Sot 500, pas një muaji 1000

Day 1,775, 14:48 Published in Albania Albania by Rilindasi

Janë përafërsisht 40 të rinjë në ditë (çdo ditë) përjashto ketu kohet kur kemi prurje të reja nga lojtarët shqiptarë ketu(shumica nga ta Terrnakopi dhe HmmmAlbania) faleminderim të posaqëm për të gjithë që sjellin lojtarë të rinjë për komunitetin shqiptar dhe që ndihmojnë që ky komunitet të ritet në sasi.
Por , sa nga keta që vijnë ketu , vazhdojnë lojën? Shumë pak , për të mos thënë fare .

Ndonjëhërë ankohemi se prurjet që bejmë nuk qendrojnë dhe ankohemi se kemi probleme me divisione të caktuara dhe me zhvillim të lojtarëve të rinjë .

Çfarë mund të bejmë?

Mirë problemet ekzistojnë , prurjet jo aktive ekzistojnë, qytetarët e vdekur ekzistojnë.

Ejani të kujdesemi për një të sapoardhur të gjithë.

500 aktiv sot, plus 500 aktiv pas një muaji. Të behemi mësues(pa dashur të ofendoj ndonjë) të lojtarëve të rinjë. Secili nga ne që jemi aktiv , të marim nën perkujdesje një lojtarë të sapoardhur me anë të së cilës do komunikojmë nepermjet mesazhëve tek loja , me keshilla, ndihma ditore , dhe sigurisht menyra se si të ritet sa më shumë.

Sot 500, pas një muaji 1000.

Dhe mund të ia dalim në ketë menyrë:

Kerko në listën e lojtarëve që janë në linjë : http://www.erepublik.com/en/main/online-users/Albania/all/1

Shko në faqën e fundit , shkruaj një lojtari të rinjë, nese nuk të kthen i pari, mos u dekurajo , shkruaj deri sa të njoftoheni me një të posaardhur .

Shkruani se ju deshironi të beheni mentor i tij, dhe ai do jetë rekrut i juaji.

Për një muaj rresht, percilleni gjendjen e tij, ndihmojeni aq sa keni mundësi, këshillojeni për hapat fillestar fillimisht, percjelleni deri tek Ministria e Edukimit dhe chatet përkatëse për ketë gjë.

Çdo ditë inkurajojeni që të luaj lojën, është vështirë në fillim , perdorni terma nacionaliste , luftëra dhe beteja të mëdha , për të i berë sa më shumë të interesuar për lojën.


Pra si përfundim: Behuni tutor i një lojtari të ri, percilleni për një muaj, behuni mik i tij, jepini këshilla, bejeni të e doj ketë komunitet. Inkurajojeni me jetën ketu, në ketë mënyrë ndihmo Shqipërinë.


Për një Shqipëri më të fortë. Sot 500, pas një muaji 1000


Zoti e bekoft Shqipërinë
Zoti i bekoft Shqiptarët



Risi: Gazeta do ketë dhe anen e saj të reklamave :




Shënim: Ju lutëm vijeni në zbatim iden. Ideja i është dorezuar zëdhënsit të qeverisë dhe ai më njoftoi se i është dhenë dhe presidentit shqiptar. Shpresoj që ideja të vihet në funksion, duke pasur dhe parasysh modalitetet tjera që duhet të shqyrtohen.