Pse kandidoj !

Day 1,879, 14:46 Published in Albania North Macedonia by AqifPasha

Kandidimi im per kryetarin e partise Revolucionare per kete muaj eshte i lidhur ngushte ne nje fenomen qe shumekush ka patyr rastin ta degjoje , te reflektoje , te komentoje etj etj.
Dhe ky fenomen eshte menyra se si 2 parlamentaret e partise tone shfrytezuan postin e tyre, per te rritur artificialisht numrin e votave per kandidatin tone. Ne fund te fundit nga perllogaritja e votave
nga sistemi i lojes rreth 7 vota nuk u quajten per neve (normalisht qe do ta kuptonin ata) dhe kjo perkonte me numrin e shtetesive te pranuara ne ate dite.Por kjo pak rendesi ka.

Te them te drejten nuk eshte kjo arsyeja se pse po kandidoj, sepse thashe qe eshte e lidhur me kete, por arsyeja e vertete eshte ¤Anon.4750191¤. Po po , i "madhi" ¤Anon.4750191¤.
Pse? Thjesht per faktin se mua nuk me pelqejne shprehjet me arrogance : "do te bej ç'eshte e mundur per te shuar kete apo ate" (kete e tha tek intervista i tij)kur nuk kane te drejte te flasin fare .
E para , e dime shume mire te gjithe se perse krisi del me te tilla shprehje. Tashme kjo gje eshte kuptuar nga shumica e njerezve qe lexojne rreshtat e tij plot me helm.
Normalisht qe ne fillim i dola kunder vetem tek 1 aspekt. Dhe ai ishte se per mendimin tim po mundohet te perdore veprimin e lartpermendur per qellime politike.
Thjesht sepse mendon se ketu mund te luaje rolin e prokurorit, avokatit, gjykatesit (ate qe beri tek risia e re e avokatit te popullit) duke kujtuar se eshte vendimmarresi kryesor.

Gjithsesi ky sulm i tij solli nje dobesim ne numrin e antareve te partise me nje ulje rreth 16 %. Dhe kete ai e beri sepse ne zgjedhjet per kongres e zbritem ne vend te 3. Argumenti im per kete teze eshte fakti qe ai i ka derguar mesazh privat te gjitheve duke i kerkuar qe te dilnin nga "partia e tradhtareve". Krisi e quajti tradheti.... pffffff, nje politike prej femijesh qe shohin per here te pare lajmet ne televizor.

Pra qellimi im eshte qe te perdor forcen e kryetarit te partise kete muaj qe ta rikthejme sebashku PRv-ne ne rrugen e mbare qe kishte marre, normalisht duke mos lejuar hapa fals (sepse krisi nuk pret gje tjeter, eshte aty gati per te shfrytezuar hapat fals dhe te beje qimen trra).


Per te tjerat, e dini qe kemi nje kryesi funksionale, kemi nje chat funksional, kemi nje forum funksional(por qe nuk frekuentohe) dhe kemi antare qe mundohen te jene sa me shume aktiv. JU.
Prandaj ju ftoj qe te me votoni dhe ta bejme me dinamike lojen duke hedhur dhe pritur ide , keshilla , mendime , reflektime etj.

Por do te flasim me vone per çeshtje te tjera.
Ky artikull eshte per tju pergjigjur pyetjes se pse kandidoj. Pergjigja ne menyre sintetike eshte: qe te kem me shume forca, per te bere çmos qe te rikthehemi te fuqishem, dhe sebashku te mos lejojme spekullatoret te bejen politike ne kurrizin tone. Te bashkpunojme dhe te bejme kete loje me dinamike.

Me respekt
AqifPasha