Pak nga te gjitha!

Day 2,058, 09:36 Published in Albania Albania by AUTOCHTHONOUS ILLYRICUM

Pershendetje te gjitheve vellezer e motra Shqiptare.
Artikulli im i pare ne shqip,pasi para pak ditesh jam kthyer nga eUSA,dhe do te qendroj disa muaj ne eShqiperi,per tu rikthyer serish me pas,nese komuniteti jone ne eUSA do kete serish nevoje.
Ne kete artikull dua te prek disa gjera qe per mendimin tim duhen prekur nga pak.
Si fillim dua te falenderoj bordin drejtues dhe te gjithe luftetaret e ILLYRIANS qe me pranuan ne MU,me mirpriten mjaft mire,dhe shpresoj te kontribuoj disi per ket MU dhe te gjithe bashke te ecim perpara.Pastaj dua te pergezoj CP e ri VisarJ dhe kabinetin e tij dhe i uroj pune sa me te mbare.
Se fundmi para se parashtroj pikat qe dua te prek,dua te uroj te gjithe muslimanet Shqiptare dhe anembane botes per muajin e Ramazanit,zoti jua pranofte agjerimin dhe qofte sa me i leht per ju.
Ne shume artikuj kohet e fundit jane parashtruar probleme te jetes reale,qe nuk kane lidhje me lojen tone (Nuk jam i vetmi qe po flas per kete pike,dhe ndoshta po behem bajat) ,por doja ti beja thirrje qe te gjitheve qe mos te gjejn gjera qe na ndajn,sepse sic e kane then shum persona neper komente,te gjitha mund te bashkeveprojn se bashku paralelisht.Mundohuni sa me shume,me mundesite tuaja nga koha e jetes reale,qe te bejme sa me shume per komunitetin tone ne loje,ne menyre ti lem vetes nje emer te mire e te jemi faqebardhe para te gjithe botes,pasi kjo loje esht nderkombetare,edhe pak a shume te gjithe lene nje pershtypje te pare per cdo popull qe e luan lojen.
Nje pike tjeter me rendesi per mendimin tim esht ceshtja e aleances sone,tre qeverite qe kaluan,aq sa edhe un kam ne loje,se kan prekur thelbesisht kete ceshtje,se cfar do te behet me te ardhmen e eShqiperise,u be nje here nje pyetsor,ku dhe une mora pjese,por deri tash asgje nuk esht ber zyrtare apo transparente per te gjithe lojtaret eShqiptare,pavarsisht posteve,edhe ne kemi te drejte te dim gati mbi gjithcka cfar ndodh me vendin tone ketu.
Dicka tjeter qe me shqeteson me thene te drejten esht dhe "zenkat" politike,ushtarake apo personale qe kane disa individe apo grup individesh me njeri tjetrin.Te gjithe jemi ketu per nje synim besoj,edhe mbi te gjitha pasi esht loje,duhet te kenaqemi se bashku duke lozur,ska rendesi kush fiton me shume,kush me pak,me e fituara nder te gjithe del eShqiperia.S'dua te bej rolin e ndermjetesuesit,pasi jam askushi qe ta beje,por i bej thirrje te gjitheve,edhe ne lutje,leni menjane gjithcka dhe te punojme te gjithe bashke.Vetem per nje cast mendojeni se gjithcka e lam menjane,e din sa e fituar del eShqiperia dhe i gjith komuniteti yne ketu ne loje?
Perfshrija e ushtrise me politiken,dicka qe nuk duhet per mendimin tim,kam pare ne shume artikuj qe kan thene se do te militarizojn politiken,por ne disa raste ka ndodh e kunderta.Politika esht nje nga shtyllat e lojes,por ana ushtarake eshte edhe me e rendesishme,prandaj sa me pak politike,dhe me shume te kthehemi ne eShtet ushtarak,me mire do ishte per mendimin tim.
Pika e fundit eshte Baby Boom,para 2 javesh u fol per nje organizim neper rrjetet sociale,ne menyre te benim nje Baby Boom ne loje,per te cilen kishim shume nevoje,por ende kemi,pse jo,sjellja e lojtareve te rinj,dhe dalja e disa personave vullnetare qe ti mesojn,ti ndihmojn,ne menyre qe te rrijn ne loje sa me shum persona,e jo ta len sapo ta fillojne.
Ne perfundim t'ju uroj te gjitheve loje sa me te mbare,e qofshim sa me te bashkuar gjithmone,si ketu dhe ne jete reale,e ne SHQIPERINE ETNIKE sa me shpejt.
Faleminderit te gjitheve per vemendjen!
ILLYRICUM!