Sistemi im i Lojes

Day 1,769, 07:33 Published in Albania Albania by claw94

Kjo eshte nje gazete e re qe hapa per tu shprehur dhe te jap mendimin tim e te ju informoj me informacione te shumellojshme te reja e te dobishme. Natyrishte ne ditet e sotme ne eRepublik jane hapur shume gazeta por qe per mendimin tim ka fare pak te paanshme rreth informimit.

Ky eshte artikulli im i pare i titulluar 'Sistemi im i Lojes'
Ne kete artikull do te ju jap sistemin tim te lojes qe e shfrytezoj dhe kam arritur mjaft suskese me te.
Une kam mesim paradite. Para se te lesh lojen ne mbremje energjia duhet te jete e harxhuar. Ne mengjes kur te zgjohesh per shkolle rreth ores 6:30 hyn ne loje dhe i ben Recover Energy ashtu qe te mbushet Energy Bar-i me 500 energji dhe e mbylle lojen e ik per ne mesim. Kur te kthehesh nga shkolla rreth ores 13:00 hyn ne loje dhe tek My Places i kryen punet ditore si dhe trajnohesh me c'rast te mbesin rreth 900 energy tjera varesisht sa punon dhe trajnohesh. Kete energji te mbetur e shfrytezon per DO-ne dhe e harxhon te teren. E mbyll lojen dhe ne oren 18:00 hyn prap pak minuta dhe i ben Recover Energy ku Energy Bar-i mbushet me 500 energji dhe del nga loja. Me tutje hyn ne loje rreth ores 22:00 dhe tani ne kete kohe ke plot 900 ose me shume energji per ti shfrytezuar gje qe eshte mjaft me interes sepse ne kete kohe eshte sulmi i perbashket ditor dhe me shume energji do te thote me shume Damage e me shume damage na e ngrisin rolin neve ne EDEN. Pra, ne sulmin e perbashket harxhon gjithe energjine dhe prap neser fillon te njejtin cikel.

Ky eshte nje sistem i pershtatshem per ata qe kan mesimin paradite dhe pasditen e kan te lire. Eshte shume i lehte sepse nuk kerkon shume kohe aktiv(fare pak) per ata qe smunden te shpenzojne shume kohe ketu. E shfrytezoj dhe vete me nje sukses mjaft te madh deri tani sepse nuk te merr kohe mirpo ne anen tjeter shfrytezon gjithe energjine e mundshme dhe nuk humb asgje ne ate menyre qe shume shpejt kalon level-et.

Kam dhe nje kshille per DIV-1, nese deshironi BH duhet te rrini me shume aktiv dhe te percjellni betejat e shteteve jo te fuqishme dhe me pak popullsi ne menyre qe me sa me pak DMG te merrni BH. Une per vete kam vepruar ashtu dhe kam rrembyer plot 20 BH ne DIV-1 brenda 30 diteve. Per ndryshe ne DIV-2 do e keni shume veshtire per BH. Por, natyrisht keni kujdes mos u hargjoni shume dhe ruani DMG per interes te vendit ne fillim te tetorit kur do perfundoj marrveshja me Fyrom.

Nga nje VOTE dhe SUBSCRIBE do te ishte mjaft motivuese per artikuj tjere te dobishem.

Ju Faleminderit dhe me Respekt, cLaw94

Vote+Subscribe