Një akt individual si hakmarrje kundër intrigave ndër shqiptare

Day 2,599, 12:35 Published in Albania Albania by Yll Shqiptar

Ashtu si edhe mund të shikoni, unë kam propozuar ligjin për të shkarkuar presidentin http://www.erepublik.com/en/main/law/Albania/153522 , një ligj që vjen në kohen kur janë vetëm 4 ditë mandat të mbetura.

Ligji është veprim individual i imi dhe jo i LeA-së, dhe është bërë për këto arsye:

Kandidimi i presidentit aktual nxiti përçarje të madhe brenda komunitetit tonë,
Kandidimi i presidentit i nxori në pah mentalitetin e qurraveceve shqiptarë si Lilo dhe Joni të cilët janë prijë taret e përçarjeve midis shqiptarëve këtu.Është si një lloje reagimi për të gjithë të këqijat që i kemi përjetuar gjatë gjithë këtij muaji, intrigave dhe për më tepër veprimeve të kushtueshme dhe të pamenduara të këtij grupi infantilë.

Votimi nuk është edhe aq i rëndësishëm sa edhe është veprimi .

E shkrova ne standarde nese naj turk don me e lexue e ka ma laeht me e perkthye.

Shnet e milka 🙂