Shqiperia Tjeter

Day 2,064, 00:05 Published in Albania Poland by tori01

Ka ca njerez qe bejne ndarje mes shqiptaresh...myslimanet na i bejne turq , katoliket italiane dhe ortodokset greke ..... po ne atehere çfare jemi ???? Zoterinj Myslimanet jane puro shqiptare kane dhene zemer e shpirt per kete komb, kane luftuar nder shekuj me shpirt nder dhembe.... Katoliket zoterinj nuk jane Italiane jo zoterinj kane qene ne fushe beteje gjithmone per te ruajtur territoret e ketij vendi te caperluar ne disa pjese, Ortodokset aq me pak jane greke...u helmuan, u vrane, u prene, u burgosen e kurre nuk thane se nuk jane shqiptare !!!! Ne perfundim Myslimane, Katolike e Ortodokse pavaresisht besimeve jane shqiptare , jane gjak shqiptari, kane rrenje shqiptari !!!

Bajram Curri luftonte kah Luigj Gurakuqit e At Gjergj Fishtes, Elez Isufi luftonte kah Sali Vranishtit e At Stath Melanit, Petro Luarasi luftonte krah Fan Nolit e Cerciz Topullit, kapedani cam Daut Hoxha luftonte kah Themistokli Germenjit,Ded Gjo Luli krah Hasan Prishtines,Murat Toptani krah Isa Boletinit, kah Ismail Qemalit krah Papa Llambro Ballamaçit, Spiro Bellkameni krah Mihal Gramenos, Papa Kristo Negovani krah Naim, Sami e Abdyl Frasherit....e keshtu me rradhe te gjithe...pa u ndare as ne fe e as ne veri e jug sepse mes nesh nuk ka ndarje ...nuk do te kete kurre !!! Ata qe kerkojne te na çajne ne kete menyre nuk jane shqiptare e nuk duhen lejuar ta bejne diçka te tille !!

Kishin te gjithe qellim te njejte , kemi te gjithe edhe sot qellim te njejte !!! Ne jemi te gjithe shqiptare pavaresisht se barbarite shekullore na kane ndare e na kane tkurrur mes shume vendesh !!! Jemi te gjithe Pellazge-Ilire-Arber-Shqiptare !!! Ndaj nuk duhet te lejojme te na ndajne kurre. Nese e bene me territoret s duhet te na ndajme me shpirterat, me gjakun, me rrahjet e zemrave tona qe vijne nga e njejta toke e shenjte e quajtur SHQIPERI !!!!!

Artikulli i shkruar nga "Marin MEMA Shqiperia Tjeter."