REFERENDUM

Day 1,758, 07:13 Published in Albania Albania by DonCurtis


Përshëndetje të gjithëve,

Pas bisedimeve me eFYROM dhe diskutimeve në mbledhjen e sotme të qeverisë u propozua një NAP (Non-Aggressive Pact, ose në shqip Marrëveshje Mos Sulmi) ndërmjet eShqipërisë dhe eFyrom. Sot për herë të parë në historinë e eShqipërisë vendoset diçka që mund të quhet edhe akti më demokratik deri më sot: Votimi i popullit për Marrëveshjen e Mos Sulmit.

Marrëveshja përmban këto pika:
1. Shqipëria do të marrë South-Eastern Albania pa luftuar: Dmth FYROM do të na rrikthejë atë territor duke na lënë të fitojmë luftën.
2. Shqipëria dhe FYROM nuk do mund ti bëjnë NE njëra-tjetrën: Nëse kjo gjë ndodh, atëherë marrëveshja prishet.
3. Shqipëria dhe FYROM nuk do të luftojnë njëra-tjetrën: Sigurisht qe do të ketë luftëra rezistence por këto nuk do të mbështeten nga qeveria dhe nga populli por do të shërbejnë vetem për të marrë medaljet BH (Battle Hero) dhe TP (True Patriot).

ASPEKTET POZITIVE
Sic dihet nga çdokush, FYROM është një shtet shumë më i fortë se ne, dhe po të luftonim për një territor do harxhonim të gjitha armatimet dhe rezervat që kemi dhe gjithsesi fitorja nuk do ishte e sigurtë. Kjo marrëveshje, nese realizohet, do na jepte disa javë kohë më shumë për të pasur më shumë armatime te vecanta (bazooka dhe energy bars). Gjithashtu duhet te marrim parasysh qe aleanca jone ndodhet ne nje gjëndje të vështirë e si pasojë prioritetet e saj duan kohë per t’u realizuar. Me anë të kësaj marrëveshje ne kemi mundësi të zhvillohemi dhe të ndihmojme EDEN-in njëkohësisht. Të pasurit e Kongresit do të zhbllokonte thesarin e shtetit e do bënte të mundur përdorimin e fondeve për të rinjtë. E mirë tjetër është fitimi i një territori duke mos harxhuar ALL. Pra, nuk do të harxhohen fonde për supplies e për të blerë mercenarë.
Ne fund duhet thënë se te pasurit e territorit do të bënte të mundur që lojtaret e rinj të regjistrohen me nënshtetësi Shqiptare. Kjo do të ndihmonte për një baby-boom më të suksesshëm në të ardhmen.

ASPEKTET NEGATIVE
Nga ana teknike e pragmatike, për kushtet reale në të cilat ndodhet eShqiperia, Qeveria beson se kjo marrëveshje nuk ka asnjë aspekt negativ per eShqipërinë.
Shqetësim mund të bëjë fakti që, për aq kohë sa zgjat marrëveshja, nuk mund të mbështesim RW serioze kunder FYROM-it. Kjo do të bëjë që të jemi të kufizuar me të pasurit e vetëm një territori.

VOTIMI
Do te zgjase 24 ore nga publikimi i artikullit.
Është përmendur edhe më lartë, çdokush e ka të drejtën e një votë. Ka dy zgjidhje që mund të votoni:
1. PRO (po): Nëse dëshiron të pranohet NAP
2. KUNDËR (jo): Në nuk dëshiron të pranohet NAP

Votimi do bëhet KËTU.


SHËNIM: Nëse pranohet, marrëveshja do zgjasë deri në mbarimin e mandatit të presidentit Napoleon 54.


Me rrespekt,
Presidenti: Napoleon54
Zëdhënësi dhe Sekretari i eShqipërisë: Don Kurtishi