Per nje menaxhim te ri te fabrikave shteterore

Day 1,797, 14:13 Published in Albania Turkey by AlBrave

Duke u bazuar ne artikullin e Rilindasit dhe pergjigjet e Visarit Per Fabriken Shteterore mora shtyse me thene mendimin tim.

25 Korrik
Ne 25 korrik u futen fabrikat Q7 ne perdorim. Ne per gjithe kete kohe kemi pasur 2 fabrika shteterore te bllokuara ne nivelin Q6 dhe sillnin nje kontribut te parendesishem ne shtetin shqiptar. Po ashtu dhe nje fabrike ushqimi Q5 ne Kine. Gjithashtu dhe nje fabrike gjysem shtetrore armesh Q5 tek Claudek. Per tre muaj nuk u be asgje. Sic e thote dhe Visar Jasiqi duhen qindra gold per te cuar nje fabrike nga niveli 6 ne nivelin 7 dhe po ashtu duhen 80 saltpeter qe te mbulojne prodhimin e pjeseve te armeve.
Kushtrimzz e mori Shqiperine ne nje gjendje shume te veshtire ne gusht dhe u perpoq per marreveshje me Fyrom. Nuk arriti te merrej me fabrikat.
Napoleon 54 e mori Shqiperine ne nje gjendje me te mire, duke qene se shumica e shqiptareve po akumulonin fonde dhe arme. Nuk u mor fare me fabrikat dhe preferoi te merrte arme dhurate nga Rumania.
Festimbeqa ne kete rast i qelloi koha te merrej me betejat me te veshtira kunder Fyrom dhe ne kete kohe Visar Jasiqi mori iniciativen per njeren nga keto fabrika.

Fitim humbje aktuale
Nese marrim situaten aktuale ku ne USA ka 60% risurse, dhe per nje arme duhet 200 weapons raw materials atehere kemi kete situate.
Nje fabrike prodhon 176 arme Q7 ne dite (ose Q6 nese eshte e tille me 60😵.
Per 176 arme duhen 176*200=35,200 Raw materials (weps). Me cmimin aktual jane rreth 3,168 All (0.09 All per cope dhe nese bie 0.08 shkon 2816All).
Nese keto arme do shiten ne USA me 19.5 ALL/cope do kishim nje te ardhur prej 3,432 All
Ne fund fitimi ditor pa futur punen eshte rreth 3,432 - 3,168 = 264 ALL
Eshte nje fitim shume shume i vogel sepse me kete fitim duhet te paguhen dhe pagat.
Meqe Visari thote qe fabrika ne USA ka 34 saltpeter, atehere 9,520 prodhohen ne shtepi (fabrike) dhe mbeten 25,680 WRM per tu blere ne treg me cmim 0.09 qe i bie 2,311 All.

Fitimi ditor i Fabrikes rritet (pa llogaritur pagat) ne:
=3,432 - 2,311 = 1,121 All ne dite
Nese heqim dhe pagat, mesatarisht 35 All per puntor rezulton nje fitim 770 ALL ne dite. Me kete fitim duhen 11 dite per te ndertuar nje Saltpeter. Investimi eshte shume i avashte.

80-100 saltpeter me pak
Thame qe jemi 25,650 WRM me pak. Meqe nje saltpeter momentalisht ne USA prodhon 280 WRM, atehere duhen 91 SALTPETER.
Dikush mund te thote qe duhen me pak se do punesohen puntore ne Saltpeter, por kjo eshte ekonomikisht e pafrytshme. Nje puntor merr 35 ALL dhe perfitimi i nje punonjesi nga prodhimi i saltpeter do ishte:
280*0.09 All =25 ALL
Me mire ja vlen te blesh WRM ne treg, sesa te marresh puntore per te prodhuar WRM.
Atehere si do i prodhojme 25,650 WRM, ose 91 saltpeter. Po ti llogarisim koston, 91 saltpeter vlejne:
91*8,500=773,500 ALL
Nje shifer e jashtezakonshme per nje fabrike qe nxjerr momentalisht rreth 770 ALL fitim ne dite. Me nje zbritje lineare te kesaj kostoje duhen rreth 500 dite qe Fitimet e Fabrikes shteterore te mbulojne ndertimin e 91 saltpeter per te bere nje fabrike te financuar plotesisht dhe qe nxjerr 3,500 ALL ne dite. Ky investim eshte shume i pafavorshem duke ditur qe loja eshte e paparashikueshme dhe nje 500 dite nuk mund ta dime se cfare ndryshimi merr loja.
Puntoret shqiptare
Momentalisht Fabrika paguan puntoret ne natyre (me tanke) duke ofruar paga shume me te larta se cmimet e tregut. Keto shtojne ne menyre te panatyrshme kostot e fabrikes (pavaresisht se paguhen me klering ne te ardhura). Po ashtu ndoshta ka puntore edhe per RWM qe i shtojne edhe me shume kostot (po ashtu ne klering).


Rekomandime
Se pari, Fabrika shteterore nuk duhet te paguaje lojtaret me tanke, duke ofruar rroga me te larta se tregu amerikan dhe duke minimizuar ne maksimum fitimin e fabrikes. Fabrika shteterore duhet te paguaje me cmime tregu, ndoshta nje therrime me teper.
Se dyti, duhet vendosur perfundimisht se cfare do behet me Fabriken FPZH ne Kine qe nuk prodhon arme dhe mund te shkrihet, ose te konvertohet ne fabrike armesh dhe po ashtu me fabriken e Claudek. Keto jane investime te vdekura momentalisht.
Se treti, duhet te percaktohet nje plan afatmesem se cfare niveli investimi duhet te jene fabrikat ne afatmesem, pra ne muajt e ardhshem. Ne fabrika duhet nje menaxhim shume i perditshem dhe qe ti sherbeje shtetit.
Se fundi, nuk duhet te humbim kohe. Tre muaj jane shume