Për eGazetarët dhe për eShqipëtarët [TANKISTI]

Day 2,055, 01:47 Published in Albania Albania by Tankisti


Përshëndetje të nderuar qytetarë të eShqipërisë dhe ju që jeni dhënë pas profesionit si eGazetarë!

eShqipëria për momentin sa i përket gazetarisë dhe shkrimeve është njëra ndër shtetet më të dobëta në këtë drejtim!
Në qoftë se e krahasojmë shtypëshkornjën e USA-së me tonën, atëherë vjen në përfundim se jemi shumë të dobët në këtë drejtim.

Në eShqipëri përpos gazetave zyrtare, sa i përket artikujve pëmbajnë kualitet të dobët. Ato fillojnë, dhe mbarojn me vetëm 3-4 rreshta! Ose artikujt kanë të bëjnë me jetën reale, poezi, barcoleta etc etc … Pra që nuk kanë të bëjnë me eRepublikën.
Mbi të gjitha, kulminacioni u arrit me artikullin skandal të një Shqipëtari që fletë mbi politikën e Turqëve,ku kemi ardhur deri tek ajo pikë që mund të humbasim aleatë.
( thjeshtë me vetëlogjikë: A I DIN PUN’t e një shteti tjetër ma mirë se ata që jetojn atje ? - P.S: 50% e Turqëve janë kundër ERDOGANIT, dhe del një shqipëtarë në emër të shqipërisë përkrahë atë politikë … thjeshtë LoL ) !


Ku qendron problemi ??
Ndër problemet kryesore qendrojnë tek grupi qeveritarë, dhe grupet partiake. Çdo ministri/parti ka zëdhënësin e sajë që duhet të rapotojë mbi gjendjen e shteti apo partisë dhe fatëkeqësisht shumë ministri nuk raporotjnë fare mbi gjendjen e tyre... kështu që pastaj vendin e artikujve të mirë e zënë artikujt e dobët, dhe vijmë deri tek ' BLERJA E VOTAVE '

Gjithësesi më e rëndësishme është, që autorët kanë dëshirë për t’shkruajtur, pra kjo është gjë pozitive tek ne...!
Unë mendoj që gazetaria është njëra ndër gjërat më kryesore në eRepublikë, bile bile pa artikuj loja nuk ka lezet. Për këtë unë propozoj që gjatë këtij mandati presidentcial të provohet/testohet Ministria e Mediave dhe Komunikimit. Pra me këtë kjo ministri do financojë, do trajnojë dhe do shpërblejë ata persona që shkruajnë artikuj të bukur.

Paqi fatë !