Statusi i fabrikashteterore – planet e ardhshme
VisarJ
Përshëndetje bashkëkombës,
Për ata që nuk janë në dijeni, Shqipëria posedon tri fabrika shtetërore:
- FabrikaShtetërore që prodhon armë të cilësisë Q7
- Fabrika sokolsokoli që mund të prodhoj armë të cilësisë Q6 (dhuruar nga Maxxy)
- Fabrika F.P.Zh. që mund të prodhoj ushqim të cilësisë Q5
Gjatë muajit që lamë pas kam punuar me kapacitet të plotë (përpos një dite mos punë) vetëm në FabrikaShteterore. Në fabrikat sokolsokoli dhe Fabrika F.P.Zh. kam bërë vetëm work+train dhe është prodhuar pak sa për të mbuluar kostot e punës ne fabrikashtetërore.
Fabrikën që e kam krijuar dhe zhvilluar vet që nga fillimi është FabrikaShtetërore dhe do të vazhdoj që të menaxhoj edhe për një kohë në mënyrë që ti ikim ndonjë ban-i eventual.
Për të parë shpërndarjet e fabrikës në muajin që shkoj, klikoni këtu.
Rezervat e tanishme në fabrikashtetërore janë afro 2400 tanke Q7.
Ky artikull është i fokusuar në zhvillimin, statusin dhe planet e kësaj fabrike shtetërore.
Loyalty Programm – Silver Status
Si çdo muaj, unë investova një shumë simbolike përsëri duke blerë një supply pack të radhës dje në mëngjes:
Ky GOLD na mundësoj që të bëjmë këto blerje të fundit (2 rubber plantation dhe një Aluminium Mine):
Ç’është më e rëndësishme, pasiqë blerjet kanë kaluar shumën 59 €, fabrikashteterore është vendosur në statusin Silver në Loayalty Program duke gëzuar kështu 532 Loyalty Points.
Këto i kam shfrytëzuar për të blerë një Heal Center +100 dhe një Storage prej +20,000 vendeve të lira
Ne tani i kemi edhe 117 LP dhe në blerjen e ardhshme do të ngrisim edhe Health Center +50.
Kapaciteti Prodhues në fabrikashtetrore
Kapacitetet prodhuese në FabrikaShtetërore janë:
- 1 Fabrikë Armësh Q7
- 29 Rubber Plantation -
- 18 SaltPepper
- 20 Aluminium mine
- Storage 48,000 vende
- 1 Fabrikë Ushqimi Q1
Shpenzimet mujore për punëtor apo për të blerë RAW sillen afro 15,000 ALL ne muaj ose reth 70 GOLD.
Nga kapacitetet prodhuese mund të gjeni se investimet e deritanishme në fabrikashtetërore kapin vlerën prej 1886 GOLD dhe 200,000 ALL (153,000ALL në saltpeper dhe 47,000 ALL ne storage).
Kthimi në investim
Deri me tani, shtetit i janë transferuar më shumë se 40,000 tanke Q7 apo ekuivalente me më shume se 2100 GOLD. Derisa fabrika ka pasë kohë pas kohe punëtor vullnetar, një pjesë e madhe e punëtorëve Shqiptar janë kompenzuar me paga të njëjta apo të barasvlershme të tregut të punës në Shqipëri.
Andaj kthimi ne investim ka ndodhur që moti.
Më duhet të theksoj se fabrika shtetërore i përgjgjet shtetit, respektivisht përfaqësuesit të shtetit që ka ardhë si i besuari i popullit në proces të zgjedhjeve për president. Fabrika i ka shërbyer çdo presidenti të deritanishëm që nga themelimi i saj. Këtu përfundon fushëveprimi i fabrikës.
Se a shkojnë tanket në programe zhvillimore, programe sociale të ndihmave, për mercenarë, shiten për ndonjë program apo i vjedhin ato, fabrika e ka të pamundur që ti përcjell apo kontrolloj. Përgjegjësitë për shfrytëzimin e tyre duhet kërkuar në qeverinë e vendit. Transferimet janë gjithmonë publike.
Burimet e investimeve
Derisa burimet kryesore në fabrikashtetërore kanë qenë nga shteti, donacionet private dhe blerjet e mia, një pjesë e konsiderueshme e tyre janë dhuruar nga kongresmenët e përzgjedhur që kanë dhuruar përfitimet nga medaljet e tyre. Jo të gjithë kongresmenët dhurojnë përfitimet nga medaljet e tyre.
Këtë muaj, nga angazhimet e mia në RL nuk kam arritur të bëj ftesë tek kongresmenët për të dhuruar andaj ju bëj ftesë publike tani, që të vazhdojnë traditën e përkrahjes së fabrikës nëse dëshirojnë.
Planet e mëtutjeshme
Planet e mia fillestare kanë qenë që të bëjmë fabrikën plotësisht të vetëqëndrueshme në prodhimin e RAW duke eliminuar kështu nevojën për të blerë apo për të prodhuar RAW me punëtor.
Për të bërë këtë, janë dy mënyra:
Do ta quaj këtë opsioni 1.
Opsioni tjetër është që ne të mbledhim fondet që të ndërtojmë edhe një fabrike të cilësisë Q7 brenda dy muajve të ardhshëm. Për këtë na nevojitet të akumulojmë 681 GOLD.
Në këtë opsion ne do të ndërtojmë vetëm edhe një rubber plantation dhe të prodhojmë me kapacitetet të plotë me të gjithë 30 rubber plantation me punëtor, duke prodhuar kështu gjithsej 60,000 RAW. Në këtë opcion do të duhet angazhuar 120 punëtor në baza ditore, e që mund të na kushtojnë sa 120 tanke, përpos nëse kemi punëtor vullnetar. Nëse prodhojmë 176 tanke më tepër, kjo nuk do të ishte problem, se me kalimin e kohës do të rritnim kapacitetet vetanake përsëri.
Këto RAW se bashku me ato që prodhon me forca vetanke fabrika (afro 9000 RAW nga Saltpeper dhe aluminium) do të ishin të mjaftueshme për të prodhuar me dy fabrika njëkohësisht.
Do ta quaj këtë opsioni 2.
Andaj për të vendosur për mënyrën e zhvillimit të mëtutjeshme të fabrikave, ju lus që të shprehni mendimin e juaj në komente duke anuar për njërin opsion.
Burime e investimeve për planet e mëtutjeshme
Përpos investimeve të mia personale dhe medaljeve të fituara nga vetë fabrika, nevojiten investime shtesë për të mbërri synimin e 681, 728 apo 1274 gold-ëve.
Njëri burim mund të vie nga vet shteti. Ne tanimë kemi akumuluar 1000 GOLD nga Gara e fundit kombëtare që janë vetëm duke ndenjur.
Tjetri opsion është më i ngadalshëm dhe kërkon ndihmën e secilit. Secili që dëshiron që të kontribuoj në zhvillimin e tyre mund të dhuroj në këtë link. Mundësisht ALL.
Donacionet e juaja do të shfaqen në këtë artikull.
You have accepted 500.00 ALL from Nessi 91.
Me respekt,
V.
Comments
V... tani duhet te implementoni ate iden e Crayzit qe gjithe antaret e Albanian army te punojn ne fabriken shteterore.. dhe ne kete menyre do ket fuqi te madhe puntore si per weps, por me me rendesi per RAW
o/
Mos ja Q9 krisfor nga mir menaxhimi tash 2 vjet ska kurgja vetem kto po vk se sja vlen te njajtet ss i shohim cdo muj
Krisfor,
Me lehte tingellon sesa qe behet. Do te mirepritja qe presidenti ta implementon. Shpresoj se e kemi perkrahjen e lojtareve.
V
Faliminderit per sqarimin ne detaje. Edhe une kisha lutur qe te vazhdohet tradita e dhurimit te gold nga medaljet e kongresit tashme kemi 40 kongresmen dmth 200 gold.
Do ishte mire qe gold qe kemi ne thesar te investohet ne fabrika kur po shohim se investimi po na u kthehet.
Gjithashtu kerkoj qe ata qe jane neper puna me nga 10 all me mire te punohet ne fabrikshtetrore.
lol ty te asht kthy mire se more 4k weps e humbe 😛
Ma ka thy bre 😛
Po mire kish me qene. Po jo gjithmone kongresment dhurojne. Kongresmenet e Partise Revolucionare kane programet e tyre. Shpresh edhe ata te LEA-s kane pase me heret programet e tyre. Po te japnin gjysma, do te mund te zhvilloheshim me shpejt.
Aty eshte problemi se une kom bisedu me te gjithe disa thone kur ti japin krejt i jap une e disa po thone kom premtu qe nuk do i dhuroj ne FB por tjeter kund.
Visar J ne kemi nje MU per te mbajt dhe po ashtu nje Parti... ne gje nga shetiti skemi marr kurr, vetem kemi dhen edhe shum edhe shpesh... prandaj normal qe cdo gold ose pasuri te njerzve tan une eshoh te arsyshme te perdoret per nevojat e MU ne arm fabrika etj,,, ose partis qe gjithashtu ndihmon anteret qe jan ne nevoje ....
Shteti i fort behet kur ka qytetar te forte 🙂 sdi se cili cp amerikan e ka than kete 😛
Mos deshte me ti ble ruberat e fabrikes tande se kan shku tan ai gold te ancc tanin e tek AEU klm se ja ke QR tu rrejt
lol sa mire qe e pranove i her hajnin ndaj komunitetit edhe pse ne farm shakaje... por sic dihet ajo shaka eshet gjysma e te vertetes.... qr merr burri 4k weps e ik e hup si shurra neper brek e ja len tan luften ne dor Endrit Zekes 😃 sdu te permend illyrians pasi ne e bejm per vendin tone ate cka bejm 😛
Le bre kris mos u nis prej vetit cdo dit je neper feeds per scammer nuk jemi te gjith si ti loqk ka edhe njerz te moralshem andaj mir ish kan pak me marr msim prej tyre.
lol festi un ja fus grekve, edhe pse vetem 1 her kan ndoll... por ti ja fute vendit tan... kush i bjen me ken me keq more trim ????
Krsifor goldi e ndihmat kan perfundu tjera kund e spo dalim me e than troç .Tashi ketu kejmi shejtin e ka ana tjeter te keqin e personi ne fjal ka me se 2 vjet qe ju merr goldin e hiqet si shejt pa na than se rrealisht ku shkon un e tham qe fabrikat duhet ti hiqen nga menaxhimi sepse cdo gja po vidhet vetem po hargjojm fryme kot
Keto artikuj na nevojiten me se shumti V. ju lumte dhe ne fakt dua te bej dhe 1 vleresim, do ti quaja fabrikat e juaja, s'ka investu askush sa ju ndoshta dhe sdo jape ate kontribut qe ju keni dhene... o/
PS: Uroj mos ma keni marre per keq mszh nuk kisha dyshime ishte me shume qe te dija se pse nuk jepen me ndihma...
Jo ska gje, pyetjet jane te mireseardhura. Po sic e kam specifikuar ne artikull, fabrika nuk ben shpendarje te drejtpdertejt. Ato i dergon tek presidenti apo tek i emeruari i presidentit e pastaj ai i shpendan ne programet qe ka.
V.
Super V por 1 mendim doja te jepja pse mos ta shesesh edhe ate Heal Center +100 me i kthy gold edhe mundohuni me ble rubera a nai fabrik tjeter 😃
Nuk mundesh me shit Health Center 🙁
V
V
Gjithmone i detajuar ne shkrime! Nje trasparence qe nuk te len hapesire per fjale te teperta! 🙂
Vote. Ku gjenden ofertat per pune te fabrikave shtetrore, ku ka nevoje per puntore vullnetar?
pas zgjedhjeve do ket mundesi cdo shqipetare me kontribu me punen e tije en fabrikat shteterore 🙂
ne rradh te pare fabriken se ke ba ti po Shqiptaret me goldat qe te kani nis tash 2 vjet apo me shum.ti thu kam investu pare te mija ik e burr mos lej nam me 10 euro po harrove qe bane namin kur ta mori Peyoni fabriken FPZH dhe ajo punoi shum mir.Pse thu vetem per tanket po foodi ku u zhduk mendoj qe goldi ka marr rruge tjeter.Ti mund te jesh i mire ne"ekonomi" po mos harro 40 kongresmen per 5 gold jan 200 e heqim gjysmen se nuk ti kan dhan po thojm gjithsesi jan 300 gold per 3 muaj.Pra je shum ne kontrast me ato qe thu e 2 gjana jan 1 o po rren ose na kujton te trash.E nese CP i republikes te kerkon ti je i detyrum me ja dhan se sjan tuajat.Un nuk e di planet po thjesht sa per dije mos kujto se jena te trash e 2 ss nuk na rren ,rren 1 ne nivel 24 po jo ne qe jemi 40+ veshtire
http://prntscr.com/1php7l shikoni mir pak se spo baj komentin
lol u ndryshu numri i saltpepers u hoqe rrealja e u vu fallco
e ca do me tregu ti me ket?
qe 2 vjet akoma sesht kompletu kjo virane ?!
un vet kam arrit deri ktu http://prntscr.com/1phwfw 24 ruber
Acounti i fabrikes ska nevoj per kontrat ushtrimi as per ushtrime as per bars perdoreni veq per prodhim i mbrrin shpejt goldet
http://prntscr.com/1phx9w ishkon ma mir kjo foto
Po sa tanke i ke dergu ne shtet.
Nese keto 40,000 tanke qe kan shku ne shtet do te shiteshin per 2100 GOLD, tani do te kishim 4 fabrika Q7.
Jeni te mireseardhur te nisni fabrika te reja per shtet dhe ti zhvilloni ato shpejt.
Une kaq di, kadale, sigurte, me kondicion.
V.
shteti ka aq influenc me e dergu fabriken ne kin me punu full bonuse
visar une kam dergu ne SHQIPRI per SHQIPRIN sja kam dhen kerkujt me i nda i kan nda vet ne lufta per shtetin.
se kur i ndajn 20 % nuk ndahen hupin
Ka influence, po kontributi i fabrikes eshte edhe ne ngritjen e bruto prodhimit vendor, pagim takse dhe perfitime tjera per shtetin. Aq me teper, ato 15,000 ALL qe shpenzohen ne muaj per punetor apo per RAW marrin punetor shqiptar apo blejne ne treg shqiptar.
Fabrikat kane qne ne USA, ne Argjentine, ne vende ku ka pase 100% bonuse. Mirepo udhetimi i lojtareve shqiptar per atje, e edhe mos perfitimi i shtetit nga sistemi tatimor eshte dem i madh qe mund ta bejme.
V.
faktikisht nuk hup asgje shteti sepse prodhimi dot jet i dyfisht kshtu qe dot ket mundsi edhe per shitje te armeve ne tregun ton.
gje e cila mbulon at hupjen.
Pershendetje Visar
Te pergezoj per punen qe e bon qe nje kohe bukur te gjate ne keto fabrika , kohen , energjine edhe parat qe investon ne to.
Nje gje spo kuptoj , pse spo i puneson edhe ata 37 punetore qe te nevojiten ne saltpeper per prodhim te plote vetanak. 37 punetore me nga 11cc kushtojne 407 cc , ndersa prodhojne 14800 raw te cilat kane vlere 740 cc , pra te kushton dy here me pak. Ne kete menyre e eliminon komplet problemin e vet-qendrimit te FabrikaShteterore.
A spo ka punetore te interesum a qka eshte problemi 🙂 ?
Ndersa me 1000 gold qe po rrin ne thesar kisha propozu me i investu ne fabriken sokolsokoli me ngrit edhe ata ne q7 edhe me ndertu raw aq sa nevojiten sa mos me ble raw ne treg.
2 Fabrika Q7 per kete komunitet. 352 tanke ne dite (60% bonus) per 1 komunitet 300 lojtaresh s'eshte pak.
Sa i perket food-it q5 nuk e di sesa eshte tu i sherby komunitetit dhe a eshte ende programi UML gjalle.
Me analizu sa fitim ka prej kesaj fabrike edhe a eshte me fitimprurese me i investu krejt te mirat materiale te saj ne arme.
Ideja kish me qene me i furnizu lojtaret e Albanian-Army me arme per te kry DO meqenese eshte njesi shteterore.
Pse?
1. Te furnizohen me arme ne baza ditore/javore lojtaret e divizonit te pare (ketu do te duhej te analizohen me shume lojtaret me potencial per te vazhdu lojen) edhe divizionit te dyte.
Ne kete menyre u'a zvoglojme lojtareve shpenzimet ditore. Me pak shpenzime > me shume fonde > mundesi me e shpejt per te rrit TC > rritja e str me shpejt.
:
OSE
2. Krijimi i nje fondi rezerve te tankeve per lufta. Ndersa nje pjese te shiten e te jepen si subvencion per lojtaret qe kane nevoje me i ngrit Training Kampet.
QELLIMI : lojtaret e ri ti subvencionojme maksimalisht per ti ngrit training kampet sa me shpejt qe eshte e mundshme. Ky mendoj qe do te duhej me qene prioritet i cdo qeverije.
Po thom thash , une ekonomist nuk jam dhe besoj qe ju e dini ma mire . Po kjo eshte ideja "berthame" .
e ke ba llogarin se sa duhen me kalu nga Q6 -Q7
rreth 250 gold , ne kohen e zbritjeve , nese nuk gaboj?
Po duhet edhe per raw kompani , nuk eshte e thene krejt golldat te shpenzohen, vetem aq sa eshte nevoja me plotesu kerkesat e fabrikes. Une mendova te shfrytezohet per ngritje e te tjerat te perdoren per projekte tjera varesisht prej synimeve te qeverive te ardhshme
problemi se po u vune ne pune qe nuk asht keq po problemi ka qe ka me se 2 vjet qe qohen goldin tek i njejti person dhe kemi te njejta rrezultate dhe njerezit jan lidh me ss boshe e sdja vlen me nis ma gold tek ky person po duhet gjet persona tjere
Pershendetje ArlinDx,
Ska lidhje qe sje ekonomist se po shihet q eke haber ne kto pune.
Sa I perket prodhimit te RAW, ke te drejte dhe kete e kam bere disa here. Sfidat kane qene qe deri dje kishim storage te limituar ne vetem 28,000.
Fuqija blerese ne Shqiperi nuk eshte shume e madhe dhe rrall shiteshin ato per mos te thene asnjehere nuk shiteshin te gjitha deri ne diten e neserme.
As fuqi punetore nuk ka shume ne Shqiperi se plot lojtar te ri hin ne loje dhe e lojne lojen andaj nuk qendrojne gjat si punetor.
Sa i perket fabrikes sokolsokoli, ajo eshte nje dhruate nga Maxxy dhe eshte e lidhur me email te hotelit te tij ne Shkup. Nuk e di se si e ka programuar, po aty nuk mund te nderrohet fare passwordi. Shih ketu http://img594.imageshack.us/img594/1469/bzku.png
Edhe nese hap tiket, ajo shkon tek ai email ne te cilin une nuk kam qasje.
Ne sokolsokoli futet nganjehere Maxxy apo kushdo qe e ka passwordin e ketij account dhe blen per gift GOLD apo edhe lufton me kete account.
Per kete arsye une kam hezituar qe te bej investime aty pasiqe nuk e kam ne kontroll te plote.
F.P.ZH. nuk ka asnje arsyeshmeri ekonomike. Albani kur e ka kriju i ka vendose nje security code per shitje te aseteve. Atij nuk I kujtohet aj kod. Andaj nuk mund te asgjesosh asgje aty. Para ca muajve patem vendose ne kongres qe me bo nje hap te tille, po skemi mund te downgrade fare at Q5 te ushqimit.
Per ata une dhe pergjegjesi per fabrikashteterore, e keto tjerat kam hyre sa per te mos u shuar dhe te punojme me kapacitet shume te vogel
Ideja jote e pare perkon me idene e presidentit ne zgjedhje Crazy Albos dhe besoj se ashtu do te ndodhe.
Ideja e dyte e jotja eshte ajo qe e kom realizu une sa isha president.
Edhe une besoj qe kjo do te ishte bazamenti i zhvillimit, po per kete duhet perkrahje.
V.
Nuk e paskam dit qe ka ksi pengesa ne 2 fabrikat.
Sidoqofte do te kishte qene me interes te madh te zgjidhet kjo qeshtja e sokolsokoli-t se eshte kogja kapital fabrika q6 , me investu ne te ja vlen.
Lexova shume komente po te them te drejten vrk shume pak i kuptoj . Kjo health center per ca sherben ? Po gjithe ky potecial food dhe weapon ku shkon ? Jam kurioz ta di .
Nese te kujtohet qe kemi pas afro 2 jave luftra dmth nje pjes si u cek ma larte jane perdor per keto luftra gjithashtu cdo muaj mirren ketu tanke per te financu luftrat
Perdoren nga kongresment apo u shperndahen edhe lojtareve ?
fest mos len nam se ska hap kush supplies po thuj se i kan vjedh ma mir se kshu del ma i ndershem ti
kur u hapen luftrat 2 jave ti u zhduke si kurvat su duke as ne groupe mesage nja 1 jave
V dhe V gjithmon bravo transparenca mbi te gjitha
hahha e ter kjo bised per ni fabrik,jepjani ma mir ndonje MU smamir edhe ska mo fjal po vjedhet apo s po vjedhet qe 6 muj ne loj jam gati me bo vet fabrik ju qe sa vjet beni komente per ni fabrik, ne fillim para 6 mujve pata komentu se kisha me shum arm se fabrika shtetrore,tash perseri po them se paskm arm me shum se fabrika shtetrore
V, Pergezime Per Punen e Madhe Qe Po Ben Visar J .