Swordsman for CP !!!

Day 2,479, 06:55 Published in Albania Belgium by Frederik Swordsman

Pershendetje ! Eshte kenaqesi te di qe ju jeni pikerisht ketu dhe po lexoni kete artikull ne keto caste dhe dua tju falenderoj qe po jepni nga koha juaj ...
Emri im eshte Frederik Swordsman dhe sic mund ta keni kuptuar edhe nga titulli i artikullit un jam ketu sot per te shpallur kandidaturen time zyrtare per CP .
Aresyeja e kandidatures time eshte e lidhur me nje sere ceshtjesh personale qe dua ti shkruaj ketu poshte :
1) Ky eshte muaji jubilar qe neser permbushen plot 1 vit nga rikthimi im ne loje dhe sebashku me ditelindjen ne eRepublik un kam ditelindjen edhe ne RL .
2) Ky eshte muaji i fundit ndoshta qe un mund te jap kontributin tim ne loje sepse pjeset e tjera te vitit jane teper te ngarkuara dhe nuk besoj qe ne te ardhmen te kem kaq kohe sa kete muaj.
3) Kam aftesi per te sjellur gjera te reja qe do te forconin dhe rrisnin fuqine tone ne eRepublik .
4) Mosha ime , eksperienca ime dhe aftesit e mija jan te atilla qe nuk besoj se dikush tjeter nga kandidatet per CP i ka me te mira se un .

Gjithsesi dua te cek qe kandidatura ime vjen ne keto kohe teper te veshtira per komunitetin tone ne eRepublik ku shum nga lojtaret me te mire jane "2nd clicker" ose edhe me keq e kane lene lojen fare . Gjithashtu komuniteti jone eshte i percare dhe i ndare ne shum grupime gje qe nuk i sherben aspak pozitave dhe aspiratave tona. Keto ia bejne punen me te veshtire presidentit dhe gjithashtu u japin mundesine qe Kandidatet per CP te abuzojne me gjera te paverteta qe gjoja do te kthejne lavdine eShqiperise , do te bejne qe komuniteti te jete me aktiv etj por un nuk kam ndermend qe te bej deklarata te rreme sepse ajo gje varet vetem nga lojtaret e komunitetit dhe jo nga presidenti , ministrat , qeveria etj .
Megjithese u zgjata pak ne prezantimin tim un do te filloj te shpall para jush programin tim : 1) te qeverisjes , 2) organizimit ushtarak ,3) organizimi ekonomik ,4) politikes se jashtme .

1) Per sa i perket qeverise un kam vendosur qe cdo eShqipetar mund te behet pjese e qeverise . Ju thjeshte duhet te me kontaktoni ne PM dhe te me tregoni se cilat jane prirjet tuaja dhe un do te zgjell alternativat qe un do te gjykoj si me te mira .

2) Organizimi ushtarak ka nevoje per nje riformatim per ta bere ate me efikas . Un shikoj si me te aresyeshme qe eShqiperia te kete perseri MU-te shteterore te cilat duhen te organizohen dhe drejtohen nga ministri i Mbrojtjes . Gjithashtu un se bashku me nje mik timin kemi vendosur per te hapur nje MU internacionale qe quhet :Legion etrangere (Legjioni i te huajve) por qe do te varet dhe do te mbeshtetet nga qeveria e Shqiperise dhe drejtimi i saj te mos jete aspak politik , pra me pak fjale te funksionoje si nje MU private por per shkak te sherbimit qe do ti beje eShqiperise te mbeshtetet nga Shteti Shqipetar . Gjithashtu 30%-50% e anetarve te saj mund te jene shqipetare por gjuha zyrtare do te jete Anglishtja. Nqs un do te jem CP organizimi ushtarak do te jete prioritet i qeverise.

3) Organizimi ekonomik . Gjate organizimit ekonomik eShqiperia do te karakterizohet nga taksat e ulta dhe rrjellimisht edhe cmimet e ulta. Gjithashtu Fabrikat Shteterore do te raportojne cdo detaj te shpenzimeve dhe investimeve minimumi 1 here ne jave per ta bere situaten me transparente.

4) Politika e jashtme . Politika e jashtme do te karakterizohet nga nje klime miqesore me te gjitha shtetet por gjithashtu do te behet anulimi i MPP-ve te panevojshme . Me sakte do te kete MPP vetem me disa shtete qe jane : Kili , USA, Polonia , Spanja , Kroacia , Turqia ...


Shpresoj qe diten e zgjelljeve te dini te beni diferencen mes figurave politike dhe te zgjidhni mua si CP e ardheshem dhe shpresoj qe te gjej edhe bashkpunimin tuaj per te bashkqeverisur me ju . Ju lutem nqs jeni te gatshem per ti sherbyer me maksimumin tuaj vendit tone te perbashket me kontaktoni ne PM per te ndare postet qe ju mendoni se vertet mund ti meritoni ..

Me respekt :
Frederik Swordsman