Situata ne eBote (Dita 2,410)

Day 2,410, 07:25 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka
Situata ne eBote

Duke dashur t’u informoj ne lidhje me betejat,rrjedhen e luftrave,raportet ndermjet shteteve dhe aleancave,luftrat me te rendesishme dhe levizjet strategjike te miqve por edhe armiqve tane,mora mundin te shkruaj nga nje artikull ne disa dite ose cdo jave lidhur me ate qe u tha me lart.

eShqiperia


Po fillojme me vendin tone,i cili edhe kesaj rradhe ia doli mbane te siguronte kongres(40 kongresmen) ne territoret origjinale te Bjellorusise,dhe per me teper edhe kolonine tone(Bjellorusine) e lame pa kongres per te dytin muaj me rradhe.

Mirepo siq mund ta shihni edhe nga harta keto ditet e fundit bjelloruset te ndihmuar edhe nga aleatet e tyre,arriten te lirojne dy territore(te tretin ne proces e siper),dhe kjo u pa nga qeveria jone si mundesi e mire per te ulur piket e vendosmerise(reset determination) andaj edhe nuk iu kushtua rendesi e madhe.Por nga tani e tutje cdo beteje duhet te fitohet,duke filluar nga lufta direkte qe tashme eshte aktive.

Europa

Pushtimi i Britanise


Pas nje fushate te suksesshme ne Spanje,dhe nje levizje strategjike te realizuar me sukses fal edhe kordinimit me Francen,Argjentina arriti te kishte kufi me Britanine.Duke i dite problemet qe kane ne RL keto dy shtete,Argjentina tentoi qe permes pushtimit te armikut te saj te realizonte edhe nje Baby Boom(i cili nuk u arrit).Njeri prej armiqve me te vjeter dhe te perhershem te Britanise,Kanada nuk hezitoi ta shpallte si armik natyror dhe ta sulmonte,tash ka nen okupim dy territore:West Midlands,North West of England(aktualisht i bere RW nga britaniket).

Polonia tregon dhembet


Nje muaj me pare Argjentina e la Spanjen pa kongres,ndersa vuajtjet e Spanjes dukej se nuk do merrnin fund,ngase as me RW kurrsesi nuk arrinte te lirohej.Dhe kur dukej se askush nuk do guxonte t’i dilte perpara Argjentines,ishte aleati me i mire i Spanjes, Polonia qe duke kaluar permes territoreve te Frances arriti kufirin me Argjentinen dhe e shpalli armik natyror.
Kjo mundesoi qe Spanja ta merrte iniciativen dhe eshte vetem qeshtje ditesh se kur do te largohet Argjentina nga toka iberike.


Ping-Pong ne Ballkan


Vazhdon loja ping-pong ndermjet Serbise dhe Kroacise,mirepo tash neper regjionet e Bosnjes dhe Hercegovines,e cila do qe te jete e fshire nga harta per ti shpetuar nje PTO-je te mundshme nga serbet.
Mali i Zi ka arritur ti liroj territoret e tij,dhe tash po e sulmon BiH ne regjionin:East Srpska Republic(ku edhe po fiton me rezultat bindes)
Serbia dhe Kroacia kane nen kontroll te gjitha territoret origjinale te tyre.Gjithashtu Serbia mbane te pushtuara territoret tona origjinale,ndersa Kroacia shumicen e territoreve te BiH.

Rivaliteti Bullgari-Rumania rikthehet serish


Pas nje kohe te kaluar me NAP,duket se dite interesante po vijne per Bullgarine dhe Rumanine,qe tashme e kane shpallur njeri-tjetrin armik natyror dhe beteja ne Muntenia ka filluar me iniciativen e Bullgarise.
Ndersa shume RW jane hapur ne territoret e te dyja ketyre shteteve.Se shpejti pritet qe Kili te kete kufi me Rumanine ne territoret e Europes Qendrore nga ku edhe do e sulmoj.Duke e dite nga e kaluara kjo lufte nuk besoj se do mbyllet pa u fshire njeri nga shtetet nga harta,ndersa me siguri do humbin edhe nje pjese e bonuseve qe i jane dashur muaj per ti arritur.Pritet nje lufte EPIKE!

Shume nxehte ne Lindjen e Mesme


Me te vertete qe disa beteja epike jane zhvilluar ne Lindjen e Mesme,se pari ishte Hungaria qe e largoi BiH nga territoret ne UAE,pastaj edhe zhvilloi disa beteja te ashpra me Turqine duke e larguar kete te fundit nga gadishulli Arabik.Nga ana tjeter Qipro,nje shtet i vogel por me aspirata te medha ne kerkim te bonuseve(resurseve) sulmoi Hungarine duke e mposhtur bindshem,pastaj hungarezet mbyllen kufirin,por tani kane perseri kufi dhe Hungaria po sulmohet me lufte direkte nga Turqia dhe Qipro,si dhe me RW nga UAE.Duket se Hungaria i ka ditet e numeruara ne gadishullin arabik.

Ehh India


Per nje kohe te gjate India ishte nje vendqendrim i sigurt per Kroacine,madje per disa muaj edhe per ne,mirpo meqe ne turneun e fundit Argjentina fitoi +1 influence neper beteja e perdori kete duke bere AS Kroacine ne territoret ne gadishullin indian,dhe duke e larguar qe aty.
Nga ajo dite ai vend eshte shendruar ne nje bastion te LETO-s,shtetet te cilat e kane te pamundur te sigurojne kongres ne territoret origjinale,bejne AS ne Indi,aty afer eshte dhe Argjentina qe iu garanton siguri,dhe nje rruge kalimi per ne pjesen tjeter te Azise.
Shtetet te cilat tashme jane te vendosura ne Indi jane:Argjentina,Kanada,Irani,Peru,Uruguaj dhe disa territore edhe per Indine me te cilen duket se kane nje marreveshje.



Oqeania dhe Australia

Sa i perket Oqeanise dhe Australise,situata pak a shume eshte normale dhe jo me shume beteja aktive.Ne Oqeani shtet dominant eshte Indonezia,por qe kohet e fundit ka humbur disa nga kolonite e saj dhe tashme eshte vetem ne territoret origjinale.
Ne kerkim te nje vendqendrimi te qete Franca ka bere AS ne Filipine dhe tashme ka nen okupim njerin regjion te Filipineve te quajtur Luzon.Filipinet kane regjionin tjeter.
Malejzia cliroi regjionet e saj por jo edhe per shume gjate ngase tani jane nen sulmin e Tajlandes(e bere PTO nga serbet).
Ne Australi(kontinent) me ne fund Australia ka arritur ta liroj njerin regjion te saj(gjithashtu ka bere AS ne Arabi Saudite,atje ku ka 1 regjion),3 regjione jane nen okupimin e Kilit ndersa 3 regjionet tjera nen okupimin e fqinjve tane te cilet as nuk dime si ti quajme(besoj po e dini per ke e kam fjalen)

Amerika

Kontinenti amerikan ka qene nje vater zjarri per kohe te gjate,duke na sjell shume drame dhe beteja te jashtezakonshme,por ne kohet e fundit cdo gje eshte me e qete.
Gjersa ne Ameriken Veriore,SHBA dhe Kanada nuk duken me te interesuara per ti hyre aventures se luftes perseri.
Edhe ne Ameriken Qendrore dhe Jugore nuk ka ndryshime te medha,pershkak te nje aleance regjionale te quajtur TETAS,e cila ia garanton sovranitetin territorial shteteve pjestare.
Se fundmi ne kete mini-aleance u pranua edhe Brazili,mirpo vetem duke u larguar nga Sirius,dhe duke larguar MPP me shtetet e Sirius,Aurora dhe proSirius.
Meksika mban nen okupim dy regjione te Kolumbise por mesa di eshte vetem nje Training War,per te bere me shume demtim ne turne te dyja shtetet.



Shtetet e reja ne loje


Kuba

Kuba ka nje pozite shume te volitshme gjeo-strategjike,dhe si e tille eshte bere pre e tentimeve te shumta per ta bere PTO.Duket se numri i serbeve ne kete shtet po rritet vazhdimisht dhe ekziston rrezik i madh qe ta marrin nen kontroll, siq kane bere edhe me shume shtete te tjera.
Deri me tani Kuba nuk ka qene e perfshire ne asnje lufte gje qe ka bere qe te kete te tri regjionet e saj.


Gjeorgjia dhe Armenia

Kur u shtuan ne loje shtetet e reja,Gjeorgjise iu dha nje regjion me resurs rubber(qe eshte i rralle ne eRep) u be nje target per shtetet tjera ta merrnin ate bonus.Me e afta ne kete situate u tregua Bullgaria,qe beri AS territoret e Gjeorgjise dhe pushtoi territoret e saj,perpos kryeqytetit(ky regjion nuk mund te sulmohet nga askush),nga nje RW e suksesshme,Gjeorgjia liroi nje regjion,por qe u pushtua nga Rusia.
Momentalisht Gjeorgjia ka nje regjion,por ka hapur RW ne Kakheti(dhe me gjase do lirohet ky regjion)
Nga te 4 shtetet e shtuara se fundmi ne loje Gjeorgjia eshte e vetmja qe ka ngritur numrin e lojtareve me vrull dhe duket se ia ka vlejt shtimi i saj ne loje.Tani ka ~ 3700 lojtare.

Per dallim nga Gjeorgjia,Armenia nuk ka qene e perfshire ne luftra dhe si shkak ka te gjitha territoret origjinale te pacenuara.Per momentin duket te jete ne duar te sigurta,dhe nuk rrezikohet nga PTO.


Nigeria

CP i deri me tanishem i ketij shteti ishte nje argjentinas ne RL,qe me mosangazhimin dhe papergjegjshmerine e tij kishte ndikuar qe Nigeria te shnderrohej ne vendburim te resurseve te vendeve te Asteria-s.Ishte Greqia qe se pari beri AS ne Nigeri duke fituar nga 10% bonus ne arme dhe ushqim,e pastaj Afrika Jugore e shpalli NE dhe ia morri te gjitha territoret tjera perpos kryeqytetit(asnje shtet nuk mund ta sulmoj ate regjion).
Tash ne krye te shtetit eshte dikush shume me i pergjegjshem dhe besoj se do mund ti hedh hapat e pare per ngritjen e ketij shteti,dhe parandalimin e nje PTO-je te mundshme nga rumunet.



Ju kerkoj falje ngase artikulli eshte me te vertete shume i gjate,por besoj se ia vlen ta lexoni.
Jam munudar te jem sa me neutral,dhe ti paraqes gjerat ashtu si jane me te vertete.Te me falni per ndonje gabim,dhe me besoni se eshte bere padashje.

Ju deshiroj loje te kendshme dhe mbi te gjitha shendet e suksese ne RL.
Endritt Zekka