Rreth Kampionatit Evropian

Day 1,648, 02:30 Published in Albania North Macedonia by Plisat Prishtin
Kampionati Evropian është gara kryesore e futbollit të meshkujve që drejtohet nga UEFA. Ky kompeticion mbahet çdo katër vite që nga themelimi i tij në vitin 1960. Emri origjinal i tij ishte “UEFA Kupa e Kombeve Evropiane”, ndërsa në vitin 1968 mori emrin “UEFA Kampionati Evropian i Futbollit”. Që nga viti 1996, kampionatet emërohen si Evropian – shkurt “Euro” plus viti (p.sh. Euro 2012).

Formati


Deri në vitin 1980 vetëm katër përfaqësuese kanë luajtur në fazat finale, ndërsa pas këtij viti filluan të garojnë tetë skuadra.

Në vitin 1996, gara u zgjerua në 16 përfaqësuese (katër grupe), pasi që kombëtaret evropiane e kishin më të lehtë të kualifikoheshin në një Kampionat Botëror se sa në një Evropian.

Për t’u kualifikuar në fazat finale të një Kampionati Evropian, kombëtaret garojnë në një proces kualifikimi. Varësisht nga formimi i grupeve kualifikuese, në mënyrë direkte kualifikohet kombëtarja që zë vendin e parë në grup, ndërsa vendi i dytë ose kualifikohet drejtpërdrejt ose zhvillon ndeshjet e ‘play-offit’. Përfaqësueset nikoqire kualifikohen automatikisht në fazën grupore.

Nga Euro 2016 në fazat finale do të garojnë 24 përfaqësuese. Një zgjerim i tillë është iniciuar nga presidenti i UEFA-s, Michel Platini, me sqarimin se është rritur numri i përfaqësueseve evropiane pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Çekosllovakisë, Jugosllavisë, dhe përfshirjes së Izraelit dhe Kazakistanit.



Fituesit

Trembëdhjetë kampionatet paraprake janë fituar nga nëntë përfaqësuese të ndryshme. Gjermania është kombëtarja më e suksesshme në histori të Kampionatit Evropian me tre tituj të fituar, ndërsa ka qenë pjesëmarrëse në gjashtë finale. Franca dhe Spanja kanë fituar nga dy tituj, kurse Italia, Çekosllovakia, Holanda, Danimarka, Greqia dhe Bashkimi Sovjetik kanë fituar nga një titull.



Turneun e fundit evropian që është mbajtur në vitin 2008 në Zvicër dhe Austri e fitoi Spanja, e cila e mposhti në finale Gjermaninë me rezultat 1-0.



Gjermania (Gjermania Perëndimore)– 3 tituj (1972, 1980, 1996); 3 finale të tjera
(1976, 1992, 200😎
Spanja – 2 tituj (1964, 200😎; 1 finale tjetër (1984)
Franca – 2 tituj (1984, 2000)
Rusia (Bashkimi Sovjetik)- 1 titull (1960); 3 finale tjera (1964, 1972, 198😎
Republika Çeke (Çekosllovakia) – 1 titull (1976); 1 finale tjetër (1996)
Italia – 1 titull (196😎; 1 finale tjetër (2000)
Holanda - 1 titull (198😎
Danimarka – 1 titull (1992)
Greqia – 1 titull (2004)

Në finale janë paraqitur edhe Jugosllavia, dy herë (1960, 196😎, Belgjika (1980) dhe Portugalia (2004).



Golashënuesit më të mirë

Michel Platini (Francë) – 9 gola
Alan Shearer (Angli) – 7 gola

Portugal Nuno Gomes (Portugali) – 6 gola
France Thierry Henry (Francë) – 6 gola
Patrick Kluivert (Holandë) – 6 gola
Ruud van Nistelrooy (Holandë) – 6 gola

Milan Baros (Republikë Çeke) – 5 gola
Juergen Klinsmann (Gjermani) – 5 gola
Savo Milosevic (Jugosllavi) – 5 gola
Marco van Basten (Holandë) – 5 gola
Zinedine Zidane (Francë) – 5 gola



Lojtarët e paraqitur në më shumë Kampionate Evropiane

Lothar Matthaus (Gjermani) – 4 (1980, 1984, 1988, 2000)
Peter Schmeichel (Danimarkë)– 4 (1988, 1992, 1996, 2000)
Aron Winter (Holandë) – 4 (1988, 1992, 1996, 2000)
Alessandro Del Piero (Itali) – 4 (1996 , 2000, 2004, 200😎
Edwin van der Sar (Holandë) – 4 (1996 , 2000, 2004, 200😎
Lilian Thuram (Francë) – 4 (1996 , 2000, 2004, 200😎



Trajnerët që e kanë fituar Kampionatin Evropian

1960 Gavriil Kachalin – Bashkimi Sovjetik
1964 Jose Villalonga – Spanjë
1968 Ferruccio Valcareggi – Itali
1972 Helmut Schoen – Gjermani perëndimore
1976 Vaclav Jezek – Çekosllovaki
1980 Jupp Derwall – Gjermani Perëndimore
1984 Michel Hidalgo – Francë
1988 Rinus Michels – Holandë
1992 Richard Moeller Nielsen – Danimarkë
1996 Berti Vogts – Gjermani
2000 Roger Lemerre – Francë
2004 Otto Rehhagel – Greqi
2008 Luis Aragonës – Spanjë



“Trofeu Henri Delaunay” që i ndahet fituesit të Kampionatit Evropian është emëruar sipas sekretarit të parë gjeneral të UEFA-s, Henri Delaunay, i cili e dha idenë për formimin e një turneu të tillë, mirëpo vdiq pesë vite para Evropianit të parë. Trofeu i tashëm që është i ndërtuar nga argjendi i pastër, peshon tetë kilogramë dhe është 60 centimetra i lartë, ndërsa në pjesën e pasme të tij gjenden emrat e përfaqësueseve fituese.