Pese forcat speciale më të mira në botë

Day 1,872, 03:19 Published in Albania Albania by gjilani1233 is here

5. Kopassus (Komandot Special), janë forca elitë të ushtrisë indoneziane. Reparti është themeluar në vitin 1952 dhe përbëhet nga pesë regjimente. Bëjnë pjesë në forcat më të mira ushtarake në botë, pasi kanë arritur të kenë operacione të suksesshme në konfliktin me Guinenë e Re në 1958, luftën me Malajzinë në 1963. Kanë arritur të shmangin një grusht shteti dhe kanë eliminuar disa baza terroriste. Operacioni më i mirë është ai i vitit 1981, ku gjatë rrëmbimit të një avioni nga terroristët islamik, pas uljes së avionit ekzekutuan gjithë pengmarrësit pa asnjë viktimë në radhët e civilëve.

4. Sayeret Matkal, (Njësia e Përgjithshme e Zbulimit) është reparti më i mirë ushtarak i Izraelit. Motoja e tyre është; “Kush guxon fiton”. Reparti është themeluar në 1957 dhe është i specializuar në lirim pengjesh dhe spiunazh në zonat e armikut. Reparti përbehet nga njerëzit më të specializuar dhe ka bërë mjaft operacione në vende të tjera. Deri në vitin 1976 njësia mbahej sekrete. Në këtë vit ata do të bëheshin të njohur gjatë një operacioni në Uganda, ku u morën peng 200 pasagjerë, mes tyre 100 hebrenj. Fal ndërhyrjes së njësiti ushtarak u bë i mundur lirimi, por jo pa humbje, 4 pasagjerë u vranë. Një javë më parë ishte vrarë dhe komandanti i njësitit ushtarak izraelit.

3. Kaibiles janë forcat speciale të ushtrisë së Guatemalës. Motoja e tyre është: “Nëse unë eci para, më ndiq, nëse qëndroj, më nxit, nëse tërhiqem më vrit”. Reparti është themeluar në vitin 1970 dhe janë forcat speciale më të mira në botë për luftën në xhungël. Emri i repartit vjen nga një personazh historik që është vrarë nga spanjollët gjatë viteve 1500. Kaibiles janë të njohur për stërvitjen e tyre të ashpër. Vetëm 10 veta në vit pranohen në këtë repart pas shumë stërvitjesh. Ata janë mësuar të flenë vetëm 3 orë në 24 orë dhe të janë çdo gjë të gjallë për të mbijetuar.

2. Alpha Group janë reparti special më i mirë i ushtrisë ruse. Është një nga repartet e pakta speciale që i mbijetoi rënies së Bashkimit Sovjetik. Pjesë e këtij reparti janë njerëzit më të zgjedhur fizikisht në Rusinë prej 300 milionë banorësh. Shumë pak dihet për stërvitjen dhe veprimtarinë e kësaj force. Ata varen direkt nga Ministria e Brendshme dhe marrin urdhra nga drejtuesit më të lartë të vendit. Reparti i krijuar në vitin 1974 me urdhër të shefit të KGB. Përzgjedhja e njerëzve bëhet mbi kushte të forta fizike, por edhe psikologjike. Veç shkollës perëndimore të stërvitjes, Alpha kanë dhe stilin e tyre. Ata janë mësuar të vënë misioni mbi çdo gjë tjetër dhe të sakrifikojnë edhe kolegun, ndërsa modeli perëndimor i forcave speciale është mbrojtja e shokut. Motoja e tyre e pashpallur duket se është: “Ne nuk negociojmë”. Në disa media, edhe pse në mënyrë jo të dokumentuar, është folur për teknika paranormale në stërvitjen dhe zgjedhjen e këtyre forcave. Ndërsa ekspertë thonë se njerëzit që zgjidhen, stërviten që t’i kenë më të zhvilluara se njerëzit normal shqisën e dëgjimit apo nuhatjes. Gjithsesi këto mbeten ende të paverifikuara. Ata kanë qenë aktiv dhe të suksesshëm gjatë luftës së Çeçenisë, ndërsa kanë marrë pjesë në operacionin më të dështuar të çlirimit të pengjeve në Beslan në vitin 2004. Pas ndërhyrjes së tyre në shkollën ku ndodheshin pengjet, u vranë 385 fëmijë, përfshi pengmarrësit dhe u plagosën 700 të tjerë.

1. U.S. Navy SEAL janë forcat speciale të ushtrisë amerikane. Nëse më parë kishte dyshime për supremacinë e SHBA në forcat speciale, vrasja e terroristit më të kërkuar në botë, Osama bin Laden konfirmoi përgatitjen e këtyre trupave. Reparti është themeluar në vitin 1961. Në të bëjnë pjesë forcat më të përgatitura të marinë, ushtrisë tokësore dhe asaj ajrore të SHBA. Është një nga repartet me njerëzit më të stërvitur, të aftë të përballojë situata të rrezikshme në tokë, ajër dhe në ujë.

Shumë prej teknikave të stërvitjes së tyre mbahen sekret nga drejtuesit e njësive. Pranimi i rekrutëve bëhet vetëm nga repartet e tjera. Për të kaluar provën duhen 24 javë stërvitje. Ndërsa më pas janë dhe 28 javë të tjera për tu certifikuar si pjesëtarë më të denjë i radhëve të kompanisë. Ata janë forcat më të sprovuara në beteja se çdo ushtri tjetër. Navy SEAL Kanë kryer operacione në Panama, Kili, Irak, Afganistan dhe Pakistan. Operacioni më i shpejt është ai i 11 majit 2011 në Abotabat në Pakistan, kur brenda pak orësh ekzekutuan Bin Ladenin.