Shqiperia Etnike !

Day 1,833, 06:43 Published in Albania Albania by The Dictator Albanian


Special Force Of Albanian




Urime 100 Vjetori Shqiperia Etnike

Shqipëria natyrale ose Shqipëria etnike është hapi i fundit apo rezultati i bashkimit kombëtar. Shqipëria natyrale është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.
Përkundër barazimit të termit Shqipëri etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.


Historia para pavarësisë
Para pavarësisë Shqipëria ishte e pushtuar nga perandoria Osmane. Ajo ishte e ndare në disa sanxhakë : Kosova, Shkodra, Janina dhe Manastiri. Pas Traktatit të Shën Stefanit, disa territore shqiptare iu dhanë Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë. Lidhja e Prizrenit u ngrit kundër këtij traktati dhe luftoi me armë në dorë. Edhe pse Lidhja dështoi territoret shqiptarë nuk u copëtuan të gjitha por mbeten pjesë e Portës së Lartë.


Pavarësia dhe ndarja e territoreve
Pas pavarësisë kufijtë e Shqipërisë u caktuan nga Konferenca e Ambasadoreve e Fuqive të Mëdha. më gjithë kërkesën e Qeverisë së Vlorës për kufij etnik të Shqipërisë, Fuqitë të Mëdha nuk e morën parasysh kërkesën e saj. Kosova, Manastiri dhe Lugina e Preshevës iu dhanë Serbisë, Ulqini dhe viset përreth saj iu dhanë Malit të Zi kurse Çamëria iu dha Greqisë. Edhe pse morën më shumë se 2/3 e territorit të Shqipërisë vendet e Ballkanit vazhduan të kërkonin të tjera territore duke gjetur pretekste qesharake.

Pasojat e ndarjes së shqiptarëve
Ndarja e territoreve shqiptare solli pasoja të rënda si për Shqipërinë e cunguar ashtu edhe për banoret e viseve jashtë saj. Shteti shqiptar u përball më problemë shumë të mëdha nga që forca më e madhe punëtorë ndodhej jashtë territorit të saj. Gjithashtu burimet më të mëdha minerare ndodheshin në Kosovë e cila ishte pjesë e Serbisë. Serbia, Mali i Zi dhe Greqia ushtruan një dhunë të jashtëzakonshme mbi shqiptarët e viseve që pushtuan. Ata u masakruan u detyruan të ndryshonin fe dhe emra ose të largoheshin nga vendi i tyre. Kjo solli ndryshime në përbërjen e popullsisë së këtyre territoreve.


Lufta në Kosovë
Kosova qëndroi si pjese e Serbisë nga viti 1913 deri në vitin 1999 kur u zhvillua Lufta e Kosovës. Kjo luftë erdhi si pasojë e trajtimit të pabarabarte të shqiptareve me popujt e tjerë të Jugosllavisë dhe dëbimit të shumë prej tyre nga Kosova. Lufta u nis që në vitin 1913 kur filluan disa kryengritje. Gjatë regjimit të Titos për shqiptarët e Kosovës pati disa të drejta të cilat u mohuan totalisht gjatë regjimit të Milloshevicit. Lufta përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e cila u çlirua nga pushtimi policor serb. Më 17 Shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë nga Serbia

Ky Artikull Bazohet ne Ngjarje te Verteta sipas realitetit mos keqkuptoni


The Voice Of Albanian