O moj Shqypni, e mjera Shqypni!

Day 1,689, 22:50 Published in Albania Albania by iBoletin
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas qenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.


Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.


-Pashko Vasa-
O moj Shqypni, e mjera Shqypni - Rezituar nga Reshat Arbana

Kjo vjersh pershtatet shume mire edhe per gjendjen ne ket loj, per cka eshte per tu ardhun keq nga cdokush!
"Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne,
Po kje se dashtni nuk kem' për Atdhe!
E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjasë, s'çan krye shqiptari për komb t'vet,
As për at gjuhë të ambël qi i la i Pari,
As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari
Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget..."

-Gjergj Fishta-