Nje eShqiperi nga nje kendveshtrim tjeter

Day 1,884, 07:57 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB

Pershendetje!Per ata qe nuk me njohin une jam CmenduriaMB.Krijova kete gazete dhe ky eshte shkrimi i pare qe po shkruaj ne te.Ketu do hedh mendimet dhe idealet e mia ne leter,duke u perpjekur te them ate qe besoj dhe mendoj.Do doja ta peruroja gazeten me nje lloj reportazhi per eShqiperine ne Erepublik ,ku te tregoj se si i shoh une gjerat ketu!



eShqiperia lindi ne diten 1452 te Erepublik,dhe me kenaqesi them qe ne ate kohe me nje account tjeter e kam shijuar ate cast entuziasmi te te gjitheve ne.Ishin dite plot rremuje ku nevojitej nje pune e madhe per te vene ne vije punet e shtetit atehere te ri.Si nje qytetar i thjeshte i veshtroja te gjitha keto dhe isha entuziast per te ardhmen e eShqiperise.

Nuk dua te merrem shume me histori prandaj po kaloj ca faqe dhe po vi ne ditet e sotme.Eshte e veshtire per te thene vetem ne nje shkrim gjithe situaten e nje shteti me aq sa te mundeson nje shkrim i vetem,por une do perpiqem.

Do te doja ta nisja nga qeveria e eShqiperise,nje nga elementet kryesore ne te cilet bazohet nje shtet ne Erepublik,perderisa eshte qeveria ajo qe merr vendimet kryesore ne lidhje me jeten e shtetit.Me keqardhje konstatoj se emrat e rinj ne eShqiperi jane tmerresisht te rralle,dhe duke thene emra te rinj nuk e kam fjalen per lojtare te rinj ne livel dhe ne kohe,por lojtare qe kane nje kohe te pranueshme ne loje sa per te marre pjese ne qeveri.E shohim te gjithe se disa emra qe kane qene gjate kohes se krijimit te eShqiperise ne krye jane edhe ne ditet e sotme.Nuk po them kurrsesi se kjo eshte gje e keqe,pervoja eshte e nevojshme gjithmone,por cdo gje e ka nje kufi.Pervoja e ketyre lojtareve,qe jam i sigurt se thelle kane gjak te paster shqiptari dhe ndiejne per memedhene e tyre,duhet te perdoret per ti mesuar zanatin lojtareve te rinj ne menyre qe te krijohet nje e ardhme per shtetin shqiptare dhe jo te monopolizohet me qellim drejtimin e vendit nga nje grup i perhershem “elitar”.Duhet ti jepet secilit mundesia per te ndihmuar eShqiperine!

Gjate kohes qe nuk kam qene prezent ne loje,shteti shqiptar eshte zhvilluar shume dhe per kete pergezoj lojtaret qe kane dhene kontributin e tyre me aq sa kane pasur mundesi.Nuk do te doja te lija ama,nuk mund te leme pa nenvizuar edhe gabimet e shumta per te cilat vuajme edhe ne ditet e sotme.Gabimet jane te natyrshme,por gabimet si ajo e Bankes se Shqiperise,borxhi ne gold i shkaktuar sigurisht nga pakujdesia e krereve qe e drejtonin po na penalizon edhe sot.Gabimet vazhdojne sigurisht edhe ne ditet e sotme,sic eshte per shembull ceshtja e “ofertes” se presidentit tone aktual per te shitur nje nga territoret qe u moren me mund nga populli shqiptar.Mendimi im per kete ceshtje,po zgjerohem meqenese eshte nje teme shume aktuale, eshte se eshte gabim i presidentit ne dy pika.Pikesepari,pasi nuk i lejohet presidentit njemujor te marri vendime te tilla,per te cilat cdo shtet tjeter normalisht do merrte mendimin dhe VENDIMIN e popullit e me pas do vepronte.Pastaj gjithashtu kjo duhet bere publike dhe ne menyre sa me trasparente,duke qene se voten populli ja ka dhene pikerisht per te mbrojtur interesat e tij.Ceshte te ketij kalibri duhen marre ne shqyrtim mire,sado zyrtare ose jozyrtare, ne skene dhe jo ne prapaskene!

Do te doja te flisja gjithashtu edhe per opoziten shqiptare.Normalisht si cdo vend tjeter i zhvilluar,idete dhe idealet ndryshojne te njerezit dhe me krenari theksoj se eshte formuar nje opozite e organizuar ne Shqiperi.E them kete me krenari pasi cdo vend ka nevoje per nje opozite qe kerkon reforma per mire,mungesa e opozites eshte verejtur goxha deri tani(per keq).Fatkeqesisht shoh qe opozita eshte shume e sulmuar me shprehjen e perhershme:”Po na percani.”Shpresoj qe shprehje te tilla te shuhen dhe te ngulitet ne mendjet e cdo shqiptari se opozita eshte gjithashtu per te miren e eShqiperise!

Duke qene anetar i nje partie opozitare,Partia Reformatore per te qene me preciz,e kam verejtur opoziten dhe mund te them se zhvillimi i saj ka qene pozitiv.Normalisht edhe kreret e ketyre partive opozitare kane bere gabimet e tyre,si skandali i fundit i dhenies se shtetesise shqiptare maqedonasve ne kembim te votes.Gabim ky qe sipas mendimit tim eshte shume i rende,edhe pse i zmadhuar nga pozita per akuzat per PTO etj..Pavaresisht gabimeve,ne partite opozitare gjenden njerez vertet te mire qe sic e kam vene re duan vetem te miren e shtetit dhe nuk i hyjne ne sy interesat personale.Ketyre njerezve,sipas mendimit tim,duhet tu jepet mundesia te japin nje “version” tjeter te tyre ne menyren se si qeveriset shteti.Kjo do sillte ide te reja ne eShqiperi dhe do te ndikonte natyrisht vetem per mire.

Nuk dua te zgjatem me tej.Keto ishin mendimet e mia te pergjithshme per situaten aktuale ne eShqiperi.Mendoj se duhen bere reforma te reja dhe te behet perpjekja per te filluar nje epoke te re bashkpunimi midis shqiptareve.Gjithcka per eShqiperine,per atdheun tone…Ju pershendes
CmenduriaMB