Ambient on/off

Sign up

 

Continue

Continue By creating an account you agree to the Terms of Service & Privacy Policy
Resend email   |  Can't find the email? confirmation@erepublik.com

Resend the confirmation email to this address

Resend email Can't find the email? confirmation@erepublik.com

O MOJ SHQYPNI- PASHKO VASA

Day 2,109, 03:30 by Denis Saliaj

O moj Shqypni, e mjera Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.


Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni e njerit t'huej,
nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.
 

Comments

Peja001
Peja001 Day 2,109, 06:53

o/

Endritt Zekka
Endritt Zekka Day 2,109, 09:27

o7

Hajdaraga
Hajdaraga Day 2,109, 14:16

V
Gjithmone tingellon sikur eshte bere per momentin qe e lexon.

Denis Saliaj
Denis Saliaj Day 2,111, 07:01

e vertete

ShkodranoBoy
ShkodranoBoy Day 2,110, 03:55

«Hej, moj Zânë! si t' duket tý?
A thue shof un kurr me sý,
Se Shqyptarët do t'bijn m' nji fjalë,
Zot Atdheut kta per t'i dalë?
Se mas Flamurit kuq e zí,
Gegë e Toskë, fushë e Malcí,
Kan me dalë ndo'i here n' ushtrí,
Me derdhë gjakun per Shqypní?


At . Gjergj Fishta

ShkodranoBoy
ShkodranoBoy Day 2,110, 04:07

Po shtoj nje fraze nga Lahuta e Malcis

Mâ kadalë, tha, more Pashë Mos ma thuaj dý herë at fjalë, Se, per Dî’n e per Imâ’n, T’baj qi t’ kjajë e zeza nanë ! T’ baj qi t’kjajë pa exhel tý nana, Pse n’ Shqypní ka djem si Zâna, Qi për Mbret e troje t’ veta, Nuk u dhimet gjâja as jeta, A kujton se për dhé të parit, S'din me vdek bijtë e Kastriotit, A kujton se në damarë t'Shqiptarit S'vlon mo ai gjak qi pat' vlue motit', E msojini fmijt', tha, përmas sodit, T'mos lakmojn' tokën e Kastriotit, Se shtrenjt' ka me u ra, Qe, BESA E ZOTIT !

Denis Saliaj
Denis Saliaj Day 2,111, 07:00

shum te bukura vertete

 
Post your comment

What is this?

You are reading an article written by a citizen of eRepublik, an immersive multiplayer strategy game based on real life countries. Create your own character and help your country achieve its glory while establishing yourself as a war hero, renowned publisher or finance guru.