Punët keq, qysh t'ia bajmë?

Day 1,737, 14:07 Published in Albania United Kingdom by Mbretnia Shqiptare

Të dashtun eBashkëatdhetarë,

Siç po e shihni edhe vetë, punët nuk i kemi hiç mirë. Po bahen disa javë pa asnji territor edhe çdo rezistencë po na shkon huq, përfshi edhe këtë të madhen sot (dita 1,737), kur po tentojmë me pasë nji territor sa për me i mbajtë zgjedhjet.

Pasojat e mosmbajtjes së zgjedhjeve nuk po i di aq mirë. Me atë që po e kuptoj, ata munden me na ba PTO (Political Takeover), që na e ban neve edhe ma të vështirë me i kthye territoret tona.

Unë në këtë lojë jam vetëm dy muej. Kam qenë edhe para nja gjysëm viti, kur u pat votue Kosova me qenë territor i Serbisë, edhe ma patën ba permanent ban për asgja, por tash kur po mendoj, në atë kohë shumë iu pata shkrue edhe adminave, edhe pata qenë aktiv nëpër komente, nofka Kapadaija.

Tash po ju them, që koha që po e kaloni duke iu shkrue adminave, e në raste duke i sha, s'ka me ju ndihmue, posaçërisht kur shkrueni keq anglisht, sepse po dukeni shumë joseroizë edhe adminat kanë me ju injorue.

Nëse doni me ndërmarrë nji kësi iniciative, atëherë ose organizohuni disa veta, përpilojeni nji tekst serioz me argumente të kuptueshme edhe shpërndajeni në mënyrë të organizueme, ose mos u lodhni me u marrë me këtë çështje hiç. Unë personalisht mendoj se na, si eShqiptarë, jemi akoma pordhë e ftohtë për me pasë ndonji influencë të madhe në lojë edhe se për me u ba faktor ka me na u dashtë kohë.

Do me na marrë uji
Si thash ma parë, unë nuk i di saktë pasojat nëse nuk kemi territore për kohë të gjatë. Por prej asaj që po e shoh, ka me kalue koxha do kohë deri t'i rikthejmë ato.

Jemi dy lojtarë këtu, që mendoj se më së shumti kemi kontribue në Baby Booms të eShqipërisë: Hmmmmalbania (4000+ referrals prej prillit) dhe unë (1800 referrals për dy muej).

Prurja e lojtarëve të rinj është shumë e mirë. Sot jemi shteti nr.15 në botë. Por kjo s'po mjafton. eFYROM-i është i 14-i edhe shif se ça po na bajnë! Na dërrmuen.

Prej asaj që e pash pak më herët, eFYROM-i ka poaq lojtarë aktivë, sa ka edhe eShqipëria. Dallimi thelbësor në mes të këtyre dyjave është ky: Experience level mesatar i eFYROM-ianëve është 24, ndërsa i eShqiptarëve është 9!!!



Kjo e shpjegon mirë se pse na nuk po mundemi me e kthye territorin. Pavarësisht fitoreve të vazhdueshme në DIV1 edhe DIV2, ku mendoj se jemi nga ma të fortit në botë (përjashto eKilin, ku eRepublik është bë hit dhe kanë pasë Baby Boom enorm) edhe për këtë duhemi me qenë krenar.

Si për sherr, në kohën kur unë u futa në lojë, në fund të qershorit, kur më tërhoqi ideja se e kishim fitue Kosovën, ndodhën do gjana idiote në mes të eShqiptarëve, detajet e të cilave nuk i di, por si rezultat lojtarët më me përvojë e më të fortë, ErosAlb edhe Nino54, vendosën me e lanë lojën. Kjo na dëmtoi për së tepërmi, meqë ishin shtyllat e DIV3 edhe DIV4.

Çka me ba, pra?
1. Prurjet e lojtarëve të rinj- Si prurës i rëndësishëm i lojtarëve të rinj, e kam vërejtë nji gjë: Shumica po ankohen sepse nuk po munden me u ba qytetarë të eShqipërisë, sepse s'kemi territor. Çdo gja e vogël mundet me e dekurajue lojtarin e ri, që ai mos me e vazhdue lojën.

Duhet me gjetë mënyra të organizueme për me i mbajtë në lojë, e jo artikuj individualë me instruksione, sepse tashma janë ba nja 7-8 të ndryshëm që tregojnë se si luhet eRepublik. Lojtarët e rinj duhet me pasë nji pikë të vetme referimi në momentin që futen në lojë.

2. Konfliktet ndërmjet eShqiptarëve - Unë akoma s'po e kuptoj se çfarë arsye të mutit mundeni me pasë për me u zanë ndërmje vete? Një medalje Country President ose Congress Member? Me i futë duert në thesarin e shtetit? A ka mundësi që kemi kaq lojtarë të poshtër, që janë në gjendje me e prishë lojën vetëm për me e vjedhë pak Gold? A ka idiotësia fund???

Kjo jo vetëm që po na shkakton humbje të territoreve, por edhe po na i humbë lojtarët e rinj, të cilët ne momentin që e shohin një konflikt të tillë, po thonë vetmevete "Ik, se edhe këu qenka sikur në Real Life." Ndaloni, o djem e vajza, se jeni në nji lojë të mutit, ku mandati zgjat 1 muej edhe kurrkush nuk ju do as ma pak, as ma shumë, nëse keni CP medalje. Pse nuk uleni me u marrë vesh me e bë këtë punë me rotacion, pra me turne: nji muej bahet njani CP, muejin tjetër tjetri, e kështu me rradhë?

Krejt çka duhet me ba, është me e gjetë nji mënyrë me i identifikue lojtarët seriozë, ata që investojnë mund, kohë e madje para, me u ba bashkë edhe me e udhëheqë vendin bashkë. Secili me e marrë CP-në nga nji muej, edhe me e çue eShqipërinë përpara.

3. Zhvillimi i lojtarëve - E fundit, por më e rëndësishmja është mënyra se si me i zhvillue lojtarët e rinj edhe me i mbajtë në lojë, posaçërisht në rastet sikur ky, kur nuk kemi territore. Për me u ba faktorë në lojë, për neve është e doemosdoshme me e ngritë Experience Level mesatar në së paku 20. Atëherë, kemi me pasë influencë edhe në DIV3 e DIV4, edhe influencë në aleancën EDEN (se edhe ata kanë me përfitue prej neve), e edhe te adminat e lojës, kur të vie koha me e ngritë çashtjen e Kosovës në mënyrë të organizueme edhe me përkrahjen e lojtarëve nga krejt bota.

Përmbyllje
Kjo duket si rrugë e gjatë, por e doemosdoshme për me u zhvillue si eShtet. Nuk po i dij pasojat e mos të pasunit territore për kohë të gjatë, por unë mendoj se na duhemi me mendue se si me u zhvillue kolektivisht në lojë, pa u dekurajue, e mbas 2-3 muejve, kur të kemi ma shume DIV3 e DIV4 lojtarë, me e kthye eShqipërinë si burrat edhe me e mbajtë pa qenë të varun prej aleatëve ose marrëveshjeve idiote me okupatorët.

Mos harroni se na mundemi me e pasë situatën ma të randë prej krejt shteteve të eRepublik, sepse jemi të rrethuem me 3 vende armike, të cilat mezi që presin me na ba Natural Enemy. Për me iu përballë, duhemi me u organizue edhe me pasë DURIM!

Në fund, po e baj nji lutje publike drejtueme Nino54 edhe ErosAlb me iu ri-kthye seriozisht lojës, së paku për nja 6 muej të tjerë, në mënyrë që me na ndihmue me i zhvillue lojtarët edhe me e krijue nji eShqipëri të fortë.

E tash, nëse të pëlqen ky artikull, mos harro me "vote" (kliko në kutinë e gjelbër në majë të artikullit majtas), me u abonue në "Tërrnakopi Ditor" (subscribe) dhe me lëshue vegëzën e artikullit në "feed" (shout). Po e due nji Media Mogul MEDALJE!!!