Ambient on/off

Sign up

 

Continue

Continue By creating an account you agree to the Terms of Service & Privacy Policy

Prezantimi i Planit te Qeverisjes [Punk per President]

Day 2,051, 08:34 Published in Albania USA by Al Punk

Pershendetje miq,
Sic u permend ne artikullin e meparshem, artikulli ne fjale do te beje nje prezantim te disa te planit te qeverisjes gjate ketij termi presidencial nese do te kete nje mbeshtetje te plote popullore.


Duke filluar nga pika me delikate:

Strategjia militare

Sic e dini ne jemi ne mes te nje operacioni ushtarak ne Indi dhe ditet ne vazhdim do jene te veshtira per ne duke konsideruar dhe aleancat ndaj te cilave jemi vene perballe drejtperdrejt ose jo.

Muaj me pare kemi vuajtur shume per garantimin e kongresit dhe territoreve baze. Prioriteti kryesor i ketij kabineti do te jete ruajtja e ketyre territoreve. Ne prag te zgjedhjeve do luftojme per te pasur dhe territor tjeter per te plotesuar nje numer me te larte deputetesh. Megjithate situata politika eshte e veshtire pasi nje fortuna e TWO mund te drejtohet ne lindje deri ne territoret tona te reja, pasi te jete liruar nga betejat ne Ameriken e Veriut dhe ate qendrore. Muaji ne vazhdim do jete teper i veshtire dhe per kete duhet shume koordinim me aleatet.



Disiplina dhe MUte
Do ndermerret nje organizim i brendshem ushtarak duke bashkepunuar shume me MUte e medha te vendit. Illyrians dhe AEU kane bere nje pune te mrekullueshme si MU private. Nga ana tjeter MUte shteterore me perjashtim te progresit te FPZH kane ngelur prapa dhe per shkak te mungeses se incentivave te shtetit. Duke konsideruar qe MUte shteterore mbeshteten nga individe kalimtare (president te nje termi te caktuar, MoD te nje termi te caktuar etj), do krijojme nje strukture financimi te MUve private (duke privatesuar dhe MUte shteterore).

Kur lexohet per here te pare fjala "privatizim" le nje shije "hajduterie" tek Shqiptaret e mesuar nga politika e jetes reale, por eshte e nevojshme qe Shteti te mbeshtese MUte qe punojne dhe te kete nje baze solide ushtarake. Financimi do jete i pjesshem duke marre te pakten 30% te buxhetit mujor te shtetit. Kesaj shume i shtohet dhe suporti i fabrikave qeveritare.
MUte qe do financohen do kene disa kritere per numer minimal lojtaresh, kerkesa per organizim ne divizione te caktuara dhe ne menyre absolute bindje ndaj rregullave te MoD ne rast lufterash strategjike per shtetin apo per aleate.
Kujtoj se MUte aktuale shteterore jane: Forcat Tokesore dhe Ushtria Guerile (ish-Albania D4) qe jane prej kohesh pa ndihma shteterore. Komandatet e tyre kane bere nje pune te mire qe i kane mbajtur gjalle nderkohe qe MU te tjera shteterore jane shuar.



Politika e jashtme
Prej kohesh ka disa diskutime per aleanca te mundshme perrreth nesh. Fatkeqesisht asnje nga aleancat qe jane aktive (TWO, CoT, Asgard etj) nuk jane te pershtatshme per ne. Ndodhemi ne nje udhekryq pasi 2 aleatet tane me te afert, Kroacia dhe Turqia kane interesa te ndryshem duke konsideruar afrimin e Turqise ne TWO per shkak te armiqesive me CoT. Ne kete situate do forcojme komunikimin me Kroacine fillimisht per te pare mundesite e krijimit te nje aleance te re ose nje levizje ushtarake te disa MUve qe luftojne ne interes te perbashket. Per cdo rast ne mbetemi aleat dhe do veprojme ne harmoni me keto 2 shtete!

Mungesa e nje aleance ne keto caste, do krijoje penalizime te forta ne te ardhmen tone, prandaj duhet te periqemi te intensifikojme bisedimet per nje aleance sa me shpejt



Politika e brendshme
Ideja e nje keshilli te larte eshte teper e nevojshme megjithese nen termin e fundit nuk ka funksionouar sic duhet. Keshilli i larte do te vazhdoje dhe kete e ka prekur si teme dhe Visar ne kandidimin e tij.

Keshilli i larte eshte nje grup lojtaresh te vjeter, qe vijne nga kampe te ndryshme politike dhe qe keshillojne dhe vendosin me Presidentin per strategjite e momentit.
Prania e nje Keshilli te Larte mundeson qe puna e nisur nga nje President te mos hidhet poshte ne termin tjeter dhe te kete nje grup njerezish qe jane familjar me planet afatgjata te Shqiperise.



Sherbimet Sekrete
Krijimi i nje strukture afatgjate, qe keshillohet me Presidentin, me Keshillin e Larte dhe me MoFa per veprimet e saj.
Qellimi i kesaj strukture eshte ne rradhe te pare shmangia e ndonje PTO te mundshme (per te cilen ka pasur sinjale) por dhe nderhyjrja ne politikat e shteteve te tjera ku ne kemi interesa strategjike. Sherbimi sekret ne kete term do drejtohet nga Tankisti.



Ekonomia
Tema me delikate per ne fund :) Sipas vrojtimeve, shteti shqiptar fut ne arke rreth (>) 5000 all cdo dite. Keto para garantojne aktualisht nje buxhet prej 150 000 All cdo muaj.

Sic u permend me siper, nje pjese e ketij buxheti do te perdoret per forcimin ushtarak dhe pjesa tjeter ngelet per nenshkrimin e marreveshjeve per paktet e mbrojtjes (MPP) me shtetet aleate. Do shmangim nenshkrimin e MPPve te panevojshme duke u perqendruar ne MPPte me te rendesisshme strategjike.
Gjithashtu do rikrijojme nje kanal komunikimi me Adminet per te mundesuar uljen e borxhit te Shqiperise per shkak te nje gabimi te bere vite me pare.



Transparenca
Dhe me ne fund Transparenca!
Ka nje mungese informimi te popullsise per veprimet ushtarakte, strategjite apo shpenzimet e nje kabineti. Duke konsideruar ekonomine si kyce, cdo veprim financiare do te rakordohet ne nje artikull te vecante nen Ministrine e Ekonomise!

Cdo levizje financiare per nenshkrim MPP do te rakordohet nga MoFa. Cdo marreveshje politike qe nuk thyen kufinjte e sekretit do te rakordohet nga zedhenesi i kabinetit ose drejtperdrejt. Ne kete menyre do garantojme qe veprimet e shtetit te jene te njohura dhe per cdo qytetar dhe jo per nje klan te vogel politik sic ka qene me pare.
Per cdo pyetje tjeter, apo shqetesim per ekonomine e te tjera ceshtje delikate, brenda 2 ditesh do kete nje reagim nga nje anetar i kabinetit apo drejtperdrejt.



Ne vend te mbylljes
Fillimisht mbi rezultatin e zgjedhjeve: Kandidati tjeter per President eshte Visari i cili gezon respektin tim dhe te shume lojtareve te tjere ne loje. Personalisht nuk do shqetesohesha per rezultatin e zgjedhjeve persa kohe dhe personi tjeter ne gare eshte njeri i afte dhe mund te jape per eShqiperine.

Falenderoj fillimisht forcat politike Aleanca KUQ e ZI, Partia Revolucionare dhe Party of Ethnic Albania qe me mbeshteten zyrtarisht, si dhe cdo lojtar e dashamir qe me mbeshteti ingame apo me komente dhe mesazhe! Pa punen e disa miqve ne loje nuk do e kisha konsideruar kurre te kandidoja dhe i falenderoj per mbeshtetjen per te cilen u jam shume mirenjohes.

Falenderoj maxXx, Krisfor, Tankistin, Dejzi, Cerciz.Topulli, Dardani81, Dexter001, Nonakrimit qe pranuan te me ndihmojne si pjese e kabinetit. Gjithashtu DonCurtis, Sei Kaon qe me ndihmuan me disa keshilla te vlefshme!

E mos harroni... kjo eshte nje loje qe luajme per ego dhe kenaqesi te emrit shqiptar prandaj pa urrejtje, pa nerva dhe vetem per argetim!



Ju lutem votojeni dhe shperndaje si artikull duke kopjuar me poshte:
Prezantimi i Planit te Qeverisjes [Punk per President]
http://www.erepublik.com/en/article/2285176/1/20


 

Comments

Altaer
Altaer Day 2,051, 08:38

First !

LawyeR.
LawyeR. Day 2,051, 08:40

sal V

Fast4Furious
Fast4Furious Day 2,051, 08:52

third, send me 1ALL

AUTOCHTHONOUS ILLYRICUM
AUTOCHTHONOUS ILLYRICUM Day 2,051, 09:30

vote o7

Endritt Zekka
Endritt Zekka Day 2,051, 10:08

Voted

Suksese edhe ty edhe Visarit.

Elvis Dura
Elvis Dura Day 2,051, 10:11

voted me vertete qe kesaj rradhe te dy kandidatet per president merritojne respekt maksimal. suksese fitofte me i miri

iPanchO
iPanchO Day 2,051, 12:37

Suksese

TheBloodyAlbozENT
TheBloodyAlbozENT Day 2,051, 12:50

v/s

Sei Kaon
Sei Kaon Day 2,051, 12:56

o7

jonkastrioti
jonkastrioti Day 2,051, 14:03

Punk per President o7

VisarJ
VisarJ Day 2,051, 15:30

V.

KOSOVA Batoa
KOSOVA Batoa Day 2,051, 15:33

Pune te mbare o/

Dr. A. Kulla
Dr. A. Kulla Day 2,051, 15:57

Suksese!

GladiatoriKS
GladiatoriKS Day 2,051, 21:42

Suksese o>

Azem.Bejtaa
Azem.Bejtaa Day 2,051, 23:25

sukses o/ une ty do te votoj

Hajdaraga
Hajdaraga Day 2,051, 00:49

V
eshte hera e pare qe ne garen presidenciale kemi dy kandidate shume te mire.
Kemi edhe akullore edhe cokollate(nga filmi "Dy here mat")
Le te fitoje me i miri

Qemali
Qemali Day 2,053, 02:16

ahahhahaahaha.....i madh

LiLo1
LiLo1 Day 2,052, 02:07

Rrespekte vlla skam cfar te shtoj me shume

SilentSurfer
SilentSurfer Day 2,052, 02:21

V+S o7

The Gunnerss
The Gunnerss Day 2,052, 02:46

v

Peja001
Peja001 Day 2,052, 04:11

V
suksese

Grushti
Grushti Day 2,052, 04:51

v

KOSOVA PEYONI
KOSOVA PEYONI Day 2,052, 05:03

Gjithqka ne rregull dhe perfekte perveq pjeses se Fpzh mendoj se me mir do te ishte qe ajo te vazdoje te jet nen ombrellen e shtetit dhe te financohet nga shteti sepse aty jan lojtaret e nje rangut dhe po e mesojne lojen me shpejt gjithashtu fpzh po qet lojtar shume te mir qe jemi edhe ne shumica e lojtareve.
suksese

Al Punk
Al Punk Day 2,052, 06:13

FPZH ka bere pune te mire dhe e kam permendur ne artikull. Nuk ka pse te mos mbeshtetet nga shteti dhe ne te ardhmen pavaresisht ndryshimeve

Qemali
Qemali Day 2,053, 02:15

Si nje lojtar i ri dhe me pak eksperience mendoj se fpzh duhet te ece pikerisht njesoj sic po ecen .Pikesepari ajo mund te konsiderohet si fabrika qe prodhon lojtaret e rinj qe mund te sjellin zhvillimin e metejshem duke patur parasysh se shumica e shqiptarve qe fillojne lojen kane pak ose aspak informacion dhe "djegin " acc e tyre dhe me pas mbyllin lojen. Gjithsesi suksese per nsr

GUARD 92
GUARD 92 Day 2,052, 10:05

V

Kliton C.T
Kliton C.T Day 2,052, 10:57

V

Scientist AL
Scientist AL Day 2,052, 13:22

me pelqen programi o/

 
Post your comment

What is this?

You are reading an article written by a citizen of eRepublik, an immersive multiplayer strategy game based on real life countries. Create your own character and help your country achieve its glory while establishing yourself as a war hero, renowned publisher or finance guru.