RROFTE SHQIPERIA

Day 1,752, 02:47 Published in Albania Albania by Napoleon 54

Pershendetje vellezer dhe motra

Zgjedhjet per president kane perfuduar tashme edhe besoj secili prej nesh e ka pare rezultatin e nuk ka nevoje te zgjatemi ne kete pjese.

Se pari dua te falenderoj te gjithe shqiptaret ne kete loje per besimin qe kan treguar ndaj meje ,per fjalet e tyre dashamirese, disa here edhe te tepruara pasi nuk mendoj qe meritoj gjithe ato levdata. Gjithsesi te gjitha komentet e mesazhet tuaja bvellezer kane qene nje shtyse e madhe per mua per tu rikthyer serish ne loje. Natyrisht pas me shume se 2 muajsh jo shume aktiv ka pengesa por une do te mundohem te mos zhgenjej asnjerin prej jush dhe te punoj sa me hsume qe te ngre emrin e Shqiperise edhe shqiptareve,edhe pse eshte vetem nje loje,cdokund duhet te tregojme vlerat tona 🙂

Se dyti do doja te shprehja respekte per Kandidatin tjeter. Hmm asnjehere nuk leshoi deklarata fyese apo percarese,eshte thjesht nje loje e mbi te gjitha jemi shqiptar. Ai ka bere nje pune te madhe ne prurjen e lojtareve te rinj e cila eshte teper e rendesishme per zhvillimin e shtetit e shpresoj te vazhdoje.


Une me ane te kesaj loje kerkoj te largohem nga monotonia e perditshme e politikes ne realitet,me premtime boshe e deklarata fyese ndaj njeri tjeterit. E konsideroj eRepublik si nje mjet argetimi ne te cilin mund te japesh kontribut virtual per Shqiperine. Asnjehere para se te behesha 5 here president (6 ne fakt 😛 ) apo Komandant Suprem i EDEN apo cdo pozicion tjeter qe kam mbajtur ne kete loje,asnjehere nuk kam bere premtime,fushate apo pallavra te kota e ofenduese. Jam munduar te punoje me aq shume sa kam patur mundesi. I vetmi premtim qe kam bere ka qene ndaj serbeve ku i kam thene keto fjale "Heret a vone Dardania do te jete e kuqe ne pixels sepse ne realitet gjithmone ka qene". Njehere ja arritem,e jam i sigurt qe do t'ja arrijme serish.

Vellezer e motra ne ne kete loje duhet te qendrojme sa me te bashkuar,te japim sa me shume ide rreth zhvillimit por asnjehre mos te ofendojme e te bejme akuza te kota ndaj njeri -tjetrit. besoj se secili prej nesh,objektiv te lojes ka ngritjen e emrit te Shqiperise,nese ndonjeri lufton per vete ne nje loje ku kryesore eshte memedheu atehere une personalisht nuk e quaj shqiptar. Nese bashkepunojme te gjithe bashke jam i sigurt qe zhvillimi do te vije.

Cfare duhet te bejme ?

Une kam menduar qe nga java tjeter (te henen ose te marten) te fillojme me shperndarjen e ndihmave jo vetem per Divionin 1 e 2 por per te 4 Divizionet.

Ndihmat ne Divizionin 1 do te jene pak me ndryshe. Do te caktojme nje numer te caktuar food e armesh e pastaj do tja leme ne dore do pjestari te div 1 te zgjedhe se sa arme e sa food do qe te plotesoje nevojat e tij e jo te perfundojne armet e food i marre nga shteti ne market per tu shitur. P.sh mund te kemi kerkesa te tilla 900 energy e 1 arme q6 nderkohe qe dikush mund te kerkoje 7 arme e 300 energy,pra varet nga kerkesat e nevojat e gjithesecilit ne D1

Persa i perket D2 D3 D4 si fillim do te vendosim nje orar te caktuar ne secilin divizion e kushdo qe do te vije ne orarin e caktuar e luftimit te perbashket do te marre 7 q7 arme. Me vone mund ta cojme deri ne 10 por per momentin duke mos patur kongres nuk kemi ehde shume te ardhura 🙂

Natyrisht per te perfituar keto ndihma do te kete disa kushte lehtesisht te plotesueshme. Pasi te vendosim orarin me shumice votash,secili duhet te kete avatarin e zgjedhur (besoj do vendosim vatarin e 100 vjetorit te Pavarsiese te propozuar nga Terrnakopi). Dhe gjithashtu te luftohet ne DO edhe ne luften e cila do te jete me e rendesishme per momentin.

Edhe dicka te fundit por jo me pak e rendesishme.

Un e di qe shume prej jush ju pelqen te luftoni per BH,normale fitoni gold e nuk eshte ndonje gje e keqe (ketu po flas per ditet jashte ofertes). Por ta dini vellezer qe shume luftetare bejne dicka te tille e ndaj EDEN e ka te veshtire te fitoje. Nese te gjithe perqendrohemi ne betejen qe eshte me rendesishme atehere do ta kemi me te lehte ndihmen nga EDEN. P.SH larguam BUllgarine nga AMerika e Jugut,nese nuk lejojme Serbine te futet ne Iran e kine,atehere pas Serbise e Bullgarise EDEN do te perqendrohet tek FYROM e Polonia gje qe do te sillte menjehere clirimin tone . Duhet te kuptoni qe EDEN nuk eshte aleanca me e forte pavarsisht se duket ashtu. 4FUN dhe FOE + ABC + gjysmen eUSA dalin shume me shume damage se EDEN + qe EDEN ka me shume shtete te vegjel e eshte e veshtire per ti kontrrolluar. Ndaj duhet te kemi durim te madh ne kete loje e te zbatojme urdherat. nese te gjithe luftojme ne betejat e rendesishme te EDEN sidomos D1 edhe D2 qe i kemi nga me te fortit ne loje atehere ndihma e EDEN ndaj nesh do te vinte me shpejt edhe me e madhe 🙂

Neser do te publikohet qeveria e re nga Zedhenesi ei Qevrise Don Kurtishi. Po ashtu do te hapet edhe votimi per orarin ne cdo Divizion.

Ky eshte artikulli i vetem ne gazeten time,artikujt e tjere gjate ketij muaji do te shkruhen nga Don me miratimin tim e te qeverise normalisht

Faleminderit edhe njehere Vellezer

RROFTE SHQIPERIA

Presidenti i Zgjedhur i eShqiperise

Napoleon 54 / Nino54