Qeveria arrin marrëveshje me Republic of Macedonia (FYROM)

Day 1,637, 07:51 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje Qytetarët e eShqipërisë.

Pas një kohe të gjatë të fshirjes nga harta dhe mundimeve të shumta të luftëtarëve tanë me damage e harxhime tjera, qeveria jonë arriti një marrëveshje me fqinjin Republic of Macedonia (FYROM).

Në bazë të kësaj marrëveshje, mund ta shihni se Republic of Macedonia (FYROM) u propzua si Natural Enemy nga Presidenti KRIMIKO (http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/106021). Republic of Macedonia (FYROM) do të lejohet që të i marr trojet tona dhe pastaj do të na lejojë që ta kthejmë Bregdetin Shqiptar (Albanian Coast).

Gjithashtu, në marrëveshje është e cekur se në rast se Sërbia apo Mali i Zi e sulmojnë Bregdetin dhe arrijnë ta marrin, Republic of Macedonia (FYROM) do të na e lejoj Tiranën apo Southeastern Albania.

Aleanca jonë, fatkeqësisht, bënë 1.1 bilion damage më pak se aleanca rivale (ONE). Ditët aktuale janë ditë të vështira për aleancën ku bëjmë pjesë ne (EDEN), andaj objektivat e secilit shtet të kësaj aleance për këtë muaj janë të ketë kongres, e ne po ia arrijmë këtë me anë të diplomacisë. Duke e ditur se edhe vendi jonë është akoma i ri dhe më pak kompetitiv, sidomos ndaj vendeve fqinje, ne e cilsojmë këtë marrëveshje si një sukses, pasi nuk do të jemi të zhdukur nga harta, dhe do të kemi kongres.

Marrëveshja do të jetë valide deri më datë 5 Qershor. I ftojmë të gjithë qytetarët e eShqipërisë që ta respektojnë marrëveshjen, pasi që me anë të saj ne vetëm se përfitojmë.

Me respekt

Presidenti i Shqipërisë

Zëdhënësi i Qeverisë.