Ambient on/off

Sign up

 

Continue

Continue By creating an account you agree to the Terms of Service & Privacy Policy
Resend email   |  Can't find the email? confirmation@erepublik.com

Resend the confirmation email to this address

Resend email Can't find the email? confirmation@erepublik.com

Propozim i Presidentit për uljen e taksës TVSH - Tatimi mbi vlerjen e shtuar

Day 1,907, 03:44 by RadeciVV

Ligjet u propozuan:
http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/123253
http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/123254

Përshëndetje qytetarëve të eShqipërisë.

Duke marrë shkas nga ekonomia e dobët, dhe rrogat e ulta, nga hapat e shumtë që po ndërrmiren nga qeveria, erdh dhe propozimi i Presidentit për uljen e taksës VAT - (Vaule Added Tax - shqip - TVSH - Tatimi mbi vlerën e shtuar).

Vet moduli i lojës, që është shumë i dobët në aspektin ekonomik, nuk na mundëson që të veprojmë shumë në këtë drejtim.

Gjithsesi, që të veprohet sadopak, qoftë edhe simbolikisht, por ndoshta të ndikojë në një masë sado të vogël në përmirsimin e ekonomisë, e pse jo edhe kushtet e tregtarëve, Presidenti ujku76 propozoi që taksat TVSH të ulen në masën 2% për food dhe 1% për armë, pra të dyjat të vijnë në 5%.

TVSH aktuale e food - 7%
TVSH aktuale e armëve - 6%

Të dyjat sipas propozimit të ri do të ulen në 5%.

Shpresojmë që me këtë propozim të përmirësohet sadopak jeta e qytetarit.

Miratuar nga Presidenti i vendit
ujku76

Me respekt
DardanH
Ministër i Ekonomisë
 

Comments

ujku76
ujku76 Day 1,907, 04:02

V

Nje korrigjim te vogel. Ulja absolute e taksave eshte: 28.6% per ushqimin dhe 16.7% per armet.

(Pra te ulesh taksen nga 7 ne 5 kemi nje zbritje me 28.6%, (dhe jo 2% apo 1%))

1. Buxheti i shtetit mund te dobesohet, por une shpresoj ne patriotizmin e djemve tane qe do te preferojne te blejne ne tregun shqiptar dhe ne tregjet e huaja.

2. I lutem tregetareve te zote, qe fatmiresisht nuk i mungojne vendit tone, qe ne keto kohe kaq te veshtira per ekonomine te mbajne cmime sa me te ulta.

3. Meqenese poltika e Qeverise ka vene si prioritet ndihmen e te gjithe lojtareve me arme (dhe mundesisht edhe me ushqim), per pasoje do dale ne qarkullim nga shteti nje sasi e konsiderueshme vlere monetare per plotesimin e nevojave me arme dhe tanke. Keto mallra do te blehen ne tregun shqiptar duke i ndihmuar edhe tregtaret qe shesin, por edhe buxhetin e shtetin.

- I lutem te gjithe shqiptareve qe ne keto dite te veshtira te jemi bashke dhe te ndihmojme njeri-tjetrin.

Rrofte Shqiperia Etnike!

Toverlani
Toverlani Day 1,907, 04:03

o Dardan ma mire isht kan me qite ne diskutim me Konresmen se sa qe po bisedoni ju te LEA`s me CP`in edhe spo na keni n`konsiderat neve Kongresin qe sjemi te LEA`s.....

Mos veproni n`krye veti shoku jem....

Boom3ranG
Boom3ranG Day 1,907, 04:03

Per mendimin tim Ulja e taksave Nuk do ishte hap i mire per arsyje se Shtetit i nevojitet Bugjeti ma i madh e sidomos ne keto kohe kur jemi te Okupuar dhe pritet te kemi luft , ju si qeveri keni premtuar Ndihma per antar Ne Div 1 plus Nevojitet Supplies per Mercenaret plus MPP me shtete . ma e arsyshme ka qen ngritja se ulja edhe pse per Qytetaret eshte e mir por duhet ta kuptojm qe edhe Shteti si Shtet Duhet te ket Bugjet te madh . per veten time nuk e perkrahi ket ulje te taksave .

DoRi94
DoRi94 Day 1,907, 04:13

Boom3ranG perderisa eshte kerkuar nga CP ,, mendoj se i ka marr te gjitha masat ,, nejse eshte mendimi jote dhe e vleresoj.

VisarJ
VisarJ Day 1,907, 05:23

Djem,

Une e votova pro ligjet per arsyet e qe keto ligje mund te krijojne nje ndjenje pozitive tek qytetaret dhe eshte e natyrshme qe qveria qysh ne fillim te sjelle ca ligje populliste.

E votova edhe faktin qe Ujku ka shkrire nje pjese se pasurise se tij dhe ka vendose 2500 tanke Q7 ne dispozicion. Per me teper, gjate qeverisjes se muajit te kaluar jane mbledhur rezerva prej 3500 tanke Q7 dhe 45,000 ushqim Q5 dhe kjo na lejon pakez komoditet.

Ne aspektin ekonomik, ky hap eshte i rrezikshem per shpenzimet e posaqerisht ato per mercenare.

Nese bejme nje analize te shkruter, ligji i funfit per donate eshte bere para 21 diteve (duke lene vetem 20000 ALL ne te) - http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/122402

Nga ajo kohe e deri me tani ne buxhet te shtetit jane mbledhur gjithsej afro 90,000 ALL (kujtoj se nga 110,000 ALL nja 50,000 ka shkuar per 5 aleanca per mbrojtje, gje qe tashme ne buxhet figurojne 60,000 ALL).

Kjo i bie se mbledhja nga taksat eshte afersisht 4,300 ALL ne dite. Dhe kjo ka ndodhe sa kishim nje baby boom i cili detyrimisht sjell gold dhe all te ri ne treg.

Nese kemi ulje te tatimit ne norme mesatare prej 22.65% dhe nga kjo hekim tatimin ne paga, i bie qe orientimisht do te mbledhim 3,400 ALL ne dite.

Gjate ketij mandati do te skadojne 15 marveshje mbrojtjeje me aleatet, gje qe na nevoiten 150,000 ALL.

60,000 ALL tani i kemi ne buxhet shteti - http://www.erepublik.com/en/country/economy/Albania
95,000 ALL do te mbledhen gjate ketij mandati (3,400 x 28 dite)
banken e kemi gati bosht - http://www.erepublik.com/en/economy/citizen-accounts/5309810

Keto mjete do te na dalin veq per aleancat.

Shpresoj se qeveria e ka menduar se si do ja bej me aleatet.

Shpresoj se qveria do te mendon edhe per qeverine e Mars-it qe mos ta boshatis krejt mjejtet e mundshme qe ka ne dispozicion ne kete mandat.

Me respekt,
V.

p.s. keto kalkulime vlejne vetem nese nuk kemi ndryshim ne modulin ekonomik.

VisarJ
VisarJ Day 1,907, 05:25

p.s.2. duhet cliruar ndonje rajon qe te gezojme bonuset dhe te rritet bruto prodhimi vendor.

MDejzi
MDejzi Day 1,907, 05:33

Une votova kunder per here te pare si opozitare.
Ne aspektin afatgjate te dy ligjet jane te domosdoshme per ti rikthy prap ne situaten se si kane qene,ndoshta edhe me i rrite me teper.
Visar Jasiqi paska tregu shum mire,qe nese nuk doni para nga populli,duhet ti keni ato ne gjepat tuaj dmth te bleni all apo gold per te mbajt shtetin sidomos ne situata lufte.
Te hyrat ditore jane ne gjendje te mjerushme,nuk mjaftojne per te mbajt aleancat qe kemi,e le me shume per te mbajte bebet,lufterat,tanqet ushqimin,si dhe mercenaret.
Heren tjeter nese keni nje plan konkret si si me i mbulu keto humbje qe ka shteti per shkak te ligjeve qe nuk pershtaten fare me gjendjen faktike do te votoj pro.

ujku76
ujku76 Day 1,907, 05:48

Bravo Visar per analizen e sakte. Gjendja eshte ashtu sic e thua ti. Buxheti i shtetit ka rreth 60k ndersa banka eshte pothuaj bosh, ka vetem 8.8k.

Levizja per uljen e taksave vjen si pasoje e faktit qe duke mos patur territor, te gjithe jemi ne nje vend aleat ose armik (duke mbeshtet ndonje RW). Lojtaret qe ne kushte te veshtira ekonomie duan te furnizohen me arme dhe ushqim do zgjedhin te blejne ne vendin me cmime me te lira. Asnje prej nesh nuk e di sa lojtare blejne tek tregu yne dhe sa blejne ne vende te tjera, por llogjika ta thote qe shumica blejne jashte se jane me lire.

Atehere, e kemi pare te nevojshme qe taksat te jene sa me te vogla, branda mundesive, qe cmimet e mallrave ne tregun tone te bien dhe mundesisht te jene me te favorshme se ne vendet e tjera. Kjo do te bente (idealisht) qe qarkullimi i parase ne Shqiperi te rritej. Pra edhe pse taksat jane te vogla, dyndja e bleresve ne tregun tone do te kompensonte differencen e taksave dhe madje mund te beje qe buxheti te rritet (nese blerjet do ishin te konsiderueshme).

Qe kjo te realizohet duhet qe ulja e taksave nga Qeveria te shoqerohet edhe me dy faktore te tjere:

1. Tregtaret shqiptare te ulin me sa mundesi qe te kene cmimet e mallrave. Te mos shohin fitimin maksimal por te kene nje lloj ndenje patriotizmi e ta kuptojne qe te gjithe duhet te ndihmojme njeri-tjetrin.

2. Lojtaret shqiptare, te perpiqen te blejne sa me shume ne tregun tone edhe pse ndoshta cmimet mund te jene pak me te larta.

Perpara se Qeveria te kete moralin per ti kerkuar kete sakrifice djemve tane (tregtare dhe konsumatore) duhej te ndermerrte ajo hapin e pare. Prandaj, edhe ne propozuam uljen e taksave.

ujku76
ujku76 Day 1,907, 05:53

Ka edhe dicka tjeter qe une e ceka me siper. Meqenese ne kemi ndermend te furnizojme te gjithe lojtaret me 5 arme ne dite, keto por edhe sasite e tjera qe do perdoren per lojtaret e rinj do te blehen ne tregun tone. Mallrat nuk do blehen tek i njejti tregtar por tek shume ne menyre qe te gjithe te kene mundesine te pasurohen.

Kjo do te sillte sigurisht edhe fitim per buxhetin e shtetit.

- Megjithate, opozita ka shumicen ne parlament dhene fund te fundit eshte ajo qe vendos per ligjet. Eshte mire qe kongresmenet te dalin me faktet e tyre perse jane kundra apo pro ligjit.

Kjo sigursisht qe i sherben edhe transparences qe lojtaret shqiptare te njohin dhe gjykojne me mire per njerezit qe i kane votuar (pozite-opozite).

Respekte!

RadeciVV
RadeciVV Day 1,907, 06:04

O armathos si pretendon ti riseshs taksat akoma? Deshiron ta humbasesh edhe ate pak qarkullim qe ka ne tregun tone?

Me rritjen e taksave akoma (sic po pretendon ti ne koment), automatikisht lojtaret do te kerkonin tregje te reja per te blere, dhe ne kete forme nuk do te kete asnje ndikim pozitiv ne thesar.

Nese nuk do te kishim plan per funksionim, nuk do te ishim aq budallenje per te propozu kete gje.

I kemi planet tona per te mbulu ndihmat ditore dhe gjerat e tjera.

Une po e verej se opozita e tanishme pretendon te kundershtoj cdo gje qe do te propozoje qeveria e re. Nejse, nuk jeni mesuar te beni opozite, por une po u tregoj detyren e opozites: Te evidentoj gabimet e qeverise, te jap ide per permirsimin e tyre, pra te bej nje lloj mbikqyresi perbrenda qeverise. Kjo nuk eshte ajo qe po ben opozita ne keto 2-3 dite.

Ju po mundoheni qe ne cdo forme te kundershtoni qeverine duke menduar se po beni opozite, ose duke pretenduar ta beni qeverine te keqe para popullit.

Epo nese ju mendoni se ulja e taksave per te lehtesuar eJeten e qytetarit eshte gje e keqe (Nderkohe qe ne garantojme per shpenzimet tjera), ateher me vjen shume keq per ju, sepse ju po e benit politiken vetem per interesa personale.

MDejzi
MDejzi Day 1,907, 06:26

Nese ju doni propozoni te gjitha ne minimum me i lon.Une se kam problem pasi qe nuk varem nga ndihmat e shtetit.Kjo eshte e drejte e juaja me propozu ca ligje .
Dardanh nese eshte fjala per opozite e di qe mundesh me na mesu shume gjona,por nese eshte fjala per te udhehequr te mesoj une ty.
Por te dhash nje menyre,qe don ti si minister boni krejt ne zero qdo takse,ska problem se e pagun Shqiperia qdo gabim tuajin.

CmenduriaMB
CmenduriaMB Day 1,907, 06:30

Amathos se eshte lene ne 0 pasuria e shtetit nuk eshte gabimi jone,Shqiperia po paguan gabimet e qeverise se meparshme dhe jo tonat...
Une jam pro uljes se takses.Tregu shqiptar ka rene shume,dhe sipas mendimit tim eshte njelloj(per te mos thene me i madh) fitimi qe nxirret,sepse ne vend qe te marri nga taksa e larte shteti fitimin do e nxjerri nga sasia e shit-blerjes.Pastaj me ndihmen e lojtareve shqiptare,qe ne qofte se i japin me shume rendesi tregut shqiptar do arrihet ne fitim te dyanshem,si nga populli ashtu edhe nga qeveria per te patur pastaj fonde qe mund te perdoren per pune te ndryshme.Ky eshte mendimi im,prandaj une votova PRO te dyja ligjeve te propozuara...
Ju pershendes!

ArnoldDjin
ArnoldDjin Day 1,907, 06:31

Ne pergjithesi shoh qe pro ligjit jane ata qe nuk kane per vete nje pasuri te konsiderueshme,edhe une nuk kam dhe jam pro ligjit sepse do te thot me liri per ne qytetaret e "varfer",eshte koha e duhur per uljen e taksave edhe pse jo ne nivele fare te vogla,do shofim diference,edhe menyra sic tha ujku per te blere nga te gjithe tregtaret ne treg eshte nji menyre shume e mire per te leviz parate...

Rilindasi
Rilindasi Day 1,907, 06:34

Më vjen keq , por presidenti nuk mer vendime për parlament, të ulen apo të ngriten taksat e mer vendimin parlamenti pas diskutimeve që behen atje, i bej thirje presidentit të hap grup mesazhi me anë të së cilave me ministrinë e tij të ekonomisë do të diskutojmë për anet e mira dhe të keqija të çdo propozim ligji.
Shqipëria nuk do të ketë gjithmonë president që japin fonde përsonale, po ndodh sikur në kohet e presidentëve tjerë, kur gjerat beheshin për një muaj. Nuk po lehen praktika të mira , keto menyra të funksionimit për mendimin tim po na qojnë drejtë një shteti ushtarak. Presidenti nuk mund të jetë mbi parlamentin dhe të mar vendime të cilat janë për popullin. Juve që trumbetonit që moduli i lojës nuk të jep mundësi, po i shkatëroni po keto module të lojës. Ministri mund të sugjeroj ligj për të u miratuar, parlamenti e sheh ose jo të arsyeshme e voton. Për ketë quhet legjislativ.

RadeciVV
RadeciVV Day 1,907, 06:35

Hehe don me mesu me gabimet qe jane bere tash e 1 vjet? Jo flm, nuk me duhet ai lloj mesimi, kam mesuar mjaft dhe une

RadeciVV
RadeciVV Day 1,907, 06:41

@Rilindasi nuk ke nevoje te drejtohesh me "ata", besoj se ke te pakten fytyre per te u drejtuar me emra.


Ti po e perzien punen e modulit te lojes. Moduli i lojes nuk mund te te japi ekonomine e gatshme, por ti duhet te besh strategji. Per kete pune vijne plane te qeverise dhe ide te ministrive perkatese, dhe per kete pune parlamenti duhet te i shqyrtoj ato ide dhe te japi propozimet e veta.

Me vjen keq por askush nuk po jep propozime, vetem po shkruajne tekste me rreshte kunder.

Kur qeveria garanton se per kete muaj mund te siguroj fonde, pse te mos e lehtesojme jeten e qytetareve qe nuk kane.Muajin tjeter vjen qeveri qe nuk i garanton dhe ka plan tjeter, le ti risi taksat. Lehte e kane te flasin ata qe sigurojne fonde vetjake etj, me thuaj ti si do i behet per qytetaret e thjeshte.

A kaq shume rendesi ka per juve posti, saqe thoni se "ky eshte legjistativ" apo e votoni kunder vetem sepse keni fuqi dhe nuk deshironi qe qytetaret te lehtesohen? Kjo me brengos mua.

P.S. ju qe mendoni se me uljen e taksave te ardhurat bien drastikisht e keni gabim. Me uljen e taksave rritet qarkullimi, dhe ne kete forme akumulimi eshte pothuajse i njejte si me ligjet paraprake.

ujku76
ujku76 Day 1,907, 06:49

I nderuar Rilindas,

Presidenti vertet mban kete post, por ka pasur mundesi qe gjate kerrieres se tij te merret edhe me tregti dhe te shohe politikat e taksave.

Sistemi politik ne eRep eshte me prane sistemit Amerikan, kur ligjet per ekonomine vijne nga Presidenca dhe kongresi ka te drejten ti shqyrtoj e te votoj. Jo me kot kemi zgjedhje Presidenciale ketu. Pra ne fakt Presidenti mban edhe rolin e Kryemistrit.

Publikimi i ligjit ketu behet per transparence me qytetaret. Diskutimet PRO dhe KUNDRA te kongresmeneve te lexohen edhe nga ata. Kjo i sherben demokracise, dhe per kete nuk besoj se je kundra.

Rilindasi
Rilindasi Day 1,907, 07:01

DardanH, si anëtar i parlamentit që jam nuk e kam parë që ministri i ekonomisë të u jetë drejtuar anëtarëve të parlamentit ky është propozimi im, dhe duke dhenë arsyet se pse duhet të miratojmë e pse jo. Dhe unë jam për lehtesim taksash për qytetaret , por menyra klandestine e votimit të ligjit, duke thenë hajde po i japim ne votat tona dhe më pas dhe të tjerë do votojnë pas ne nuk është menyra më e drejtë për të berë një gjë të tillë.
Problemi është se në kohen e një presidenti Napos(siguroheshin 300 tankse nga ana e një rumuneje) kurse tani po jepen me fonde private , ne po flasim për praktikë sot për sot.
Mos e ndini vetën në presion për asgjë, e kuptoj se ekziston presioni sepse më pas do thonë keta nuk ditën të qeverisën ose gjera të tilla e që janë të kuptueshme, Mendojeni sikur po qeverisni që një vit në ketë komunitet dhe se nuk ka presion as nga pozitë e as nga opozitë.

President, sistemi në erepublik nuk ngjason me sisteme të jetës sonë të perditshme, mund të jetë karakteristik e sismtemit të perzier, presidencialo-parlamentar, kurse ai amerikan është tipik presidencial.

Ligjet për ekonominë ketu vijnë nga deputet e parlamentit, që është karakteristikë e sistemit parlamentar.
Nuk më pelqeu menyra se si u hodh në votim ky ligj, perderisa diku behet thirje për bashkpunim, jini në vijë me ketë thirje.

Ju faleminderit.

mikeli4free
mikeli4free Day 1,907, 07:02

Mendim personal, une jam per dicka krejt tjeter. une jam per rritjen minimumit te rrogave ne 10 ALL ne dite. dhe uljen e taksave ne 1% si arme dhe ushqime. Prodhusit harxhojne ma hsume ne rroga, por kane me fitim ne produkt. me taksa te ulta ti behesh treg i deshirum dhe per lojtare jo vetem shqiptare atehere.

RadeciVV
RadeciVV Day 1,907, 07:12

@Rilindas e ceka, nese garantohet me fonde personale minimum nje muaj, pse te mos ulen taksat dhe te perfitohet??

Peja001
Peja001 Day 1,907, 07:18

nese ka mundesi te kemi vetem aleanca verbale pa i paguar 10k all se kto po na kushtojn shum sidomos tani qe nuk mund te na ndihmojn shum se jan keq edhe per veti nuk e di qka do behet me eden po ne ket pozit te veshtir keq eshte ti paguajm te gjith ato all

Rilindasi
Rilindasi Day 1,907, 07:19

E çfarë pas një muaji Dardan? Në menyrë private do të sigurojmë dhe mbeshtetjen për luftë?

RadeciVV
RadeciVV Day 1,907, 07:22

Pas nje muaji kur te iken ujku taksat mund te kthehen. Ate po them une, kete muaj te shfyrtezohet rasti. DHe po e perseris ulja e taksave jo domosdoshmerisht e ul akumulimin e te ardhurave ne thesar, per shkak se rrjedhimisht me uljen e tyre rritet qarkullimi ne treg.

Nameless99
Nameless99 Day 1,907, 07:25

Visari ka te drejte,per gjendjen ne pergjithesi edhe pse ne llogarite e mia i bie diçka si 5500 leke dita.

Buxheti i shtetit nuk mund t'i mbuloje dot MPP-te, kjo eshte e keqja, s'mund t'i mbuloje dot sepse kane rene rrogat, kane rene çmimet e eshte fuqizuar leku, ndersa MPP-te kane ngelur po me çmimin e meparshme. Qe t'i perballonte duhej qe edhe MPP-te te kishin kosto me te ulet, por Platoja s'po e ndryshon.

Ulja e taksave mund te nxise blerjen e mallrave brenda, sepse t'i blesh jashte ke çmim me te lire, por ke edhe koston e rruges. Taksa shume te larta e bejne me te pranueshme koston e rruges per konsumatorin, ndersa nje ulje e tyre mund te nxise shtresen e mesme te bleje brenda vendit.

Shtresa e larte qe s'pyet fare per koston e rruges mund te bleje brenda vetem per patriotizem.

Me pak fjale nepermjet kesaj uljeje ndihmohet shtresa e ulet qe nuk perballon dot koston e rruges dhe shpresohet te nxitet e mesmja te bleje ne tregun e brendshme.

ujku76
ujku76 Day 1,907, 07:34

Rilindas, deri tani jeni i vetmi qe po beni debat konstruktiv nga opozita. Keni te drejte ne nje drejtim. Qe ky ligj u duhej bere te qarte kongresit me mesazhe private ne menyre qe ata te pergatiteshin dhe kur te vinte puna te dilnin me alternativat e tyre (Pro apo Kundra, ska rendesi).

Megjithate, perseri une kembengul qe debati te behet me artikuj, transparent dhe ne fund te fundit te degjohen edhe mendimet e qytetareve te thjeshte.

Mr.Tosi
Mr.Tosi Day 1,907, 08:37

thjesht deri tash esht praktiku menyra ai qe blen me u djeg mir edhe per tjeret kshtu i hupni krejt tregtaret

merni nji shembull nga rusia qe i qoj taksat minimum per nji muaj dhe krejt tregtia nga usa levizi ne rusi

me taksa te ulta ke sasi e cila kompenzon taksat e ulta

Veq mendimi jem si tregtar i dikurshem se tash ne shqipri veq hupje shkon e fitim jo

Mr.Tosi
Mr.Tosi Day 1,907, 08:46

+ taksen per ne qe jemi jasht shtetit e keni yhy t`kap trishtmi

ujku76
ujku76 Day 1,907, 08:52

Mr.Tosi, ke te drejte, prandaj eshte mire qe te publikohen keto artikuj sepse prekin direkt financat e lojtareve te thjeshte.

Qe te dal tek ajo qe thua ti, mendimi im eshte qe taskat te ulen ne minimum ne momentin qe kemi territor. Sepse atehere mund te terheqim bleres nga vende te tjera.

Dikur shkonim ne USA per te blere arme. Ka te pakten dy jave qe armet me lire i ka Kina. Per te me teper eshte edhe me afer se Amerika. Ne kemi fatin qe rrethohemi nga shume shtete me shume lojtare. Duhet te perpiqemi te shfrytezojme pozicionin gjeografik.

Vetem se ka edhe dicka tjeter, ekonomia e lojes varet shume nga adminat. Ajo eshte piramide e paster. Nese nuk punon boti cmimet bien 0.01 cc per te gjitha mallrat. Dhe e keqja eshte se kur blen boti i lojes, asgje nuk futet ne buxhetin e shtetit. Pra ne buxhet kontribuon vetem kur blehet nga lojtaret, jo nga loja. Kijeni parasysh kete.

tori01
tori01 Day 1,907, 09:16

Une kam qene gjithmone per uljen e taksave por ne krizen ekonomike qe eshte loja, cmimet jane pothuajse te njejta si ne shqiperi edhe ne kine apo usa.

Kjo taks e re nuk do kete asnje ndikim ne tregun shqiptar sepse per te ulur cmimin tani nuk eshte me i nevojshem te ulim taksat sepse ato po ulen cdo dite kudo ne bote.

Une jam marr me tregti por tani tregtia eshte pa fitim dhe mund te behet vetem me qellim furnizimin e tregut shqiptare me arme dhe ushqime pa asnje fitim.

Politikisht votoj PRO

Nameless99
Nameless99 Day 1,907, 10:25

'''Nuk më pelqeu menyra se si u hodh në votim ky ligj, perderisa diku behet thirje për bashkpunim, jini në vijë me ketë thirje.'''

Rilindas, nuk eshte bere vetem thirrje per bashkepunim por edhe jane ofruar vende konkrete ne qeveri per bashkepunim.

Perndryshe vullnetin per bashkepunim duhet ta tregoje edhe opozita, gje qe s'me duket tek hedhja poshte e teksit te ujkut.

Vullneti per bashkepunim do te supozonte propozimin e modifikimit te atij teksti, dmth nje teks te ri nga ana e opozites ku mesazhi i ujkut sillej me modifikimet qe opozita deshiron te beje.

Mua me duket se opozita ne vend te vullnetit per bashkepunim, ka si parim kryesor, mundjen e krahut me poziten aty ku ka mundesi, pavaresisht nese eshte e drejte apo jo.

Perjashtoj ketu disa parlamentare te pergjegjshem te opozites, te cilet nuk duan me çdo kusht qe qeveria te deshtoje dhe per kete i falenderoj.

samenamenonameless
samenamenonameless Day 1,907, 11:42

nuk eshte qe jam ndonje ekonomist i forte une por a do te sjelli kjo ulje takse nje kolapsim te buxhetit shteteror ? ..
dhe do te vazhdojme persesi me praktikat e borxheve te thella nga te cilat nuk do mund te dalim ?

LEKSENDER
LEKSENDER Day 1,907, 13:01

Ulja e taksave nuk do ndikoj shum te ushqimi q1 dhe q2 se un e blej me 0.03 e shes me 0.04 psh me taksen nga 7% ne 5% smund ti shes me 0.038 se ste le loja ndersa ne ushqimet q6 dhe q7 do dallohet me shum ndryshimi kshu qe duhen ndergjegjesuar lojatret qe te krahasojn çimimet e ushqimeve nga q1 der ne q7 . E njejta gje ndodh dhe me armet
U bej thirrje gjith tregtarve qe te mos aplikojn per ndihma ne menyr qe te kompensojm sado pak qe te mundemi uljen e takses
eShqiperis i duhen udheheqes dhe Ujku po tregohet i tille duke propozuar ligje

kushtrimzz
kushtrimzz Day 1,907, 13:52

Nameless99 aj tekst mesazh eshte ndryshuar para 8 diteve dhe te gjithe ishin te pajtimit (je edhe ti pjese e kongresit) pse duhet te ndryshohet me cdo kusht aj mesazh ?
Nese kongresmenet e kane votuar JO eshte sepse duhet me u votu JO, mos nxjerrni kajde ktu jo pozite-opozite se nuk ka lidhje ktu,edhe Ujku e ka pranu vet qe aj tekst mesazh isht i gabuar,cka po don tjeter?

Per ligjet per zvogelimin e takses se TVSH-se personalisht kom votu PO,edhe pse e di qe kto ligje skan me ndryshu asgje ne ekonomine e Shqiperise,sepse dihet moduli ekonomik i lojes,nuk varet shum nga taksat!
Nese kalojne ligjet kjo do te thote me pak fonde ne thesar asgje tjeter,dhe rrjedhimisht me pak MPP per Shqiperine : )

Nameless99
Nameless99 Day 1,907, 16:26

Kushtrim, ai mesazh ishte per baby-boom, prandaj edhe u pa nevoja qe te behej, te ndihmonte baby boom-in, prandaj edhe u votua, prandaj edhe e votova.
Tani baby boomi kaloi, duhet nje mesazh tjeter me i pershtatshem per hyrje te pakta.

Ujku pranoi qe ishte lapsus mosvenia e linkut, por juve ç'fare modifikimi propozuat ne frymen e bashkepunimit ?
Asnje modifikim, biles ti po pohon me gojen tende qe do te Labernit, s'te behet vone fare per mesazhet e rinj. Ky eshte qendrimi i frymes bashkepunuese per te cilin kritikoi Rilindasi ?

Nqs kalojne ligjet do te kete ndihme per te rinjte, do jete pak, se pak do ulen çmimet, por eshte pjese e prioritetit te kesaj qeverisjeje, pra perqendrimi tek te rinjte, sa me shume arme, buke e lek per te gjithe.

Edhe me MPP-te do te ndodhe e njejta gje, ose me mire duhet te ndodhe e njejta gje(se s'varet vetem nga qeveria), pra asnje MPP e tepert qe mund te pengoje mbajtjen e te rinjve me arme, buke e leke.

Patem dy mini baby boom, eshte pergjegjesia e qeverise, opozites dhe e çdo lojtari te pergjegjshem qe te mos ikin dem.

kushtrimzz
kushtrimzz Day 1,907, 16:40

Nemeless ky mesazhi http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/122918 edhe pse u ndryshua pak para BB eshte shum i pershtatshem edhe pas BB!
Nese Presidenti deshiron te modifikoj diqka ne tekst gjithsesi duhet te jene linkat qe gjenden ne ate mesazh dhe cfaredo mesazhi tjeter qe propozohet nga ai do kete voten time kunder!
Edhe dicka,nuk je tu kuptu diqka ose nuk po don me kuptu,mesazhi ekziston,presidenti deshiron te ndryshoje nuk eshte votuar mbetet aj qe eshte vene nga Labern,lojtaret qe kane votuar JO dmth kane votuar qe aj mesazh nuk eshte i pershtatshem dhe se pajtohen qe mesazhi te mbetet aj qe e ka vendosur Labern, mos thuaj se qka propozut ju, kapish ?

Nameless99
Nameless99 Day 1,907, 16:51

Degjo vlla qe te mos kapemi kot pas llafeve, jo e lagu, jo s'e lagu.

Mesazhi i Laberni u be per baby boom-in qe pritej, ti tani thua qe eshte shume i pershtatshem edhe per pas baby boom-in. Kjo edhe mund te qendroje ne teori, ashtu sikunder mund te qendroje vleresimi i kundert se ç'eshte i pershtatshem per baby boomin nuk eshte i pershtatshem per pas tij, si me thene te tjera jane ligjet e paqes dhe te tjera ligjet e luftes.

Pra te dyja vleresimet qendrojne, gjithsecili gjykon sipas kutit te vet.

Por, nqs kritikojme per fryme bashkepunimi, siç beri Rilindasi, atehere nuk mund te qendrojne te dyja vleresimet, sepse fryma e bashkepunimit thote do te gjejme gjuhen e perbashket dhe jo secili sipas kutit te vet.

Ti po flet me gjuhen e forces, na pelqen e Labernit dhe pike. Kjo eshte politikisht e kuptueshme, une te kuptoj fare mire, te kuptoj shume drejt.

Por ama nuk mund te flasesh me kete gjuhe politikisht te kuptueshme e pastaj te kritikosh qeverine per sjellje ne kundershtim me frymen e bashkepunimit.

Kete gje po i kontestoj Rilindasit une, jo se s'po kuptoj te drejten tuaj te votoni PO ose JO ndaj nje propozimi. Ajo eshte e drejte e pamohueshme.

kushtrimzz
kushtrimzz Day 1,907, 17:49

^^ nuk e di a sje ka don vet me kuptu,a ndoshta jom qaq i pakuptueshem!
Mos u kap per diqka qe nuk mundesh me ja dal mbane,edhe nese shkrun koment 1km..

Per mu nuk ka pozite-opozite kur eshte ne pyetje diqka e mire/keqe per Shqiperine!
E thash,aj mesazh eshte i gabuar dhe nuk ju sherben lojtareve te rinje,propozimi i Labern me pelqen,nese Ujku ben ndonje propozim me te mire me te gjithe linkat per lojen,chatin etj do e votoj PO !

Shpresoj se kuptove !

 
Post your comment

What is this?

You are reading an article written by a citizen of eRepublik, an immersive multiplayer strategy game based on real life countries. Create your own character and help your country achieve its glory while establishing yourself as a war hero, renowned publisher or finance guru.