Raporti 3.Mbi Përkthimet në eRepublik Wiki - Dhe një gjë tjetër

Day 1,727, 01:05 Published in Albania North Macedonia by eAmai

Përshëndetje bashkëqytetarë,
Këtu më poshtë do të shihni punën që është mbrenda kësaj jave në Wikin e eRepublik :

Së pari do them se puna kësaj jave ka qenë e bërë nga vetë unë personalisht.E pash të nevojshme që këtë javë dhe javët në vijim të mirrem me faqet e lidhura në portalin e wikit.Por së pari arrita qëllimin tim për ta krijuar portalin tonë të wikit në Shqip.
Linkun mund ta shihni këtu.
Tani mund të thoni "Pse kaq shumë linke të kuqe?" "Pse disa linke dërgojnë në faqet anglisht?".
Së pari linket e kuqe siç e dini janë linke në të cilat ende nuk është shkruar gjë.Po punoj me të vërtetë shumë për të pasur sa më pak këso linkesh,por puna vetëm të merr kohë më shumë.Kështu ju lutem keni durim se pak nga pak do mbushet wiki me të gjitha faqet e nevojshme.
Së dyti linket që dërgojnë në faqet anglisht,janë kategori të krijuara nga adminët për të lehtësuar punën e përkthyesve si dhe punën e kërkuesve të informacioneve.Ato në shqip nuk mund ti kthejmë,por faqet në to po.
Për të vazhduar hap pas hapi me punën ditore mund të shihni kategorinë e lejuar shqip ku të gjitha faqet hyjnë.Ajo mund të shihet këtu


Puna që do të bëhet këtë javë do të jetë tërësisht e fokusuar në përfundimin e faqeve në Portalin Shqip.Tani disa faqe janë shqip,por janë të pakta në krahasim me punën që po pret.
Vetëm me kaq do vazhdojmë të punojmë,gjersa ta përfundojmë.
Dhe e fundit për këtë artikull do jetë protesta që e vazhdova për çlirimin e Kosovës.Tani shumica e keni harruar këtë gjë dhe keni vazhduar eJetën tuaj në eRepublik,por unë thash të ja japi edhe një të shtyer kësaj pune.
Por siç po duket adminët e lojës e kuptuan protestën tonë dhe sapo e përfundova të shkruarën në tiketë dhe klikimin send,tiketa ime ishte fshirë.
Sikur mos të kisha dërguar asgjë.
E them me keqardhje të plotë por protesta jonë e ka një fund jo të lumtur.Sado që të mundohem përsëri nuk do të na dëgjojnë.
Lini ndonjë koment për punën e mirë/keqe që po bëhet apo ndonjë kritik.Ju faleminderit.

Me të mira,
eAmai.