Pyetje te pergjithshme

Day 1,595, 14:15 Published in Albania Albania by Alb Eagle

1. Cfare loje eshte kjo?

Kjo eshte nje loje grupore strategjike.
Grupore, sepse asnje person i vetem nuk munde te luaj as te fitoj lojen.
Strategjike, sepse duhet te behen veprime te duhura ne momentin e duhur, dhe te behen koordinime me grupin per te arritur qellimet e caktuara.

2. Ju lutem te beni nje pershkrim te thjeshte te lojes qe ta kuptojme me lehte?

Kjo loje eshte sikur jeta reale! Pra cdo person mundohet individualisht te jete me i miri, dhe te gjithe se bashku mundohen qe te bejne shtetin e tyre me te mirin. Ju jeni ne nje shtet eAlbania por ju jeni edhe vet shteti, sepse kur beheni ju te forte, e beni edhe shtetin te forte.

3. A ka ketu ndonje udheheqes meqe qenka sikur nje shtet?

Po, ketu ka udheheqje sikur ne nje shtet, ka President, Kongres, Ministra, Komandante ushtrie, kapiten regjimenti etj.

4. Cfare te bej praktikisht per te pasur sukses?

Puno dhe ushtro cdo dite, lufto sa te kesh helth, MOS hargjo gold per lufte dhe shume e rendesishme hyn ne chat dhe koordinohu me grupin: chati eshte http://chat.alvision.net

5. Cfare eshte me e rendesishme ne kete loje?

Sikur ne jeten reale edhe ketu paraja eshte nr.1. Ketu monedha kryesore eshte Gold, ndersa monedha e shqiperise All. Keto munde te kembehen ne mes vete ne monetary market, por vetem prej level 15.

6. Pse nevoitet Goldi dhe si duhet ta fitoj ate?

Gold nevoitet kryesisht per ndertimin e fabrikave, dhe per te bere Upgrade qendren trajnuese. Kujdes, kurr mos klikoni te luftoni me gold kur ju hargjohet helth, sepse helth munde te plotesohet me ushqim cdo 1 ore.

Ekzistojne 5 menyra kryesore qe te fitoni Gol😛

a). Kalimi i cdo level jep 1 Gold,
b). Marrja e nje medalje jep 5 Gold,
c). Ju munde te pranoni donacion Gold
d). Munde te bleni ne monetary market Gold me All
e). Munde te bleni Gold me para reale

7. Une dua te luftoj per eShqiperine, te cliroj trojet tona?

Te gjithe e duam kete, dhe je i mire se ardhur te ndihmosh. Gjithsesi kjo loje nuk perfundon per 1 dite, prandaj edhe qellimet nuk arrihen shpejt. Ju munde te luftoni per eShqiperine me shume, po te jeni me te forte, dhe kete munde ta beni, vetem me perkushtim, te punoni dhe ushtroni cdo dite.

8. A eshte me e rendesishme ekonomia apo ushtria?

Jane te rendesishme te dyja, sepse ju deshironi te beheni ushtar i forte, por per te arritur kete duhet te keni ekonomi te forte, te ushtroni sa me shume ju nevoitet Gold, dhe ate munde ta arrini nese keni fabrika te medha.

9. Cilat fabrika duhet ti ndertoj?

Jane dy lloje te fabrikave. Fabrika per ushqim dhe fabrika per arme. Keto rriten me Upgrade. Ka 6 lloje te madhesive te fabrikave. q1 deri q6 per ushqim dhe q1 deri q6 per arme. Secila fabrike prodhon produkte te ndryshme, sa me e madhe fabrika prodhon ushqime apo arme me cilesore.

10. Po si te trajnohem per tu bere ushtar i forte?

Ekziston qendra trajnuese. Ne fillim ju fitoni 5 strength ne dite, kur te keni mjaft gold munde te beni Upgrade, dhe merrni 10 strength ne dite. Nese ju beni shume gold munde edhe te beni trajnim me Gold, te ndertoni deri 4 qendra te ndryshme trajnuese. Gjithashtu cdo dite ju merrni shperblim 1 strength dhe cdo 5 dite, i merrni 5 stregth.

Pyetjet dhe pergjigjet do te vazhdojne, Nese ju beni ndonje pyetje e cila nuk gjendet ketu, ne do ta postojme ate pyetje dhe pergjigje.

VAZHDON ... http://www.erepublik.com/en/article/pyetje-nga-ushtria-2000219/1/20
VAZHDON ... http://www.erepublik.com/en/article/pyetje-nga-ekonomia-2000945/1/20
VAZHDON ... http://www.erepublik.com/en/article/pyetje-nga-politika-2001600/1/20

<<< MOS HARRONI TE BENI VOTE DHE SUBSCRIBE >>>