PAPAGALLËT E KATEDRALES SË DHËRMIUT
Arius argiri
–Ç’është? Kush është?– pyeti nervoz nënpunësi i katit të tretë, korridori djathtas, zyra 34 (në krah të haleve).
–Jam unë!
–Kush unë?
–Nënpunësi 65! Roja i natës,– shpjegoi zëri.
–Ç’ka ndodhur?
–Shqipëria na sulmoi!
–Shqipëria?
–Shqipëria!–pohoi zëri.
Nënpunësi i zyrës 34 fërkoi sytë.
“Pasi u bëmë gazi i Evropës edhe kjo na kish ngelur… Të sulmoheshim nga Shqipëria. Por… Ndoshta më mirë që ndodhi kështu. Nëse na pushton do të detyrohet të na paguaj edhe borxhet”, mendoi ngathtasi 34 teksa përpiqej të bindte veten të ngrihej nga shtrati.
Përfytyrimi i pushtimit të Greqisë nga Shqipëria, hëëë… Ashtu si patën bërë dikur gjermanët me tanke, më përpara akoma, turqit me tabore dhe romakët me legjione, e bëri të qeshte. Pastaj mendimi ju kthjellua…
“Ata mutër politikan shqiptarë e vetmja gjë që janë në gjendje të prodhojnë janë emigrantët”.
Mllefin për prishjen e ëndrrës së bukur të pushtimit nga shqiptarët, nëpunësi 34 ja shfryu telefonit, i bindur që ai që fliste përtej telit ishte çmendur.
–E ç’ë pastaj? Lajmëroni ministrin!
–Nuk mundemi.
–Atëhere kryeministrin.
–Keni harruar?– e pyeti zëri nga skaji tjetër i fillit. –Nuk kemi as ministër dhe as kryeministër. Kanë dhënë dorëheqjen në 20 gusht....
(vazhdimin lexojeni ne https://kulebujar.wordpress.com/2015/09/06/papagallet-e-katedrales-te-dhermiut/ )
Comments
thjesht i madh je, Faik Konica docet
tepër i qëlluar, e lexova që kur e nxorre tek blogu
Besa Bese mos me levdo shume se me rritet mendja !
ahhh ska rrezik për këtë, thuaj tu bëftë lapsi top se për të tjerat nuk ta kam merakun :d
MIR OSHT QITU MA SHUM SPO VAZHDOJ ME LEXU SE VEQ QKA BOHET MA MUT GAGAGAGAG
Eeee ti kishim edhe nje dy tre Ariusa do ishte loja me interesante 😃
i kishit më shumë se dy tre ariusa por nuk ja dëgjuat fjalët, i latë ariusat ti shanin nga nëna e motra e nuk lëvizët; përkundrazi, vazhdoni ti mbani shokë në krah e ti mbroni ata njerëz që shajnë e përlyejnë shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë.
"Nuk kam frikë nga veprimet e të këqinjve, por nga mosveprimi i të mirëve" thoshte Martin Luther King
Perle
spo thom kurgjo, mos ta rris mendjen!
Yll me flamur !!
Te lumte dora e vogel 😛 😁
hahahahaha sa kam qeshur
Legjendare.
http://www.erepublik.com/en/article/per-te-plotesuar-nje-emisjon--2548752/1/20 v