë (ushtarake, politike, mediatike etj). Gjithashtu të tregoni edhe resurset që do ju duheshin, pra njerëz, para etj.

Të jeni të sigurtë se çdo projekt do të shqyrtohet në detaje dhe do të merrni përgjigje me udhëzimet e mëtutjeshme për të vepruar në idenë apo projektin që ju do të keni.

Poashtu, bashkë me ministrat po mundohemi të bëjmë organizim sa më të mirë, duke vendosur çdo ditë nga një detyrë apo prioritet, që të i marrim gjërat me rradhë dhe të i kryejmë detyrat me përpikmëri.

Prandaj, ju lutem edhe njëherë, për çdo ide, sygjerim, projekt, kërkesë, kritikë, nevojë apo çfarëdoqoftë që keni, mos hezitoni të më dërgoni mesazh privat http://www.erepublik.com/en/main/messages-compose/5654819

Me respekt,
DardanH.