Pse ndarje [LEXO]

Day 1,848, 05:07 Published in Albania USA by M4RL3Y

Vëllezërit e mi, Dje rreth orës 12:40 (Nuk e di saktë), dikush nga Maqedonia më shkruajti mesazh dhe më pyeti se a jam nga Shkupi. Unë iu përgjigja atij me PO, PSE?. Qënka dikush nga Shkupi (Shqipëtar), dhe më paska në Friends në Facebook Profilin e tij. Pas disa minutash, ai më tha “O vëlla, shpërngulu në Maqedoni, dhe lufto për Atdheun tënd, pse ke shkuar në Shqipëri, ata pandalesë humbin. Hajde në Maqedoni dhe do të bëjmë propaganda të përbashkëta„ Tju them të drejtën, ky mesazh për mua ska aspak rëndësi,dhe nuk e vlerësoj fare por kjo fjali "Pse ke shkuar në Shqipëri, ata pa ndalesë humbin" më rëndoi.
Do të thoni "Pse?".
Jo sepse e shkruajti një tradhtar dhe më fyu, por sepse 70% të asaj fjalie janë të vërteta. Cdo javë humbim nga FYROM-i, Cdo javë Shqipëria zhduket nga lista.
Do të thoni "Pse?" ose do të mendoni se jemi të dobët për FYOM-in apo për cilindocoftë. Ne nuk jemi të dobët, por jemi të Paorganizuar.

Ja një arsye pse nuk përparojmë:


Sepse mes nesh ka ndarje e Percarje.
Pse të ketë ndarje mes nesh?
Shumica nga ne lakmojnë të kenë sa më shumë Gold, ALL, Traning Ground më të madh, Kompani më të mëdhaja, Military Unit etj. kurse nga ana tjetër Kandidat për CP, Kandidat për Kryetar Partie etj.
Secili nga ne do ti arrij ato nivele dhe pozita por na duhet kohë dhe durim. Secili nga ne le të mundohet që ti ruajë Paratë/Gold, Rimbushës të energjisë - Energy Bar për një luftë ose kryengritje të rëndësishme. FYROM-i ka përparuar shumë, ka shumë teritori dhe popullatë kurse ne nuk kemi as edhe një teritori. Vëllezër, duhet të mundohemi për dicka më të madhe se e përditshmja, për dicka që do ta mbajë në këmbë Shqipërin e bekuar. Ti ndihmojmë njëri tjetrit për të mirën e të gjithëve.
Unë do ju kisha lutur të gjithë që e lexuat këtë artikull, do ju kisha lutur që të angazhoheni / interesoheni për dikë që ka përvojë nga Panelet dhe Webfaqet, dhe të gjithë së bashku të bëjmë një WEBFAQE të përbashkët d.m.th që në atë webfaqe të ketë gjithcka që i nevojitet eShqipëris dhe popullit tonë. Përderisa më kuptuat se cka dua të arrijmë, FUTJANI NGA NI KOMENT E ME NDIHMONI Ju faleminderit për vëmendjen dhe kohën që na kushtuat.