Shansi i Albanian Templars, por edhe i juaji!

Day 1,676, 11:39 Published in Albania Albania by Hadrian the Illyrian

Te dashur lexues,
pas pak ditesh do te zhvillohen zgjedhjet per kongresin e eShqiperise.
Ne kuader te zgjedhjeve Partia Balli Koombetar dhe MU: Albanian Templars, ne vecanti lideri i te dy organizmave, Albanian Pirat, ka vendosur te ndermarre nje hap te rendesishem dhe qe eshte unik deri me tani ne demokracine e vendit. Pas disa konsultimeve te gjera ne parti dhe ne MU, bashkarisht kemi vendosur qe te mbetesim dhe te dalim per momentin me nje kandidat te vetem, perkatesisht kandidati
eshte Andi Progonati dhe do te jete ne listen e kandidateve ne bregdet te Shqiperise (Albanian coast).
Kerkohet mbeshtetja juaj per kete kandidat.

Me poshte po ju shpjegoj arsyet se perse kemi vendosur te dalim duke zbatuar kete plan per kongresin.

Partia Balli Kombetar dhe MU: Albanian Templars jane dy organizma qe po fitojne shume simpatine e lojtareve te rinj dhe te vjeter,
e sidomos atyre qe jane ne opozite, si pasoje nje organizmi i tille
do te sillte nje kandidat te sigurt ne kongres qe do t'i perfaqesonte anetaret e te dyja organizmave.

Arsyeja e dyte, kjo eshte nje prove demokracie brenda partise dhe MU-se per t'i dhene te gjithe anetarve mundesine per te qene aktiv ne forume dhe nivele te ndryshme hierarkie ne loje. Si do te ndodhe kjo ne muajt e ardhshem? Te gjitha anetaret e partise ne baze te nivelit te tyre dhe aktivizmit ne loje dhe ne vepritarise ne ushtrine Albanian Templars do te perzgjidhen per te kandiduar si kongresmen dhe do te gezojne mbeshtetje maksimale nga te dy organizmat.

Arsyeja e trete, kongresmenet qe do te zgjidhen nga ne, nuk do te ndermarrin asnje hap ne kongres, pa u konsukltuar me te gjithe antaret e partise apo MU dhe pa marre miratimin e tyre per te votuar apo propozuar ligje te ndryshme ne favor te eShqiperise, por edhe te qytetareve te saj.

Pra, shpresoj ne mbeshtetjen tuaj per te me vene ne prove mua si kandidatin e pare ne kongres nga kjo Parti dhe kjo MU. Ju premtoj cdo gje qe u tha me siper. Kerkoj mbeshtetjen tuaj dhe do te keni gjithmone
perkrahjen time, si kur te jem ne kongres ashtu edhe kur te mos jem.
Pra, votoni Andi Progonati ne Albanian Coast.

P.S. Nese keni deshire jeni te gjithe te mirepritur ne Partine Balli Kombetar. Zeri juaj eshte ai qe vlen!
Me respekt,
Andi Progonati